Kryetari i Aleancës Kosovare të Bizneseve (AKB) Agim Shahini, tha se në bazë të një hulumtimi nga Instituti “Riinvest” pritet që në vitin 2024, 150 mijë qytetarë të largohen nga Kosova.
“Dhe studimi i këtij institucioni (Riinvest) i ka vërtetuar të dhënat tona paralajmëruese të studimit. Kjo mesatarisht mund të jetë e përafërt e saktë, sepse nëse janë 360 deri në 380 mijë punëtorë, të cilët aktualisht janë kontributdhënës dhe fuqia punëtore po ashtu në Kosovë mund të jetë rreth 850 mijë punëtorë, pjesa tjetër dërmuese janë e papunë. Kjo del se ajo shifra rreth 150 mijë qytetarë të vendit seriozisht do ta rrezikojnë Kosovën dhe kjo është një zbrazje e Kosovës. Ata për fat të keq nuk janë vetëm punëtorë të papunë, por një numër i tyre janë punëtorë që janë në punë dhe kanë kontrata të punës”, tha Shahini.
Ai tha se sipas një analize të AKB-së rreth 50 mijë punëtorë mund t’i kenë marrë këtë vit kontratat e punës për në vendet e tjera .
“Do të thotë nëse brenda tri viteve kanë ikur 150 mijë me dokumente të rregullta pune, në vitin 2024 do të shkojnë plus edhe 150 mijë të tjerë si turistë. Gjermania nga dhjetori ka liberalizuar tregun ku çdo qytetar i Ballkanit Perëndimor, i cili shkon në Gjermani si turist nëse bie në kontakt me një punëdhënës ai mund të lidh kontratë për një kohë shumë të shkurtë”, tha Shahini në RTV21”.
Ai tha se në bazë të hulumtimit përveç faktorit ekonomik në ikjen e qytetarëve nga Kosova po ndikojnë edhe rrethanat politike.
Duke përmendur sulmin terrorist në Banjskë, sanksionet nga BE-ja, rënien e investimeve të huaja, Shahini thotë se këto kanë ndikuar që qytetarët e vendit të mendojnë se Kosova është në një gjendje të vështirë.
“Dhe ata mendojnë se e vetmja zgjedhje është Perëndimi për të shkuar për të siguruar veten, familjen e vet, standardin e vet… Ne si AKB mendojmë të kundërtën. Ne kemi qëndruar këtu edhe në kohët më të vështira dhe nuk e kemi lëshuar Kosovën. Ndërsa tash, kur Kosova ka nevojë për zhvillim të hovshëm ekonomik, ka nevojë për qytetarët e vet për të jetuar këtu në liri dhe pavarësi, entuziazmi për të lëshuar Kosovën është më i lartë se në vitet e 90-ta, kur kemi ikur nga represioni… Këtë situatë që jemi sot nuk e ka parashikuar askush”, tha ai
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
A po e sjell Shkëlqim Devolli gjigantin McDonald’s në rajon?
CEFTA dhe Instrumentet e Tregut të Përbashkët Rajonal për integrimin e përshpejtuar të Ballkanit Perëndimor në tregun e vetëm të BE-së
Shkenca e të Dhënave – Kombinim i Statistikës, Programimit dhe Biznesit
Kompania kosovare që mobiloi resorte botërore
A don me mësu qysh me editu video?
A po e sjell Shkëlqim Devolli gjigantin McDonald’s në rajon?
Vip Card e Petrol Company, kartela më e kërkuar e besnikërisë
Matematikë e thjeshtë, Nissan X-Trail i ri “00” - Auto Mita
RIT Kosovo (A.U.K) organizon Gala Dinner Fundraising- “Support Kosova’s Next Success Story”
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Vetëm dy vende do të mbijetonin pas apokalipsit bërthamor - çka do t'i shpëtonte këto shtete
"Pulë me të huaj dhe skifter me të vetët”, Alizoti: Rama duhet ta kishte përqafuar Kurtin
BE reagon për draft statutin e paralajmëruar nga Kosova për Asociacionin
Politikani serb: Kam bërë padi në GjND për krimet serbe ndaj shqiptarëve të Kosovës
Zbardhet aktiviteti i atentatorit të kryeministrit sllovak - ishte pjesë e një grupi pro-rus
Amerikani bleu një magazinë të vjetër për 380 euro - ajo çfarë gjeti në të është një pasuri e vërtetë