NQP-Shkup nuk do t’i kthej në punë 34 të përjashtuarit, Sindikata paralajmëron grevë
27 të përjashtuarit nga puna në Ndërmarrjen e Qarkullimit Publik (NQP) kërkojnë që të kthehen në punë. Nga Sindikata e NQP-së thonë se hoqën një pjesë vitale të stafit që do të vështirësoj funksionimin e punës.
Kreu i kësaj sindikate Miqo Stojanovski tha se janë në bisedime me drejtorinë për të kthyer një pjesë të tyre përndryshe janë të gatshëm të futen në grevë me të gjithë 1,150 të punësuarit sa kanë mbetur në NQP.
“Në NQP mbetemi pa kuadër që na duhej aktualisht, shpresoj se në bisedimet me drejtorin Krste Petrevski do përpiqemi që një pjesë të madhe të tyre ti kthejmë sepse do të ngec procesi i punës. Shkaktohen këto mosmarrëveshje dhe heqjen nga puna të personelit të kualifikuar sepse Kryetarja dhe Këshilli i Qytetit të Shkupit nganjëherë dinë të luajnë ‘ngrohët-ftohët’ me NQP-në. Ne jemi të gatshëm për grevë deri sa i presim ato vendime që të merremi vesh si të reagojmë, unë mendoj se deri në fund të vitit do bëhet OK”, tha Miqo Stojanovski, Kryetar i Sindikatës së NQP-Shkup.
Sipas Ligjit për marrëdhënie pune, çdo i punësuar në një ndërmarrje apo kompani, i cili ka marrëdhënie pune të pandërprerë për 5 vite me radhë, punëdhënësi është i detyruar me ligj ti jep vendim të vendit përkatës të punës. Nga Sindikata thonë se 1/3 e të përjashtuarave dje nga NQP, kanë pasur mbi 5 vjet stazh pune, por për të mos i kapur ligji, drejtoria u ka bërë ndërprerje të stazhit gjatë muajit korrik.
Nga Ndërmarrja e Qarkullimit Publik në Shkup kumtojnë që askush nuk është larguar nga puna, por personat, të cilët janë futur në listën e pagave të kompanisë, siç thonë ata, përmes një partie me kontratë në vepër, të njëjtëve u ka skaduar kontrata e punës dhe të njëjtat nuk janë vazhduar.
“Administratat e mëparshme në ndërmarrje këtë e ka bërë përmes tenderëve të montuar, krimit dhe korrupsionit dhe punësimeve partiake që u bënë plagë kancerogjene e shoqërisë. Për shkak këtyre veprimeve, administratat e mëparshme krijoi probleme strukturore që do të duhen vite për t’i zgjidhur”, thonë nga Ndërmarrja e Qarkullimit Publik – Shkup.
Përveç se në NQP, një praktikë e ngjashme e mos vazhdimit të kontratave të punësuarve nga 1 nëntori përmes Agjencisë së punësimeve të përkohshme ka ndodhur edhe në ndërmarrjet tjera publike në Qytetin e Shkupit, siç janë Higjiena Komunale, Pastrim dhe Gjelbërim, Ujësjellësi dhe Kanalizimet, thonë ndërmarrjet përkatëse duke mohuar se kanë bërë shkarkime, por në komunikimin me ta thonë se thjesht nuk iu kanë vazhduar kontratat në vepër.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëAksidenti me tre viktima në Çubrel të Skenderajt: Edhe pesë të lënduar, katër prej tyre zyrtarë policorë
E quajti Ramush Haradinajn “gjeneral të vetëshpallur”, OVL-UÇK në Pejë i reagon Gërvallës
Publicisti serb: Beogradi duhet të përballet me realitetin për Kosovën, iluzion të pritet një ndryshim i politikës amerikane
Kurti reagon pas aksidentit me tre të vdekur në rrugën Mitrovicë-Pejë
Zhduket veterani i UÇK-së, Zylfi Tejeci, kërkohet ndihmë nga qytetarët
Tre të vdekur nga aksidenti në magjistralen Mitrovicë-Pejë
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Aksidenti me tre viktima në Çubrel të Skenderajt: Edhe pesë të lënduar, katër prej tyre zyrtarë policorë
Driloni: Banorët nuk më uruan fitoren, e di që më kanë inati
Kurti reagon pas aksidentit me tre të vdekur në rrugën Mitrovicë-Pejë
Publicisti serb: Beogradi duhet të përballet me realitetin për Kosovën, iluzion të pritet një ndryshim i politikës amerikane
Afati kalimtar i janarit: Transferimet minutë pas minute, emra të mëdhenj në bisedime
E quajti Ramush Haradinajn “gjeneral të vetëshpallur”, OVL-UÇK në Pejë i reagon Gërvallës