LAJMI I FUNDIT:

Deponitë në Maqedoni, problem i përmendur në raportin e KE-së

Deponitë në Maqedoni, problem i përmendur në raportin e KE-së

Komisioni Evropian në rekomandimin e fundit në pjesën për menaxhim me mbeturinat, ka theksuar rëndësinë e fokusimit të vendit, në trajtimin e deponive rajonale, dhe luftës për ajër të pastër. Sipas raportit të KE-së, Maqedonia, nuk ka përparim në drejtim të zgjidhjes së problemit me deponitë rajonale. Ky problem më i theksuar ka qenë në rajonin e Pollogut. Përkundër vërejtjeve, në Pollog vazhdojnë të përhapen deponitë rajonale, sidomos në komunat rurale. Krerët e komunave arsyetohen se nuk kanë mjete për largimin e tyre, ndërsa Qeveria, gjithnjë tregohet e shurdhër kundrejt kërkesave të komunave rurale.

“Ne parimisht kemi të bëjmë me dy probleme kryesore për çka kërkojmë zgjidhje imediate sepse e dimë se mundësitë tona financiare janë të kufizuara dhe kemi kërkuar vazhdimisht nga Qeveria që të sanojmë këtë sasi të mbeturinave. Sasia e parë ka të bëj me mbetjet e amvisërisë që është dhënë me koncesion dhe e dyta që na brengos e që kërkojmë zgjidhje me çdo operator të mundshëm, por në takimin e fundit që e patëm në Qeveri ishte problem bartja e tyre, sepse duhet të shkojnë gjitha në rusino dhe duke ditur largësinë, rrit shpenzimet e kostos për largimin e tyre. Por deri në këto momente ka mbetur diçka e parealizuar dhe kjo na mbetet për tu zgjidhur në një kohë tjetër,” tha Nuhi Neziri kryetar i komunës së Tearcës.


“Fatkeqësisht është një deponi që unë e gjeta aty dhe atë hapin e madh që bëmë ishte të ndalojmë hedhjen e mëtejshme të mbetjeve. Komuna ka bë këtë hap pozitiv që nuk ka ndodh më herët. Ne ka dy vite e gjysmë që punojmë në këtë drejtim dhe shkojmë në fazën tjetër për ta heq nga aty. Por krejt varet nga destinimi i mjete dhe s’mund të jap përgjigje për datë apo muaj por do e dislokojmë këtë deponi,” deklaroi Blerim Sejdiu, kryetar i komunës së Zhelinës.

Brukseli kërkon gjithashtu shtimin e kapaciteteve administrative dhe të inspektorateve komunale, në drejtim të luftës kundër ndotjes, me theks të veçantë ndotjen industriale.

“E kemi të qartë kërkesën e KE dhe jemi duke punuar në drejtim të përforcimit të kapacitetit të inspektoratit komunal por gjithsesi se hasim në pengesa. Kreu i komunës ka mundur të angazhoj inspektor në bazë të planit por, tani kjo gjë s`është e mundur shkaku i ndikimit të nivelit qendror, por edhe përkundër këtyre pengesave komuna do gjej mënyrën e veprimit në terren me qëllim mbrojtjen e ambientit jetësor,” u shpreh Besarta Dauti Ramadani zëdhënëse e komunës së Tetovës.

Deponitë ilegale, nuk kanë të ndalur së përhapuri edhe përgjatë Parkut Kombëtar “Mali Sharr”. Drejtori i Parkut Ibrahim Dehari thotë se, ndotja që i bëhet Sharrit me hedhjen e mbeturinave përgjatë malit, është enorme. /Alsat/

Në trend Lajme

Më shumë
E refuzuan Abdixhiku e Haradinaj, deklarohet Kurti: Mendova se është më së miri të takohemi të gjithë së bashku

E refuzuan Abdixhiku e Haradinaj, deklarohet Kurti: Mendova se është më së miri të takohemi të gjithë së bashku

Politikë
Gara për Parlamentin Evropian, Emma Bonino mbështet fuqishëm kandidatin shqiptar, Muharrem Salihu

Gara për Parlamentin Evropian, Emma Bonino mbështet fuqishëm kandidatin shqiptar, Muharrem Salihu

Lajme
Ramadani “dekonspiron” regjisorin serb: Po mundohet ta përgatisë opinionin perëndimor për planet serbe ndaj Kosovës

Ramadani “dekonspiron” regjisorin serb: Po mundohet ta përgatisë opinionin perëndimor për planet serbe ndaj Kosovës

Siguri
Brenda bazës së njësisë “K9” të Policisë së Kosovës, shembullit të partneritetit njeri – qen

Brenda bazës së njësisë “K9” të Policisë së Kosovës, shembullit të partneritetit njeri – qen

Lajme
Draft-statuti për Asociacionin a mund të dërgohet për

Draft-statuti për Asociacionin a mund të dërgohet për "vlerësim" në Gjykatën Kushtetuese?

Lajme
Edhe Haradinaj ia kthen letrën Kurtit: Kuvendi është përgjegjësi e Besnik Tahirit, për tema tjera takohemi në një moment tjetër

Edhe Haradinaj ia kthen letrën Kurtit: Kuvendi është përgjegjësi e Besnik Tahirit, për tema tjera takohemi në një moment tjetër

Lajme
Kalo në kategori