Pa u larguar ende nga toka shqiptare, pluhuri dhe zhurma po përpiqen të mbulojnë vizitën pozitive dhe pozitiviste të presidentit francez në Shqipëri. Shumica e komenteve janë provokuar nga një paralajmërim që Macroni bëri në lidhje me vizat për Republikën e Kosovës. Mirëpo, kjo deklaratë e diskutueshme dhe që do të diskutohet gjatë, nuk errëson aspak thelbin e vizitës misionare që sapo kreu Macroni. Në konferencën e tij të përbashkët për shtyp me kryeministrin mikpritës shqiptar, ishte pak të themi mahnitës, për dy arsye kryesore:
Së pari pranoi hapur skepticizmin e tij të dikurshëm, për mos zgjerimin e Bashkimit Evropian me vende të tjera, përfshirë vendet e Ballkanit Perëndimor – duke përfshirë edhe Shqipërinë. Porse, po aty, brenda së njëjtës përgjigje të hapur, ku pranoi skepticizmin e dikurshëm, Macroni shpalosi një vizion të ri që askush nuk po e analizon dhe nuk po e nënvizon – pse jo me gëzim. Kreu i Francës shpalosi në Tiranë një doktrinë pothuajse të re evropianiste, vullnetin politik dhe gjeopolitik për zgjerimin e BE-së edhe me vendet tona problematike.
Macroni pothuajse ulëriti (me elegancën e tij të rafinuar) se ka ardhur koha (kohë politike dhe gjeopolitike) që Evropa të bëhet e gjitha bashkë, sepse sot, krejt ndryshe nga dje, Evropa ndjehet e kërcënuar në kufijtë e afërt të saj. Dhe, pra, Evropa nuk e ka luksin të lërë jashtë saj vendet evropiane, të cilat në një mënyrë apo tjetër ia shtojnë fuqinë dhe i blindojnë kufijt e jashtëm.
Ai pothuajse pohoi se anëtarësimi në BE është tashmë një vullnet i ri që po farkëtohet në Paris dhe në Berlin, nga nevoja për të qenë të gjithë bashkë! Dhe, kjo padyshim është një frymë e re që të bën të ndjehesh mirë si një shqiptar halleshumë …
Së dyti, Presidenti i Francës në Tiranë bëri një “revizionim” të rëndësishëm të politikës së saj të jashtme. Për herë të parë, së paku publikisht, Macroni vuri në të njëjtin rrafsh Serbinë dhe Kosovën. Neve kjo mund të na duket “pak”, por për Francën dhe miqësinë e saj, së paku 150-vjeçare me Serbinë, ky barazim është një sukses për botën shqiptare! Është një “barazim”, që do të thotë se Franca nuk është më një “barrikadë” proserbe. Mos harroni se veriun e Mitrovicës, NATO-ja ia la në mirëbesim francezëve për shumë vjet, për t’jua bërë qejfin serbëve.
Rrënjët e miqësisë franceze me botën sllave janë të thella, janë kulturore dhe gjeopolitike. Qëkur Napoleon Bonaparti sulmoi Rusinë cariste, aristokracia ruse parapëlqente të fliste frëngjisht dhe kultura arkitektonike franceze kishte shkëlqimin e vet në Shën Petersburg apo në Moskë.
Në Luftën e Parë Botërore, Rusia e shpëtoi Francën nga gjermanët duke hapur frontin e dytë në Lindje dhe duke ndalur ofensivën e Kaizerit gjerman. Edhe asokohe, edhe Mbretëria serbe ishte në krahun e Francës dhe Rusisë. Pra, lidhjet e thella kulturore ndërkohë kishin marrë edhe vlerë gjeopolitike. Dhe, kjo u përsërit deri-diku edhe në Luftën e Dytë. Shqipëria dhe shqiptarët kanë hyrë vonë në universin frankofon; nuk them për faj të shqiptarëve, pasi që francezët e kishin zgjedhur ndërkohë Beogradin si të përzgjedhurën e tyre në Ballkan.
Porse, sot diçka e madhe po ndryshon! Dhe, Presidenti Macron dukshëm ka vulën e tij presidenciale. Personalisht uroj që nisma dhe qëndrimi i tij miqësor ndaj shqiptarëve të jetë vijimësi e politikës së jashtme franceze, për shumë e shumë vite, se do të ishte një pasuri e madhe gjeopolitike për kombin shqiptar.
Mirëpo, në ndërkohë, bota shqiptare duhet të mos metabolizojë vetëm ushqimin toksik e depresiv të dyshimit të paarsyeshëm! Macroni erdhi si mik, sepse donte të shpaloste në Tiranë këto dy qëndrime krejtësisht të reja në të gjitha drejtimet.
Dhe, e bëri në mënyrë elegante dhe të vendosur; kjo është dhe mbetet një meritë e rëndësishme dhe e gëzueshme. Sepse, në inventarin tim të dijeve, nuk di nëse kemi bërë ndonjëherë ndonjë sakrificë për Francën që ta pretendojmë mbështetjen e saj të pakushtëzuar.
Zoti i ruajt shqiptarët, kudo që ata jetojnë dhe mëtojnë, nga folklorikët me pak klasë shkollë dhe me shumë delir të paarsyeshëm! Të tjerat janë fjalë ose me duhma rakie, ose me kalkulime të ngushta e të pahijshme politike …/ 360gradë/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëDrenusha Latifi pranon në takim Atillën, vendosin të 'pajtohen' për hatër të fëmijëve
"Nuk mund të bërtasësh Serbi, Serbi në një stadium përballë një populli të masakruar" - gazetari rumun shumë kritikues ndaj tifozëve
Publikohen pamjet tronditëse të momenteve të fundit të Liam Payne sa ishte gjallë - stafi i hotelit kryen lëvizje të çuditshme dhe ka mospërputhje të kohës
Suspendohen dy gjyqtarët e UEFA-s pas gabimit të rëndë në Ligën e Kombeve
Ana lë shtëpinë e Big Brother VIP Kosova 3
Një epokë e re në bashkëpunimin ushtarak: Ja se si vendet anëtare të BE-së "po bashkohen për një mbrojtje të avancuar”
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
Sancho mund të largohet nga Chelsea, por jo nga Anglia – atë e do me ngulm rivali i tyre
Një epokë e re në bashkëpunimin ushtarak: Ja se si vendet anëtare të BE-së "po bashkohen për një mbrojtje të avancuar”
Ish-deputetët e LVV-së kritikojnë kryeministrin Kurti për mungesën e fokusit në bashkimin kombëtar
"Kam 90 për qind gjasa që s'do mbijetoj", zbardhet biseda telefonike që Diana realizoi me babanë e saj para se të largohej nga BBVK
Publikohen pamjet tronditëse të momenteve të fundit të Liam Payne sa ishte gjallë - stafi i hotelit kryen lëvizje të çuditshme dhe ka mospërputhje të kohës
Zyrtari i lartë ushtarak britanik: Jemi të gatshëm qysh sonte të luftojmë me Rusinë