LAJMI I FUNDIT:

Tiger Woods i dha fund bashkëpunimit me sponsorin nga i cili fitoi rreth 660 milionë dollarë

Tiger Woods i dha fund bashkëpunimit me sponsorin nga i cili fitoi rreth 660 milionë dollarë

Një nga sportistët më të mirë të të gjitha kohërave, Tiger Woods, i dha fund bashkëpunimit me kompaninë Nike, nga e cila fitoi rreth 660 milionë dollarë.

Woods përdori rrjetet sociale për të shprehur respektin e tij të thellë për të gjithë të përfshirë në rritjen e markës gjatë karrierës së tij.


“Më shumë se 27 vjet më parë, pata fatin të filloja një partneritet me një nga markat më ikonike në botë. Ato ditë ishin të mbushura me kaq shumë momente dhe kujtime të pabesueshme, nëse do të filloja t’i përmendja ato, mund të vazhdoja përgjithmonë”.

“Pasioni dhe vizioni i Phil Knight u bashkua nga ky partneritet midis Nike dhe Nike Golf dhe unë dua ta falënderoj personalisht atë, së bashku me njerëzit në Nike dhe atletët e jashtëzakonshëm me të cilët kam pasur kënaqësinë të punoj gjatë rrugës”.

“Njerëzit do të pyesin nëse ka një kapitull tjetër. Po, sigurisht që do të ketë, do të ketë një kapitull tjetër. Shihemi në Los Angeles”, ka shkruar Woods në Twitter.

Në vitin 2016, Nike filloi të distancohej nga golfi, kështu që ata njoftuan se do të ndalonin prodhimin e pajisjeve për këtë sport.

Shtojmë se Woods nuk është i vetmi sportist që ka vendosur të largohet nga kjo kompani, pasi të njëjtin vendim ka marrë edhe një lojtar tjetër, Jason Day. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Tre kandidatët favorit që po përfliten si zëvendësues të Xavit tek Barcelona

Tre kandidatët favorit që po përfliten si zëvendësues të Xavit tek Barcelona

La Liga
Carlo Ancelotti i ka kërkuar Real Madridit transferimin e yllit të Arsenalit në verë

Carlo Ancelotti i ka kërkuar Real Madridit transferimin e yllit të Arsenalit në verë

La Liga
“Situata e tensionuar”, Fabrizio Romano zbulon dy arsyet pse Barcelona dëshiron të shkarkojë Xavin

“Situata e tensionuar”, Fabrizio Romano zbulon dy arsyet pse Barcelona dëshiron të shkarkojë Xavin

La Liga
Zvicra publikon listën preliminare për Euro 2024, mes tyre gjashtë shqiptarë

Zvicra publikon listën preliminare për Euro 2024, mes tyre gjashtë shqiptarë

Përfaqësueset
“Lista e blerjeve sekrete” të Bayern Munichut – emrat e shtatë lojtarëve që mund t’i kushtojnë 323 milionë euro

“Lista e blerjeve sekrete” të Bayern Munichut – emrat e shtatë lojtarëve që mund t’i kushtojnë 323 milionë euro

Bundesliga
“Planifikova të shijoja Tanzaninë, më pas mora një ftesë në Euro 2024”, lojtari tregon se si anuloi pushimet

“Planifikova të shijoja Tanzaninë, më pas mora një ftesë në Euro 2024”, lojtari tregon se si anuloi pushimet

Përfaqësueset
Kalo në kategori