A keni menduar ndonjëherë – pse pajisjet e bardha quhen vërtet të bardha?
Në fillim, një sqarim – shumica e ekspertëve i ndajnë pajisjet shtëpiake në tri kategori – të vogla, kryesore dhe elektronikë e konsumit të gjerë.
Pajisjet kryesore janë ato që ne zakonisht i quajmë teknikë e bardhë. Këto janë makina e larjes së enëve, rrobalarësja, frigoriferi me ngrirje të thellë, frigoriferi i zakonshëm, bojleri dhe shporeti… dhe në fakt shumica e pajisjeve pa të cilat nuk mund ta imagjinonim jetën moderne.
Tani… pse këto pajisje quhen edhe teknikë e bardhë?
Përgjigjja është shumë e thjeshtë – sepse në të kaluarën ato mund të bliheshin vetëm në ngjyrë të bardhë. Kjo teknikë zakonisht lyhet ose smaltohet në të bardhë, ndoshta sepse papastërtia është më e dukshme në atë ngjyrë, transmeton Telegrafi.
Edhe pse shumica e këtyre pajisjeve tani mund të blihen në çdo ngjyrë tjetër, emri nuk ka ndryshuar. Interesant është fakti se termi vjen nga gjuha angleze, ku thonë edhe “white goods” për pajisjet kryesore. E pra ka edhe “teknikë të zezë” pra “black goods”?
Jo në të vërtetë. Në anglisht, pajisjet elektronike të konsumit (televizorë, telefona, kompjuterë, radio marrës…) quhen ndryshe edhe (“brown goods”).
Dhe ka një shpjegim për këtë. Në të kaluarën, shumica e këtyre pajisjeve mbuloheshin me dru të vërtetë ose imitues, ndaj për shkak të ngjyrës quheshin “mallra kafe” për t’i dalluar nga “mallrat e bardha”.
Kjo është një gjë e rrallë sot, por emri ka ngelur, veçanërisht në Britaninë e Madhe, edhe për mallrat që nuk ka gjasa të kenë pasur ndonjëherë një kuti druri (si p.sh. një kompjuter). /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëTendenca më e re e largimeve nga puna do bëjë që të mendoheni dy herë para se të jepni dorëheqjen
Pse disa njerëz urrejnë që të marrin komplimente?
Si të pastroni lavatriçen? Truku në TikTok merr qindra mijëra shikime
Zgjedhjet e stilit 2025: Cili brend do të fitojë për të udhëhequr garderobën tuaj?
E keni bërë gabim, a e dini pse nuk duhet të lani enët me sfungjer?
Tri shenjat e zodiakut që më së shumti kanë gjasa të thyejnë zemrën e një Demi
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
Mbyllet afati kalimtar i janarit në top 5 ligat: Shumë transferimet u zyrtarizuan në fund
Banorët ndjekin klipin - momenti kur Gerta i hodhi për herë të dytë alkool në sy Gjestit
Grenell kritikon Kurtin, a po përfshihet SHBA në zgjedhjet e Kosovës?
Çfarë është USAID-i dhe sa qendror është ai për politikën e jashtme të SHBA-së?
Rasti i Gjestit, Egla Ceno: Jam e sigurt që do ta nxjerrin Gertën
Rubio përshëndet masën e Panamasë për të dalë nga plani i infrastrukturës kineze