LAJMI I FUNDIT:

Doganat e Maqedonisë kanë konfiskuar 18 mijë euro, tentuar të transferonin në mënyrë të paligjshme 

Doganat e Maqedonisë kanë konfiskuar 18 mijë euro, tentuar të transferonin në mënyrë të paligjshme 

Është parandaluar eksportimi dhe importimi i paligjshëm i valutave devizore në vend në vlerë prej 18 mijë euro, pasi në tre raste të ndryshme, gjatë kontrollit të udhëtarëve, doganierët zbuluan sasi më të mëdha të valutës, të cilat pasagjerët donin t’i transferonin pa deklaruar ato, në kundërshtim me ligjin, njoftojnë nga Drejtoria e Doganave, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Në dy raste bëhet fjalë për shtetas të huaj të cilët nuk kanë denoncuar asgjë për kontroll doganor kur u pyetën nga doganierët në dalje dhe hyrje nga vendi.

“Gjatë hyrjes në vend në vendkalimin kufitar Bogorodicë, një shtetasi grek i janë gjetur 14 mijë euro dhe sipas Ligjit për punë devizore i janë kthyer 10 mijë euro, ndërsa 4 mijë euro të mbetura janë mbajtur. Nga ana tjetër, në pikën kufitare Mexhitlia, gjatë kontrollit të një shtetasi serb, i cili po udhëtonte për në Greqi, në xhepin e brendshëm të xhaketës që kishte të veshur, i gjetën të padeklaruara rreth 16 mijë euro. Në përputhje me ligjin, pasagjerit i janë kthyer 10.000 euro, të cilat shtetasit e huaj mund t’i nxjerrin jashtë shtetit pa i denoncuar, ndërsa pjesa tjetër është mbajtur”, thonë nga Drejtoria e Doganave të RMV-së.


Gjithashtu është parandaluar nxjerrja jashtë e paligjshme e devizave nga një shtetas i Maqedonisë në dalje nga shteti në njësinë doganore të Aeroportit Ndërkombëtar të Shkupit. Pasagjeri mbante në xhep 9.900 euro, të cilat nuk i kishte deklaruar dhe për të cilat nuk kishte dokumente të origjinës, ndërsa sipas ligjit, doganierët ia kthyen dy mijë euro, shumë që qytetarët e Maqedonisë mund ta tërheqin, dhe pjesa tjetër ia morën./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Qeveria aprovon rritjen e pensioneve për invalidët, veteranët dhe pjesëtarët e UÇK-së

Qeveria aprovon rritjen e pensioneve për invalidët, veteranët dhe pjesëtarët e UÇK-së

Lajme
Qeveria emëron Lyra Osmanin Inspektore të Përgjithshme, kurse Avni Kastratin drejtor të Agjencisë së Statistikave të Kosovës

Qeveria emëron Lyra Osmanin Inspektore të Përgjithshme, kurse Avni Kastratin drejtor të Agjencisë së Statistikave të Kosovës

Lajme
Në Belgjikë po trajtohet ankesa e vrasësve të Enver Hadrit, Qeveria ndan 100 mijë euro për familjen

Në Belgjikë po trajtohet ankesa e vrasësve të Enver Hadrit, Qeveria ndan 100 mijë euro për familjen

Lajme
Osmani pas takimit me zëvendës-sekretarin amerikan: Lajm i shkëlqyeshëm, Kosova dhe SHBA-të do ta finalizojnë së shpejti Dialogun strategjik

Osmani pas takimit me zëvendës-sekretarin amerikan: Lajm i shkëlqyeshëm, Kosova dhe SHBA-të do ta finalizojnë së shpejti Dialogun strategjik

Lajme
Akuzat e Berishës ndaj Majkos, reagon SPAK

Akuzat e Berishës ndaj Majkos, reagon SPAK

Lajme
Kurti publikon fotografi nga tubimi në Ferizaj: Vazhdojmë krah për krah, e cep më cep

Kurti publikon fotografi nga tubimi në Ferizaj: Vazhdojmë krah për krah, e cep më cep

Lajme
Kalo në kategori