LAJMI I FUNDIT:

Nuk ka paraburgim për personat që kanë kryer sulmin në M-NAV

Nuk ka paraburgim për personat që kanë kryer sulmin në M-NAV

Në një ngjarje të papritur, katër persona janë arrestuar dhe të dyshuar për kryerjen e veprave penale që kanë cenuar sigurinë e Aeroportit Ndërkombëtar të Shkupit. Bekim Neziri, dhe tre persona të tjerë janë paraqitur para gjykatës së procedurës paraprake me akuzën se kanë penguar shërbimet e aeroportit dhe kanë cenuar sigurinë e trafikut ajror.

“Të dyshuarit më 4 janar me veprim të përbashkët kanë kryer vepër penale me të cilën kanë cenuar sigurinë e Aeroportit Ndërkombëtar Shkup, në mënyrë jo ligjore dhe me qëllim që të kryejnë veprën e dhunës ndaj personit, kanë penguar shërbimet e aeroportit. Me veprimet e tyre ata kanë cenuar sigurinë e trafikut ndërkombëtar ajror në momentin kur në hapësirën ajrore mbi shtet ka pasur 28 fluturime nën kontroll të M-NAV, me çka të dyshuarit kanë kryer veprën penale për të cilën parashihet dënim me burg prej më së paku pesë vjetëve”, thonë nga PPRM.

Megjithatë, gjykata e procedurës paraprake nuk ka pranuar kërkesën e prokurorisë për përcaktimin e masës së paraburgimit dhe ka shqiptuar masë për kujdes. Kjo do të thotë që të dyshuarit do të mbeten pa pasaporta dhe nuk do të kenë të drejtë të largohen nga vendbanimi, përkatësisht territori i Shkupit.


Sindikata e M-NAV ka reaguar duke paralajmëruar një grevë të plotë nëse drejtorët nuk shkarkohen dhe dhunuesit nuk arrestohen. Nga ana tjetër, Qeveria ka njoftuar se në seancën e 9 janarit do të shkarkojë gjithë Bordin drejtues të M-NAV.

Hetimet vijojnë për të zbardhur të gjitha detajet e ngjarjes. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Kërcënoi Kurtin në emër të

Kërcënoi Kurtin në emër të "Brigada Sever", arrestohet një person në Zveçan

Lajme
Akuzat e Berishës ndaj Majkos, reagon SPAK

Akuzat e Berishës ndaj Majkos, reagon SPAK

Lajme
Kandidati i LDK-së për deputet, Lumbardh Salihu, prezanton takimet e parafushatës zgjedhore

Kandidati i LDK-së për deputet, Lumbardh Salihu, prezanton takimet e parafushatës zgjedhore

Lajme
Verma: Shpresojmë për një shkallë normalizimi mes Kosovës dhe Serbisë që do të çonte te njohja e ndërsjellë

Verma: Shpresojmë për një shkallë normalizimi mes Kosovës dhe Serbisë që do të çonte te njohja e ndërsjellë

Lajme
Masat ndaj Kosovës, BE: Do të hiqen gradualisht dhe me uljen e tensioneve në veri

Masat ndaj Kosovës, BE: Do të hiqen gradualisht dhe me uljen e tensioneve në veri

Lajme
FSK-ja shkoi në veri të vendit për një varrim, Maqedonci u zotua te KFOR-i se nuk kishte provokim

FSK-ja shkoi në veri të vendit për një varrim, Maqedonci u zotua te KFOR-i se nuk kishte provokim

Siguri
Kalo në kategori