LAJMI I FUNDIT:

Shqipëria rrit rezervën e arit, në tunelet e Bankës Qendrore ka 3.42 tonë flori

Shqipëria rrit rezervën e arit, në tunelet e Bankës Qendrore ka 3.42 tonë flori

Shqipëria ka rritur me 310 kilogramë rezervën e arit vitin e fundit. Në tunelet e Bankës Qendrore ka tashmë 3.42 tonë shufra fizike ose lingota ari nga 3.11 tonë vitin e shkuar.

“Rritja e rezervës së arit ka shërbyer dhe shërben për të rritur shkallën e sigurisë së ekonomisë kombëtare, pavarësinë në kuptimin ekonomik të fjalës. Sot ari nuk ka rëndësinë e dikurshme, por e rifiton atë sa herë ka periudha krizash,” shprehet Zef Preçi, ekspert për ekonominë.


Ndonëse ka rritur sasinë përmes blerjeve në tre vitet e fundit, Shqipëria ka sasi të ulët të rezervave të arit krahasuar me vendet e Ballkanit Perëndimor.

Vendi ka aktualisht një sasi mbi 11 herë më e ulët se Serbia apo gati tre herë më e pakët se Maqedonia e Veriut.  Mali i Zi me më pak se 1.2 ton dhe Kosova që nuk ka fare rezerva listohen të fundit në rajon.

“Në fakt Serbia do duhej që pas shpërbërjes së ish-Jugosllavisë të ndante edhe rezervën valutore. Ajo nuk e bëri, ndaj edhe sot Kosova nuk ka rezerva ari.”

Pavarësisht se “Standardi i arit” e ka humbur thuajse gjithë kuptimin, për ekspertët mbetet e rëndësishme zgjerimi i rezervës së arit të vendit.

“Dhe në këtë drejtim, uroj dhe shpresoj që të ndërmerren vendimet e duhura për të shtuar stokun e floririt.”

Të dhënat tregojnë se në Botë janë Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë rezervën më të madhe të arit në botë me 7 mijë 133 tonë, ndjekur nga Gjermania, Italia, Franca, Rusia dhe Kina./A2 CNN

Në trend Lajme

Më shumë
Alarmoi drejtori i Antikorrupsionit, deputeti Basha kërkon të hetohet rasti i politikanit që fshehu 5 milionë euro në bankën e Zvicrës

Alarmoi drejtori i Antikorrupsionit, deputeti Basha kërkon të hetohet rasti i politikanit që fshehu 5 milionë euro në bankën e Zvicrës

Lajme
Mitsotakis: Iniciativ provokuese, e paligjshme dhe e palejueshme e presidentes së re të Maqedonisë së Veriut

Mitsotakis: Iniciativ provokuese, e paligjshme dhe e palejueshme e presidentes së re të Maqedonisë së Veriut

Politikë
Von Cramon kritikoi marrëdhëniet e BE-së me Gjeorgjinë, i reagon zv.ministri Dobra: Sa ndryshon kjo nga ajo po bëni me Serbinë dhe Vuçiqin?

Von Cramon kritikoi marrëdhëniet e BE-së me Gjeorgjinë, i reagon zv.ministri Dobra: Sa ndryshon kjo nga ajo po bëni me Serbinë dhe Vuçiqin?

Lajme
MPJ konfirmon se Maqedonia e Veriut do të respektojë marrëveshjen e Prespës

MPJ konfirmon se Maqedonia e Veriut do të respektojë marrëveshjen e Prespës

Politikë
“Mysafiri i paftuar në Galatsi”: Mes kritikash dhe akuzash, si u pasqyrua vizita e Ramës në Athinë nga mediat greke

“Mysafiri i paftuar në Galatsi”: Mes kritikash dhe akuzash, si u pasqyrua vizita e Ramës në Athinë nga mediat greke

Lajme
Gjatë luftës në Kosovë, nana e ktheu fëmijën që po qante drejt kamerës e i tha: Bija e nanës tregoji botës se çka po na bëjnë!

Gjatë luftës në Kosovë, nana e ktheu fëmijën që po qante drejt kamerës e i tha: Bija e nanës tregoji botës se çka po na bëjnë!

Lajme
Kalo në kategori