LAJMI I FUNDIT:

Specifikat e serisë S24 që pritet të lansohet së shpejti

Specifikat e serisë S24 që pritet të lansohet së shpejti

Seria S24 e Samsung Galaxy pritet të lansohet së shpejti, gjegjësisht më datën 17 janar, sipas raportimeve të shumta të deritanishme.

Pothuajse të gjitha specifikat janë bërë të ditura për këtë linjë premium të telefonve inteligjentë nga Samsung, transmeton Telegrafi.

Modelet Galaxy S24 dhe Galaxy S24+ mund të vijnë të pajisur me çipin Exynos 2400 ose me çipin Snapdragon 8 Gen 3, në varësi të rajonit. Galaxy S24 Ultra, në të kundërt, supozohet se do të pajisjet me çipin Snapdragon 8 Gen 3 në të gjitha tregjet.


Sipas raportimeve, modelet S24 dhe S24+ me çip Exynos 2400 mund të shiten në rajonet evropiane derisa ato me çipin Snapdragon 8 Gen 3 SoC në tregjet tjera. Megjithatë modeli S24 Ultra do të shitet në të gjitha rajonet me çipin Qualcomm Snapdragon 8 Gen 3 SoC.

Siç thuhet, modeli bazë i serisë S24 do të vijë me 8 GB RAM, derisa modelet e nivelit të lartë do të vijnë deri në 12 GB RAM.

Galaxy S24 supozohet se do të vijë me një ekran Dynamic AMOLED 6.2 inç full HD+ (1,080×2,340 piksele) me shpejtësi rifreskimi deri në 120 Hz. Ndërsa sa i përket hapësirës së ruajtjes modeli S24 mund të vijë me opsione 128 GB dhe 256 GB.

Telefoni pritet të vijë me një njësi të trefishtë të kamerës së pasme, e përbërë nga një kamerë kryesore me 50 megapikselë, një aparat fotografik me kënd ultra të gjerë 12 megapiksel dhe një sensor telefoto 10 megapikselë me zmadhim optik 3x me zmadhim hapësinor 30x.

Galaxy S24 thuhet se do të vijë me një bateri 4000 mAh.

Në anën tjetër, Galaxy S24+ raportohet se do të lansohet me një ekran Dynamic AMOLED 6.7 inç  (1,440×3,120 piksele) me shpejtësi rifreskimi që varion nga 1Hz në 120Hz.

Mund të vijë me hapësirë ruajtjeje me opsionet 256 GB dhe 512 GB. Telefoni thuhet se ka të njëjtin konfigurim të trefishtë të kamerës së pasme sikurse Galaxy S24. Mund të mbështetet nga një bateri 4,900 mAh.

Në fund, Galaxy S24 Ultra, i cili do të jetë telefoni më i mirë i linjës, supozohet se do të vijë me një ekran 6.8 inç QHD+ Dynamic AMOLED.

Mund të ofrohet me 256 GB, 512 GB dhe 1 TB me shpejtësi operimi prej 12 GB RAM si standard.

Telefoni pritet të ketë një njësi me katër kamera në pjesën e pasme, të udhëhequr me një kamerë kryesore me 200 megapikselë.

S24 Ultra mund të vijë me një kornizë Titani dhe me një bateri 5,000 mAh. /Telegrafi/

Në trend Teknologji

Më shumë
Brukseli do të vëzhgojë nëse Musk shkel ligjin e BE-së në transmetim të drejtpërdrejtë me lideren gjermane të së djathtës ekstreme

Brukseli do të vëzhgojë nëse Musk shkel ligjin e BE-së në transmetim të drejtpërdrejtë me lideren gjermane të së djathtës ekstreme

Teknologji
Nëse keni një iPhone, sigurohuni që të instaloni iOS-in më të fundit

Nëse keni një iPhone, sigurohuni që të instaloni iOS-in më të fundit

Teknologji
Dyshoni se kablloja juaj USB është hakuar, mënyrat që ta kuptoni këtë

Dyshoni se kablloja juaj USB është hakuar, mënyrat që ta kuptoni këtë

Teknologji
Nëse jeni përdorues i këtyre modeleve të telefonave, nga 1 janari 2025 nuk do mund ta përdorni më WhatsApp

Nëse jeni përdorues i këtyre modeleve të telefonave, nga 1 janari 2025 nuk do mund ta përdorni më WhatsApp

Teknologji
Orët inteligjente mund të ndihmojnë njerëzit të lënë duhanin, shpjegon studimi

Orët inteligjente mund të ndihmojnë njerëzit të lënë duhanin, shpjegon studimi

Teknologji
iPhone 17 Air do të zëvendësojë iPhone Plus - raporti zbulon trashësinë dhe çmimin e tij

iPhone 17 Air do të zëvendësojë iPhone Plus - raporti zbulon trashësinë dhe çmimin e tij

Teknologji
Kalo në kategori