LAJMI I FUNDIT:

Kaos në rrugët e kryeqytetit, vetura rrëshqet nëpër borë dhe godet një tjetër

Kaos në rrugët e kryeqytetit, vetura rrëshqet nëpër borë dhe godet një tjetër

Si pasojë e reshjeve të borës është vështirësuar tej mase qarkullimi nëpër rrugët e kryeqytetit, duke rrezikuar kështu pjesëmarrësit në komunikacion.

Faqja “Prishtina” në Facebook ka publikuar një video nga një rrugë e lagjes Mati1 në kryeqytet ku shihet një veturë teksa rrëshqet në rrugën e mbuluar me borë.


Vetura përplaset me një tjetër dhe rrezikon këmbësorët dhe pjesëmarrësit e tjerë në komunikacion, transmeton Telegrafi.

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama u ka bërë apel qytetarëve për kujdes në trafik, pas të reshurave të dendura të borës.

Ai përmes një postimi në Facebook u shpreh se po punohet pa ndërprerë për të pastruar rrugët.

“Të dashur qytetarë. Ju lutem të keni kujdes dhe të ndiqni rregullat gjatë vozitjes në këtë periudhë të vështirë me borë, duke pasur parasysh se po bie vazhdimisht”.

“Edhe pse Kryeqyteti po punon pa ndërprerë për të pastruar rrugët është e rëndësishme që të kujdesemi për sigurinë tonë dhe të tjerëve. Ju lutem kujdes, ruani distancën e sigurt në rrugë”, ka shkruar Rama. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Aksident i rëndë trafiku në Prishtinë mes një veture dhe dy motoçikletave

Aksident i rëndë trafiku në Prishtinë mes një veture dhe dy motoçikletave

Kronika e Zezë
Martesa e dy vajzave në bashkinë e Tiranës, ligji shqiptar nuk lejon martesa të së njëjtës gjini, reagon Kisha Katolike

Martesa e dy vajzave në bashkinë e Tiranës, ligji shqiptar nuk lejon martesa të së njëjtës gjini, reagon Kisha Katolike

Lajme
Dy gra u martuan te Bashkia e Tiranës, Malaj: Kundër veprimeve që e tejkalojnë ligjin

Dy gra u martuan te Bashkia e Tiranës, Malaj: Kundër veprimeve që e tejkalojnë ligjin

Lajme
Kasami: Deklarata të rrezikshme nga Ali Ahmeti, VLEN nuk është e interesuar për konflikte mes shqiptarëve

Kasami: Deklarata të rrezikshme nga Ali Ahmeti, VLEN nuk është e interesuar për konflikte mes shqiptarëve

Politikë
Tahiri: 30 maji është data e fundit që të shpërbëhet Kuvendi

Tahiri: 30 maji është data e fundit që të shpërbëhet Kuvendi

Lajme
Kusari - Lila: Nuk kemi kërkesë zyrtare për shpërberje të Kuvendit

Kusari - Lila: Nuk kemi kërkesë zyrtare për shpërberje të Kuvendit

Lajme
Kalo në kategori