LAJMI I FUNDIT:

​IPK: Aksion në pesë lokacione të ndryshme kundër organizimit të lojërave të fatit

​IPK: Aksion në pesë lokacione të ndryshme kundër organizimit të lojërave të fatit

Inspektorati Policor i Kosovës njofton se janë duke realizuar operacion në pesë lokacione të ndryshme, ndaj disa të dyshuarve për keqpërdorim të detyrës zyrtare dhe organizim të skemave piramidale dhe bixhoz të kundërligjshëm.

Në njoftimin e bërë për media thuhet se operacioni ka nisur sot në orët e hershme të mëngjesit, transmeton Telegrafi.


“Sot që nga orët e hershme të mëngjesit, Inspektorati Policor i Kosovës (tutje IPK), i mbështetur nga njësi të reagimit të shpejtë të policisë është duke zbatuar një urdhëresë të Gjykatës Themelore në Prishtinë, Departamenti i Krimeve të Rënda, për kontroll dhe sekuestrim të dëshmive që do të gjenden gjatë kontrollit. Operacioni po zhvillohet në pesë (5) lokacione të ndryshme ndaj disa të dyshuarve për keqpërdorim të detyrës zyrtare dhe organizim të skemave piramidale dhe bixhoz të kundërligjshëm”, thuhet në njoftim.

Tutje, IPK thotë se do të ketë informata gjatë ditës për ecurinë e operacionit dhe veprimet e ndërmarra në konsultim me prokurorin e rastit në zbatim të urdhëresës së gjykatës./Telegrafi/