Mungesa e transportit të rregullt publik në fshatin Bllacë po lë pa mësim nxënësit, të cilët mësojnë në shkollat e mesme të Shkupit.
Në mungesë të autobusit të linjës 81 nxënësit thanë se po humbin orë dhe ditë të tëra nga procesi mësimor duke krijuar mungesa të panumërta.
Pas shtatë orëve mësim, nxënësit mbeten rrugëve edhe për katër orë të tjera në pritje të autobusit për në Bllacë.
“Gati një orë e gjysmë po pres këtu autobusin mirëpo nuk erdh, tash është ora një e gjysmë edhe unë nuk jam në orë të mësimit e pranishme për shkak të mungesës së autobusit. Ka ditë që mungon tërë ditën edhe nuk kam me çka të shkoj në shkollë. Mundohen të na arsyetojnë mungesat, po mundohemi të shkojmë me vetura me prindërit, me gjet ndonjë zgjidhje çdo ditë”, tha një nxënëse.
“Kur jemi paradite në shkollë, kur mbarojmë në ora 13 bredhim rrugëve dhe nuk kemi me çka të shkojmë, deri në 16 e 50 duhet me prit që të vij autobusi tjetër të na dërgojë në Bllacë. Në vend që të shfrytëzojmë katër orë për mësim duhet të qëndrojmë rrugëve”, theksoi një nxënës.
Transporti jo i rregullt drejt Bllacës ka ndikuar edhe në suksesin e nxënësve. Thonë se orët e humbura mundohen t’i kompensojnë duke huazuar mësimet prej shokëve.
“Çdo ditë i humbim orët, nga dy orë po i humbim. Qysh po e kompensoni orën që po e humbni? Patjetër me marr prej një shoqes ose prej dikujt me i fotografu, me i marr. Katër orë mbesim në rrugë. Çka bëni në atë kohë, ku qëndroni. Patjetër në rrugë të qëndrojmë, me ec lart poshtë”, u shpreh një nxënëse.
Pjesa më e madhe e nxënësve të Bllacës mësojnë në gjimnazin “Zef Lush Marku” në Shkup. Mësimdhënësi, Faruk Rexhepi tha për Alsat se situata po ndikon negativisht në psikologjinë dhe zhvillimin e nxënësve.
“Nxënësi para se me ardh në shkollë ka një numër të gjatë pasojash e problemesh derisa ai mbërrin këtu. Edhe nëse i ka mësuar të gjitha mësimet psikologjikisht nuk është i përgatitur sepse nuk ka transport, nuk ka se si vjen, na vonohen nxënësit në përgjithësi. Ne e dimë që atij i është vonuar autobusi, e dimë dhe jemi të sigurt që është vonuar por është problem që edhe mungesat të arsyetohen sepse nesër të gjithëve mund tu vonohet autobusi, ndoshta”, tha Faruk Rexhepi, mësimdhënës.
Sipas Rexhepit, rreth 30 nxënës të fshatit Bllacë ndjekin mësimin në shkollat e mesme të Shkupit, nga viti i parë deri atë të katërt. Për këtë problematikë sqarim kërkuam nga Ndërmarrja e Qarkullimit Publik, por thanë se për këtë temë do të përgjigjen javën që vjen./ Alsat.mk
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëKoloneli shqiptar në Estoni tregon hapat e mbetur për Kosovën për t'iu bashkuar NATO-s
Maqedonci jep alarmin: Serbia ka vendosur tri brigada jo shumë larg kufirit me Kosovën
Në liqenin e Ujmanit vendosen tabelat me simbole të Kosovës
Dështimi për t'u anëtarësuar në KiE, Von Cramon: Shpresoj të mos jetë shans i humbur përgjithmonë
Haradinaj: Kurti ka një zor të madh që u përball me deputetin "me shurdhues"
Avancimi i statusit të Kosovës në Asamblenë Parlamentare të NATO-s, deklaratat dhe roli i këtij institucioni
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Ofertë e veçantë – vila në Brezovicë ofrohet me zbritje ID-246
Një jetë e re fillon këtu – banesa e gatshme 2+1 në rrugën ‘Gazmend Zajmi’ ID-251
Më të lexuarat
Vera më e nxehtë ndonjëherë? Ekspertët zbulojnë se çfarë mund të ndodhë në Evropë në muajt e ardhshëm
Luiz Ejlli ndez atmosferën në festën e Big Brother - Egla Ceno i bashkohet në skenë duke bërë 'twerk'
U raportua se ka blerë shtëpinë e Sergio Ramos në Madrid, por Mbappe ka marrë atë të legjendës tjetër të Realit
Koloneli shqiptar në Estoni tregon hapat e mbetur për Kosovën për t'iu bashkuar NATO-s
Maqedonci jep alarmin: Serbia ka vendosur tri brigada jo shumë larg kufirit me Kosovën
Pengu i Sylvinhos për Euro 2024 është që nuk mund ta marrë një lojtar që ka pësuar lëndim së fundmi