LAJMI I FUNDIT:

Zyra e Kim Kardashian ka një model 3-D të trurit të saj, këndin për rrezitje dhe veçori të tjera të çuditshme

Zyra e Kim Kardashian ka një model 3-D të trurit të saj, këndin për rrezitje dhe veçori të tjera të çuditshme

Ajo ndau një pamje nga prapaskenat në zyrën e saj, është e qartë se ylli i “The Kardashians” po jeton në një univers alternativ

Na thoni që zyra juaj e punës ka ndonjë pikë ngjashmërie me atë të Kim Kardashian? Sigurisht që e marrim me mend reagimin tuaj.

Por, ajo është thjesht Kim Kardashian!


Kjo e fundit postoi në rrjete sociale një video ku tregonte ambiente nga zyra e saj. Një kënd i dedikuar për solarin, një version 3D i trurit të saj…janë vetëm disa nga detajet që ranë në sy menjëherë!

“Unë jam Kim Kardashian. Sigurisht, kam të gjitha kopertinat e revistave që mbulojnë muret e mia,” e filloi ajo kështu videon në TikTok.

Ylli i “Kardashians” zbuloi edhe një pjesë shumë të dashur për të, më saktë një faqe muri e mbuluar me fotot nga fushatat e ndryshme të bukurisë.

Megjithatë, këto nuk janë pjesët më befasuese të videos. 43-vjeçarja, shfaqi edhe një model 3D të trurit të saj dhe avionin e saj privat, të pozicionuar mbi tavolinë.

Sipërmarrësja zbuloi edhe një krevat të dedikuar për nxirje me terapi drite. Kardashian u etiketua si “ikonë” nga ndjekësit e saj, të cilët nuk “ngopeshin” me pamjet e zyrës së pazakontë të idhullit të tyre.

Ajo i ka të gjitha!

♬ original sound – Kim Kardashian

“Dua të jem Kim Kardashian kur të rritem,” tha një person me humor. “Imagjinoni të jeni Kim Kardashian, oh Zot i madh”, shtoi një tjetër.

Nuk mund ta mohojmë që zilepsemi pakëz nga një zyrë e tillë! Telegrafi/

Në trend Stil

Më shumë
Mos i hidhni qeset e përdorura të çajit, ja si mund t'i ripërdorni ato

Mos i hidhni qeset e përdorura të çajit, ja si mund t'i ripërdorni ato

A e dini se...
Metoda më e lirë për tharjen e rrobave në dimër pa pasur nevojë për nxehtësi

Metoda më e lirë për tharjen e rrobave në dimër pa pasur nevojë për nxehtësi

A e dini se...
Temperaturat në minus, metodat sekrete për ta mbajtur shtëpinë të ngrohtë

Temperaturat në minus, metodat sekrete për ta mbajtur shtëpinë të ngrohtë

A e dini se...
Si t’i mbrojmë këpucët dhe çizmet nga kushtet e papërshtatshme të dimrit

Si t’i mbrojmë këpucët dhe çizmet nga kushtet e papërshtatshme të dimrit

Bëje vet
Shumica e njerëzve përdorin shumë detergjent rrobash, sa ju nevojitet vërtet?

Shumica e njerëzve përdorin shumë detergjent rrobash, sa ju nevojitet vërtet?

A e dini se...
Sekreti i Steve Jobs për ide brilante: Çfarë është “rregulli i 2 orëve” dhe si funksionon?

Sekreti i Steve Jobs për ide brilante: Çfarë është “rregulli i 2 orëve” dhe si funksionon?

Lifestyle
Kalo në kategori