Është konsideruar si fat, por edhe si ogur i mirë për Shqipërinë, çka ka ndodhur me organizimin e Samitit të Ballkanit Perëndimor në Tiranë. Qeveria Rama ka bërë më të mirën nga ana e saj, ndërsa shumë gjëra në hije kanë zbehur pritshmëritë për të. Megjithatë, fondet e premtuara kanë sjellë jo pak entuziazëm. Duke kontrolluar agjendën, çdokush pa se ishte e pamundur të trajtohej çështja e sulmit me armë të trupës paramilitare me serbë të Kosovës (në fakt, përditë po jepen fakte dhe dëshmi reale se gjithçka ishte e nisur prej Serbisë), fakt që jo vetëm po mban peng dialogun e vështirë ballkanik, por që e ka bërë praktikisht të pamundur që palët të ulen më normalë në tryezë.
Megjithatë, ajo që ndodhi qindra kilometra më andej për shkak të sulmit të beftë të Hamasit mbi territorin izraelit, jo vetëm fashiti shumë gjëra lidhur me zhvillimet ndërkombëtare, por po lë në hije edhe atë që bota parashihte për zbutjen e konflikteve “të fjetura”. Nga ana tjetër, ngjarjet e këtyre ditëve po tregojnë se burokratët e BE-së, ata të OKB=së, vetë shtetet që vendosin jo pak mbi fatet ndërkombëtare, dinë pak ose fare aspak për realitetet.
E themi këtë jo thjesht për shkak të dështimit të frikshëm të Izraelit, por edhe të gjithë parashikimeve botërore për zbutjen e konflikteve të vjetra dhe të reja. Rreth fundit të muajit të kaluar, e gjithë media ndërkombëtare u shpreh për një dakordësi mes udhëheqësve të Shteteve të Bashkuara, Izraelit dhe Arabisë Saudite, e cila do të bazohej edhe në marrëveshjet e normalizimit të Izraelit me Marokun dhe me Emiratet e Bashkuara Arabe. Ndërkohë që, siç ndodh rëndom, palestinezët pothuajse janë fare të dukshëm në këto marrëveshje dhe ekzistenca e tyre llogaritet shumë pak.
Shkrimtari David Grossman në një shkrim të tij për “Financial Times” do të shkruante me logjikën e pagabueshme të njeriut të letrave:
“Nëse mund ta hamendësoj: Izraeli pas luftës do të jetë shumë më i djathtë, militant dhe racist. Lufta e detyruar ndaj saj do të ketë çimentuar stereotipat dhe paragjykimet më ekstreme, urrejtëse që shkojnë – dhe do të vazhdojnë të inkuadrojnë edhe më fort – rreth identitetit izraelit. Dhe, ky identitet do të mishërojë tani e tutje edhe traumën e tetorit 2023, si dhe polarizimin, përçarjen e brendshme të vendit. A është e mundur që ajo që humbi – ose u pezullua pafundësisht – më 7 tetor ishte shansi i vogël për dialogun e vërtetë, për pranimin e vërtetë të ekzistencës së kombit tjetër? Dhe, çfarë thonë tani ata që vringëllonin me nocionin absurd të një ‘shteti binacional’? Izraeli dhe Palestina, dy kombe të shtrembëruara dhe të korruptuara nga lufta e pafundme nuk mund të jenë tashmë as kushërinj me njëri-tjetrin – a beson dikush ende se mund të jenë si ata binjakët e bashkuar? Shumë vite pa luftë do të duhet të kalojnë, përpara se të mund të merret parasysh pranimi i njëri-tjetrit dhe shërimi. Ndërkohë, ne mund të imagjinojmë vetëm përmasat e frikës dhe urrejtjes, që tashmë do të dalin në sipërfaqe. Unë shpresoj, lutem, që do të ketë palestinezë në Bregun Perëndimor të cilët pavarësisht urrejtjes së tyre ndaj Izraelit – okupatorit të tyre – do ta veçojnë veten, qoftë me veprim apo fjalë, nga ajo që kanë bërë bashkatdhetarët e tyre. Si një izraelit nuk kam të drejtë t’u predikoj atyre apo t’u them se çfarë të bëjnë. Por, si qenie njerëzore, unë kam të drejtë – dhe detyrim – të kërkoj prej tyre veç sjellje njerëzore dhe morale”.
Shkrimtari fitues i çmimit Bookermë 2017 dhe autori i More than I Love My Life ka bërë një nga grafitë më të mëdha të vendit të tij, duke nxjerrë dhe aspektin shtazarak të Hamasit mbi të pafajshmit, ashtu si edhe ka rrëfyer për korrupsionin dhe tmerrin e liderëve izraelitë, por thirrja e tij përmes demaskimit të Netanyahut duket se është për të gjithë këtë elitë, që sot e sundon botën në mënyrën më të pandershme të mundur.
Por, të paktën media, në këto ditë dhe sidomos analistë të fuqishëm dhe mendje të kthjellëta si Grosmman kanë shkuar edhe më në thellësi të problemit. Këto janë pasojat dhe mësimi për vendet që me radhë drejtohen nga udhëheqje të korruptuara, një e tillë e çoi vetë Izraelin në rrëmujë; në dështimin e institucioneve të saj të ligjit dhe drejtësisë, ushtrinë, sistemin e saj arsimor; shkërmoqi të gjithë strukturën e shtetit që e mbajti jashtë burgut kryeministrin e saj, sipas Grosmannit. Por, edhe më shqetësues është fakti se tashmë nuk mendohet më për njerëzit, por për pseudo elitat. Dhe, kjo është vërtetë fatkeqësia e shtuar.
