LAJMI I FUNDIT:

Syriza: Kryeministri i Greqisë, politikë personale me Shqipërinë

Syriza: Kryeministri i Greqisë, politikë personale me Shqipërinë

Opozita greke kritikon ashpër kryeministrin Kyriakos Mitsotakis për mënyrën si po i trajton marrëdhëniet me Greqinë dhe procesin e integrimit të vendeve të Ballkanit Perëndimor.

Në një deklaratë të Syriza, thuhet se kjo forcë mbështet integrimin e vendeve të rajonit dhe se është kundër politikës së Mitsotakis që po vepron për interesa të tij.

“Fatkeqësisht, në vend të një strategjie të strukturuar në Ballkan, Greqia promovon politikën e Mitsotakis, e cila i jep përparësi interesave të tij mikropolitike dhe balancave të brendshme partiake dhe jo interesave dhe rolit të Greqisë në rajon. Mitsotakis nga njëra anë i bën thirrje BE-së të integrojë vendet e Ballkanit Perëndimor brenda 10 vitesh, nga ana tjetër lufton me ashpërsi Marrëveshjen e Prespës dhe nuk guxon të ratifikojë 3 marrëveshje teknike këtu e 5 vjet.”


Partia më e madhe e opozitës greke thotë se Mitsotakis po vepron me dy standarde në raportet me Shqipërinë.

“Nga njëra anë bën festa të pakushtëzuara parazgjedhore për të mbështetur kryeministrin shqiptar përpara pakicave, para zgjedhjeve shqiptare, nga ana tjetër tenton të përdorë çështjen serioze të shtetit ligjor në arrestimin e Belerit, për të forcuar imazhin e tij”.

Të njëjtin qëndrim mbajti edhe zëdhënësja e Syriza, Dora Avgjeri e ftuar në një prej televizioneve vendase. Ajo tha se çështja qeveria greke ka dështuar me politikën e ndjekur ndaj Shqipërisë./ Tv Klan

Në trend Lajme

Më shumë
Osmani pas takimit me zëvendës-sekretarin amerikan: Lajm i shkëlqyeshëm, Kosova dhe SHBA-të do ta finalizojnë së shpejti Dialogun strategjik

Osmani pas takimit me zëvendës-sekretarin amerikan: Lajm i shkëlqyeshëm, Kosova dhe SHBA-të do ta finalizojnë së shpejti Dialogun strategjik

Lajme
Kurti publikon fotografi nga tubimi në Ferizaj: Vazhdojmë krah për krah, e cep më cep

Kurti publikon fotografi nga tubimi në Ferizaj: Vazhdojmë krah për krah, e cep më cep

Lajme
FSK-ja shkoi në veri të vendit për një varrim, Maqedonci u zotua te KFOR-i se nuk kishte provokim

FSK-ja shkoi në veri të vendit për një varrim, Maqedonci u zotua te KFOR-i se nuk kishte provokim

Siguri
Për 24 orë raportohen dy vdekje, njëri në Prishtinë dhe tjetri në Podujevë - rastet po hetohen

Për 24 orë raportohen dy vdekje, njëri në Prishtinë dhe tjetri në Podujevë - rastet po hetohen

Kronika e Zezë
Si krijohen gurët në dhëmbë dhe a “rrallohen” dhëmbët pas pastrimit te stomatologu?

Si krijohen gurët në dhëmbë dhe a “rrallohen” dhëmbët pas pastrimit te stomatologu?

Shëndetësi
Kuvendi i Kosovës pezullon punën një ditë para hapjes së fushatës zgjedhore

Kuvendi i Kosovës pezullon punën një ditë para hapjes së fushatës zgjedhore

Lajme
Kalo në kategori