LAJMI I FUNDIT:

Nxënësja e gjimnazit në Elbasan hidhet nga kati i dytë i shkollës

Nxënësja e gjimnazit në Elbasan hidhet nga kati i dytë i shkollës

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur këtë të hënë në Elbasan.

Një nxënëse e klasës së 10 në gjimnazin “Vasil Kamami” Elbasan, dyshohet se është hedhur nga kati i dytë i shkollës për arsye që ende nuk dihen.


Burime nga spitali Rajonal i Elbasanit bejnë me dije se nxënësja ka ardhur nga një qendër sociale.

Gjendja shëndetësore e nxenses së klasës së 10-të është e stabilizuar dhe jashtë rrezikut për jetën.

Policia ka marrë në pyetje shokët e klasës së vajzës.

E mitura është vetëhedhur nga kati i dytë i shkollës.