Ministria e Mbrojtjes së Serbisë ka mohuar deklarimet e sotme të kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, se në disa poligone ushtarake po stërviten pjesëtarë të grupit që sulmuan Policinë e Kosovës në Banjskë të Zveçanit më 24 shtator.
Ministria serbe e Mbrojtjes i ka cilësuar të pavërteta dhe absurde pretendimet se poligonet stërvitore të Forcave të Armatosura të Serbisë po përdoren për stërvitjet e ndonjë njësie tjetër, përveç atyre të ushtrisë dhe policisë serbe.
“Theksojmë se Ministria e Mbrojtjes dhe Forcat e Armatosura të Serbisë veprojnë ekskluzivisht në përputhje me kompetencat e tyre ligjore, prandaj është një gënjeshtër dhe absurditet që terrenet stërvitore të Forcave të Armatosura të Serbisë përdoren për stërvitjen e ndonjë njësie, me përjashtim të njësive të Forcave të Armatosura të Serbisë dhe herë pas here edhe të Ministrisë së Punëve të Brendshme, dhe se ka plane për një ‘sulm’ në territorin e Kosovës”, thuhet në njoftimin e Ministrisë së Mbrojtjes, transmeton Telegrafi.
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, deklaroi sot në një konferencë shtypi se Milan Radoiçiq dhe grupi i tij po përgatiten të kryejnë sulme të reja ndaj Kosovës.
Kurti tha se një grup prej 80 personash që janë larguar nga Kosova po vazhdojnë ushtrimet në poligonin Zimovnik, afër Rashkës, dhe se stërvitjet po drejtohen nga ushtarakët serbë në pension.
Po ashtu, ai përmendi edhe poligonin e ushtrisë serbe në Peshter, ku sipas tij, kanë rinisur ushtrimet e një grupi prej 60 personash të “Mbrojtjes Civile”, që Kurti tha se kanë marrë pjesë në sulmin në Banjskë.
“Ky grup kishte planifikuar sulme ndaj Policisë tonë pas përfundimit të zgjedhjeve në Serbi në lokacionet kufitare që lidhen me rrugët ilegale alternative”, tha Kurti, duke thënë se ky grup përbëhet prej njerëzve të besueshëm të Radoiçiqit.
Kurti po ashtu përmendi një plan për një sulm në nëntor për, siç tha, rimarrjen e vilës së Radoiçiqit afër Liqenit të Ujmanit, që autoritetet kosovare sekuestruan pas sulmit të 24 shtatorit.
Megjithatë, Kurti tha se të gjitha këto plane janë të destinuara të dështojnë, duke theksuar se Kosova është e përgatitur të zmbrapsë çdo sulm.
Gjatë konferencës për media, ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, paraqiti fotografi, harta dhe materiale të tjera lidhur me ngjarjen në Banjskë.
Ai po ashtu paraqiti informacione për të dyshuarit e sulmit, duke publikuar fotografi dhe informacione të tjera personale për ta.
Sveçla tha se që nga viti 2021 deri më tani, Policia e Kosovës ka qenë cak i 114 sulmeve në veri, kryesisht të kryera nga grupi, që sipas tij, kreu sulmin në Banjskë. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëAkuzat e Berishës ndaj Majkos, reagon SPAK
Vrasja e Enver Hadrit, Serbia nuk i ekstradoi tre serbët e dënuar në Bruksel
Çka është dialogu strategjik për të cilin angazhohet SHBA-ja?
Rritja e pensioneve për kategoritë e dala nga lufta, Jashari: Është bërë për fushatë elektorale
Detaje se si vdiq 36-vjeçari në QKMF-në në Podujevë
Telefonata e vajzës që alarmoi Tiranën, zbulohet çfarë gjeti policia në apartamentin në Astir
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Elon Musk nuk është fans i Liverpoolit, por i rivalit të tyre më të madh në Ligën Premier
Trump paralajmëron 'pushtimin' e Grenlandës, vjen reagimi i kryeministrit të ishullit
Zarf i zi në Big Brother VIP Albania 4
Përmasa gjigante: Granit Xhaka në mbështetje të Gjestit
FSK-ja shkoi në veri të vendit për një varrim, Maqedonci u zotua te KFOR-i se nuk kishte provokim
Rina publikon fotografi krah Feros: Akoma s’ka konkurrencë, 2025