LAJMI I FUNDIT:

Punëtori mbi përdorimin e Inteligjencës Artificiale për krijimin e kreativave

Punëtori mbi përdorimin e Inteligjencës Artificiale për krijimin e kreativave

Në një botë me ritme të shpejta të marketingut dixhital, adaptimi dhe inovacioni janë çelësat e suksesit. 

Growth Tank edhe këtë vit organizon punëtori ekskluzive që do të fuqizoj profesionistët e marketingut me aftësitë transformuese të Inteligjencës Artificiale. 

Punëtoria do te udhëhiqet nga eksperti zviceran i Inteligjencës Artificiale, Steffen Schmidt, dhe do të informojë audiencën mbi përdorimin e AI. Në këtë punëtori, ju do të mësoni praktikisht se si t’i përdorni mjetet e AI me sukses në rutinën tuaj të përditshme të marketingut. 

Kjo punëtori do të pajisë pjesëmarrësit me aftësi direkte në përdorimin e AI, duke mundësuar kështu rritjen e efikasitetit dhe rezultateve në punën tuaj. 

Punëtoria do të mbahet të shtunën, 11 nëntor, nga ora 10:00 në Innovation Center Kosovo (ICK) në Prishtinë. Ky është një nga tre seminaret e organizuara nga Growth Tank më 11 nëntor. 

Pasi që numri i pjesëmarrësve është i limituar, të interesuarit duhet të rezervojnë vendin e tyre në growth-tank.com