Gjuha paragjykuese, seksiste dhe ofenduese ndaj grave dhe vajzave, të cilat guxojnë të shprehin qëndrimet e tyre në opinion ndaj dukurive të caktuara gjithnjë e më shumë po bëhet e pranishme në eterin mediatik, veçanërisht në rrjetet sociale.
Rita Behadini, gazetare dhe aktiviste për të drejtat e grave, thotë për Radion Evropa e Lirë (REL) se kur ngre zërin për pabarazinë gjinore jo rrallëherë atakohet me shprehje ofenduese madje dhe kërcënime. Kjo, thekson Behadini, flet qartë se sa e papranueshme mbetet pjesëmarrja e gruas në jetën aktive në shoqërinë e Maqedonisë së Veriut.
“Gjuha seksiste vjen për më shumë arsye, zakonisht për mua, si gazetare, vjen kur unë shkruaj për çështjet gjinore. Çështjet gjinore janë ato që nxisin debat zakonisht kur flitet për temat tabu që nuk trajtohen në shoqërinë këtu dhe në momentin që trajtohet një temë e tillë, atëherë reagimi i publikut është më i ashpër”, thekson Behadini.
Ajo njëherësh shton se gjuha seksiste bëhet më e pranishme në momentin që vë theksin te pabarazia gjinore.
“Rastet kur unë kam marrë kërcënime ose ofendime, kanë qenë pasi unë kam reaguar rreth çështjeve që kanë të bëjnë me diskriminimin gjinor, religjionin, rolin e gruas në shoqëri. Kjo për arsye se jetojmë në një shoqëri ku burrat ndihen rehat me rolin aktual të gruas, dhe nuk duan të debatohet për çështje që ata (burrat) e konsiderojnë të cenueshme nga avancimi i të drejtave të grave”, konsideron ajo.
Gazetaret hezitojnë të denoncojnë ngacmimet në internet dhe gjuhën seksiste
Të dhënat e anketës së realizuar nga Platforma për gazetari hulumtuese dhe analiza, tregojnë se 81 për qind e gazetareve në Maqedoninë e Veriut janë ngacmuar nëpërmjet rrjeteve sociale.
Në këtë anketë janë përfshirë 103 gazetare nga media të ndryshme të vendit.
Mbi 29.7 për qind e gazetareve kanë deklaruar se fotografitë e tyre janë shpërndarë në grupe të ndryshme të mediave sociale me qëllim diskriminimin e tyre.
Gati gjysma e gazetareve të anketuara, përkatësisht 43.7 për qind, shqetësimin në rrjete sociale, përfshirë dhe gjuhën seksiste, nuk e kanë denoncuar askund. Ndërkohë, që 32 për qind ngacmimet dhe gjuhën seksiste të përdorur ndaj tyre e kanë denoncuar në redaksinë ku punojnë.
Këshilli Etik për Media inkurajon gazetaret që rastet t’i denoncojnë
Komentet me gjuhë joadekuate ndaj gazetareve zakonisht bëhen nën postimin shkrimeve në mediat sociale.
Leunora Kaliqi, kryetare e Këshillit Etik për Media inkurajon gazetaret që t’i denoncojnë rastet e trysnisë përmes gjuhës së urrejtjes që u bëhet gazetarëve në Komisioni për shqyrtimin ankesave në kuadër të Këshillit për Etikë në Media.
“Ne, si Këshill, në kuadër të Komisionit të Ankesave, si organ më i lartë i këtij institucioni, kemi pasur një numër të vogël të denoncimeve të ngjashme që trajtohen si vendime për diskriminimin e të drejtave të përgjithshme të njeriut dhe vendimet merren sipas Kodit të gazetarëve dhe Udhëzimeve etike në mediat online. Prandaj, inkurajojmë të gjitha vajzat dhe gratë e reja t’i raportojnë rastet e ngjashme”, thekson për REL-in Kaliqi.
Ajo nënvizon se mediat online në asnjë mënyrë nuk guxojnë të bëhen fushë mejdani ku do të përdoret gjuha e urrejtjes, megjithëse thekson se mes lirisë së shprehjes dhe gjuhës së urrejtjes është një vijë shumë e hollë.
“Ne do t’i kushtojmë vëmendje të veçantë kësaj çështjeje në periudhën e ardhshme, kur së bashku me organizatat tona partnere do të punojmë për krijimin e Kodit të ri të gazetarëve”, thotë ajo.
Policia përforcon kapacitetet për detektimin e autorëve të gjuhës së urrejtjes në internet
Gjuha e urrejtjes, ku përfshihen dhe shprehjet seksiste, paraqesin vepër penale në bazë të Kodit Penal të Maqedonisë së Veriut.
Marta Gusari, avokate dhe aktiviste për të drejtat e grave thotë për Radion Evropa e Lirë se gjuha jo e përshtatshme që përdoret ndaj grave nuk denoncohet pasi zakonisht ajo bëhet përmes profileve të rrejshme dhe vështirë të gjinden aktorët e vërtetë.
“Edhe kur gjinden autorët e gjuhës së urrejtjes, është dekurajuese rruga shumë e gjatë deri tek arritja epilogut gjyqësor”, thotë Gusari.
Nga Ministria e Punëve të Brendshme theksojnë se mbeten të angazhuar në përforcimin e kapaciteteve për sa i përket përdorimit të gjuhës së urrejtjes në internet.
Nga ky dikaster theksojnë se nga viti 2021 deri në qershor 2023 nuk është ngritur asnjë kallëzim penal për krime të regjistruara nga urrejtja mbi bazë të gjinisë dhe identitetit gjinor.
Organizatat që në fokus kanë të drejtat e grave theksojnë se përderisa mungojnë mekanizmat funksionalë që do të dënonin autorët që përdorin gjuhë seksiste, gratë dhe vajzat të sillen indiferente ndaj zhvillimeve në shoqërinë e Maqedonisë së Veriut./REL
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëFSK-ja shkoi në veri të vendit për një varrim, Maqedonci u zotua te KFOR-i se nuk kishte provokim
Vrasja e dyfishtë në Vushtrri, ekspertja thotë se i akuzuari nuk ka vepruar në gjendje të tronditjes së fortë mendore
"Përzierje në kompetenca të rezervuara të NATO-s", ish-ushtaraku flet për mosdërgimn e FSK-së në veri
Rrjeti kosovaro-shqiptar i drogës pastroi miliona euro në agjencinë turistike të Lucernit
Hoxhaj: Qeveria Kurti ka lënë Kosovën në terr diplomatik, nën sanksione - nuk iu beson më askush
Fitness qendra "Oxygen" në Tetovë, investimi mahnitës që hap dyert nga data 10 janar
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Elon Musk nuk është fans i Liverpoolit, por i rivalit të tyre më të madh në Ligën Premier
Trump paralajmëron 'pushtimin' e Grenlandës, vjen reagimi i kryeministrit të ishullit
Zarf i zi në Big Brother VIP Albania 4
Përmasa gjigante: Granit Xhaka në mbështetje të Gjestit
FSK-ja shkoi në veri të vendit për një varrim, Maqedonci u zotua te KFOR-i se nuk kishte provokim
Rina publikon fotografi krah Feros: Akoma s’ka konkurrencë, 2025