“Shoh gjithashtu një ndjenjë të thellë tradhtie. Tradhtia e qytetarëve nga qeveria e tyre – nga kryeministri dhe koalicioni i tij shkatërrues. Marrëveshja izraelito-saudite nuk është e palidhur me ngjarjet e ‘Të shtunës së zezë’ midis Gazës dhe Izraelit. Paqja që do të krijonte është një paqe e të pasurve. Është një përpjekje për të kapërcyer thelbin e konfliktit. Këto ditët e fundit kanë vërtetuar se është e pamundur të fillohet zgjidhja e tragjedisë së Lindjes së Mesme pa ofruar një zgjidhje që lehtëson edhe vuajtjet e palestinezëve”, po i referohemi sërish Grosmannit.
Po pse vallë po urrehen të pasurit? Pasi janë ata gjithnjë pas kalkulimeve të luftërave, pas lukseve të frikshme dhe projeksionit të përçudnuar të shoqërive, ku ata mbeten gjithnjë protagonistë. Ajo, që ka bërë përshtypje për zyrtarët e lartë të BE-së ardhur në Tiranë dhe ata që nuk mund të vinin, lidhet me kaosin e qëndrimeve të tyre. E nisi komisioneri i Zgjerimit, Várhelyi, kur foli mbi ngrirjen e ndihmës së BE-së për territoret palestineze, duke thënë se pagesat do të vazhdojnë derisa të përfundojë një rishikim, nëse ata po financojnë pa dashje grupet terroriste! Eric Mamer, zëdhënësi kryesor i Komisionit Evropian, do të shprehej menjëherë se Várhelyi nuk ishte konsultuar me zyrtarë të tjerë të lartë brenda ekzekutivit të bllokut përpara se të postonte në mediat sociale se “të gjitha pagesat (janë pezulluar) menjëherë”.
Kryekomisionerja Von der Layen u mjaftua duke u shprehur se Izraeli duhet t’i përgjigjet “mizorive të kryera nga Hamasi”, aman pa ua përmendur autoriteteve mikpritëse izraelite detyrimet themelore ndaj të pafajshmëve palestinezë në operacionet e tyre ushtarake. Ndërkohë, një nga personazhet kryesore të Komisionit Evropian, spanjolli Josep Borrel që ndodhej për një vizitë në Kinë, dukej shumë më afër me qëndrimet e shteteve evropiane, sa ato që donte t’i shprehte Von der Leyen në Izrael. “Si përfaqësues i qëndrimit zyrtar të Bashkimit Evropian, them se urdhri (… i Izraelit për evakuimin e civileve nga Gaza veriore) është krejtësisht i pamundur të zbatohet. Të imagjinosh se mund të zhvendosim një milion njerëz në 24 orë në një situatë si ajo e Gazës, kjo mund të shpjerë vetëm në një krizë humanitare”.
Me sa duket, do t’i duhet Charles Michelit që pas samitit të Tiranës të zgjidhë shumë shqetësime dhe, mbi të gjitha, të tregojë se ky kaos evropian po i bën popujt gjithnjë e më të zhgënjyer. Dhe, zhgënjim më të madh sesa për shqiptarët nuk mund të ketë? Kosova pret masat shtrënguese ndaj Serbisë, por tashmë askush se ka mendjen tek ata! Në Tiranë nuk mund të flitej ashtu si duhej ndaj Serbisë. Shqipëria dhe Kosova vlerësojnë ndërkombëtarët dhe mbështesin gjithçka që bën BE dhe ShBA, por shpesh kanë mbetur me gishtërinj në gojë për qëndrimin ndaj tyre. Dhe, ngjarjet në Lindjen e Mesme na dhanë mësim për elitat e korruptuara, mënyrën sesi përdoren popujt, por edhe kaosin e ri të BE-së. E për këtë të fundit, edhe konstatimin se kur pritet që palët në konflikt të kthjellohen, ajo mban palë duke mos qenë asnjëherë palë … me të drejtën. /Homo Albanicus/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëKëshilltari i Trump për sigurinë kombëtare tregon se si e sheh ai “fundin e luftës në Ukrainë”
Ruben Amorim kritikon haptas yllin e Man United pas barazimit ndaj Ipswich Town
Zbulohen prapaskenat e dhunës në takimin e Edi Ramës me diasporën në Londër
"Mund të shkojë deri në 1 milion dollarë?": Ekspertët tregojnë se çfarë mund të ndodhë, nëse SHBA nën Trump krijon një 'rezervë kombëtare me bitcoin'
Real Madridi në mesin e klubeve të interesuara për transferimin e mbrojtësit nga Serie A
Sulmi ukrainas me raketat britanike Storm Shadow, la të vrarë 500 ushtarë të Koresë së Veriut dhe një gjeneral rus
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
"Mund të shkojë deri në 1 milion dollarë?": Ekspertët tregojnë se çfarë mund të ndodhë, nëse SHBA nën Trump krijon një 'rezervë kombëtare me bitcoin'
Këshilltari i Trump për sigurinë kombëtare tregon se si e sheh ai “fundin e luftës në Ukrainë”
Ruben Amorim kritikon haptas yllin e Man United pas barazimit ndaj Ipswich Town
Ngjarja me Drilonin dhe Edin - Sarës i përkeqësohet gjendja në Big Brother VIP Kosova?
Pochettino e injoroi dhe bëri sikur nuk e njeh, ish-ylli i Chelseat ka një përgjigje për argjentinasin
Real Madridi në mesin e klubeve të interesuara për transferimin e mbrojtësit nga Serie A