Gjeti “kodin magjik” të pijes energjike, djaloshi fiton gjysmë milion dollarë nga KSI dhe Logan Paul
Ky thuhet të jetë momenti kur një djalë i ri dhe familja e tij festojnë pasi ai fitoi “një pije energjike prej ari të fortë” – me vlerë 400,000 funte, përkatësisht rreth 460,000 euro apo “gjysmë milion dollarë”.
Djali i vogël, emri i të cilit nuk është bërë i ditur, thuhet se gjeti një kod për të zhbllokuar pijen, të krijuar nga yjet e YouTube, KSI dhe Logan Paul, shkruajnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi.
Për të festuar shitjen e një miliardë shisheve me pije energjike Prime, ata u bashkuan për t’u ofruar klientëve me fat një shishe të fortë ari nëse mund të gjenin kodin.
Gara filloi më 10 nëntor, me yjet që shpjeguan se shishja ishte me vlerë “gjysmë milion dollarë”.
Shishet e floririt ndodheshin si në Londër ashtu edhe në Nju Jork, ku fansat u vunë në radhë në vendet përkatëse për të bërë supozimet e tyre.
Dhe në një video të postuar në llogaritë e Prime në rrjetet sociale, shikuesit panë momentin kur një fans i ri me fat fitoi konkursin dhe u bë “gjysmë milion dollarë” më i pasur.
Papritur, dhoma filloi të vezullonte nga dritat jeshile dhe YouTuber-i bërtiti “O Zot, ne kemi një fitues në Londër!”
Ndërkohë në NYC, ku Logan Paul po drejtonte anën amerikane të konkursit, do të thoshte që shishja e dytë duhej të shkatërrohej pasi mund të kishte vetëm një fitues.
Ai bërtiti: ‘E morën? Jo, kjo do të thotë se e jona po digjet’.
Më pas, klipi tregoi shishen e dytë të arit duke u shkrirë dhe shkatërruar.
Komentuesit ishin të shpejtë për të uruar fituesin, me një fans që shkroi “Ai ndryshoi jetën e familjes së tij pa e ditur se çfarë ka bërë”.
Një shikues kurioz pyeti “Por cili ishte numri?”, të cilit iu zbuloi se kodi i saktë i Londrës ishte 954229. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Skenë gazmore nga Kroacia – kësi pushuesi vështirë se keni hasur në plazh
U hodh nga jahti dhe ra mbi balenën, burri nga Zelanda e Re dënohet me 600 dollarë
Po udhëtonte me veturë me shpejtësi prej 126 kilometra dhe rregullonte kubin e Rubikut – policia spanjolle publikon pamjet
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Ofertë e veçantë – vila në Brezovicë ofrohet me zbritje ID-246
Një jetë e re fillon këtu – banesa e gatshme 2+1 në rrugën ‘Gazmend Zajmi’ ID-251