LAJMI I FUNDIT:

Digjen kodrat me ullinj në Radostinë të Fierit, banorët në luftë me flakët

Digjen kodrat me ullinj në Radostinë të Fierit, banorët në luftë me flakët
Foto: Ilustrim

Një zjarr masiv ka përfshirë pasditen e kësaj të diele kodrat me ullishte në Radostinë të Fierit, duke djegur si sipërfaqe me ullinj.

Zjarri është pikasur nga banorët e zonës të cilët kanë lajmëruar menjëherë shërbimet zjarrfikëse.


Mësohet se, të favorizuara nga era flakët janë përhapur me shpejtësi duke djegur një sipërfaqe të konsiderueshme me ullinj.

Në vendngjarje ndodhet një mjet zjarrfikës që po punon për neutralizimin e flakëve të ndihmuar edhe nga banorët e zonës të cilët kanë ardhur në ndihmë për shuarjen e zjarrit me mjete rrethanore./A2 CNN