“Bibla thotë se ka një kohë për paqe dhe një kohë për luftë”, tha kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu më 30 tetor. “Kjo është një kohë për luftë”.
Por çfarë ndodh kur kjo nuk do të jetë më kështu?
Mes vdekjes, shkatërrimit, zhvendosjes dhe dëshpërimit në Gaza, fokusi ka qenë i kuptueshëm në reagimin e Izraelit.
Dhe askush nuk ka folur shumë për atë që vjen më pas.
Të hënën, Netanyahu na dha vlerësimin e tij.
“Unë mendoj se Izraeli, për një periudhë të pacaktuar… do të ketë përgjegjësinë e përgjithshme të sigurisë (për Gazën), tha ai për ABC News, “sepse ne kemi parë se çfarë ndodh kur ne nuk e kemi atë”.
Megjithatë, siç shkojnë planet, kjo ndoshta ishte qëllimisht e paqartë, vlerësohet në një analizë e Elliott Gotkine për CNN, përcjell Telegrafi.
“Kjo mund të nënkuptojë vendosjen e forcave tokësore izraelite. Mund të nënkuptojë koordinim me një lloj force paqeruajtëse. Në teori mund të nënkuptojë riokupimin e Gazës siç bëri Izraeli nga viti 1967 deri në 2005, megjithëse pavarësisht se kjo favorizohet nga disa ministra të krahut të djathtë, duket e pamundur”, mendon ai.
Andaj, vlerëson shkrimi, zgjidhja më e përshtatshme për Izraelin, dhe ajo që Sekretari Amerikan i Shtetit, Antony Blinken duket se favorizon, do të ishte rivendosja e kontrollit të Autoritetit Palestinez (PA) në rrip – diçka që u hoq dhunshëm nga Hamasi në vitin 2007.
Por kjo ndoshta nuk do të ndodhë në afat të shkurtër.
Presidentit të AP, Mahmoud Abbas, tashmë në vitin e 19-të të mandatit katërvjeçar, tashmë i mungon legjitimiteti mes palestinezëve në Bregun Perëndimor të pushtuar nga Izraeli.
Të gjitha më sipër, natyrisht, bazohen në dy supozime.
Së pari, që Izraeli përmbush objektivin e tij për të shkatërruar Hamasin ushtarakisht dhe për ta hequr atë nga pushteti.
Dhe së dyti, që Netanyahu të mbetet në krye pasi të përfundojë lufta – dhe kjo nuk ka gjasa, vlerësohet në pjesën e fundit të analizës së CNN.
Kjo pasi që, “shumica e izraelitëve duan ta shohin atë të largohet”.
“Për më tepër, befasia do të ishte nëse Netanyahu kapet pas pushtetit, jo nëse e humb atë. Që do të thotë se vendimi se çfarë të bëhet me Gazën një ditë më pas, ka shumë të ngjarë të bjerë në duart e dikujt tjetër”. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëTrump komenton takimin viral me Obamën: Ndoshta ne e pëlqejmë njëri-tjetrin
Trump e konfirmon, një takim me Putinin po organizohet
Shpërthejnë protesta të dhunshme në Kinë pas vdekjes së një adoleshenti
Trump paralajmëron 'pushtimin' e Grenlandës, vjen reagimi i kryeministrit të ishullit
Flakët masive rrethojnë dy burra dhe një qen në një shtëpi në Los Angeles, publikohet videoja që tregon momente tensioni
Si arriti Elon Musk të bëhet njeriu më i pasur në botë?
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Elon Musk nuk është fans i Liverpoolit, por i rivalit të tyre më të madh në Ligën Premier
Trump paralajmëron 'pushtimin' e Grenlandës, vjen reagimi i kryeministrit të ishullit
Zarf i zi në Big Brother VIP Albania 4
Përmasa gjigante: Granit Xhaka në mbështetje të Gjestit
FSK-ja shkoi në veri të vendit për një varrim, Maqedonci u zotua te KFOR-i se nuk kishte provokim
Rina publikon fotografi krah Feros: Akoma s’ka konkurrencë, 2025