Sfida është një shans për të bërë më të mirën tuaj dhe ne kemi atë shans të papërsëritshëm për përparim që lidhet drejtpërdrejt me integrimin tonë në BE tani. Jemi në një kontekst unik kur për shkak të mundësive gjeopolitike dhe nevojës për të garantuar stabilitetin e kontinentit evropian, ne i duhemi BE-së dhe bashkësisë demokratike ndërkombëtare ashtu siç na nevojiten edhe ato neve, tha kryeministri Dimitar Kovaçevski në akademinë solemne, e cila po mbahet sonte në Filarmoninë, me rastin e festës së Pavarësisë – 8 Shtatorit.
Ai theksoi se “lajmëtari i lirisë” 8 Shtatori, në prag të kësaj feste të madhe dhe të rëndësishme të shtetësisë maqedonase – Ditës së Pavarësisë, kërkon një hap të ri të sigurt përpara.
“Para 32 vitesh në vitin 1991, me shumicë votash mbi 95 për qind të qytetarëve, u realizua amaneti për shtetin tonë të pavarur maqedonas për brezat pas nesh, zë që jehon nga Ilindeni i vitit 1903 dhe KAÇKM 1944. Tridhjetë e dy vjet më vonë, para nesh është zëri i qytetarëve në përcaktimin shumicë prej 80 për qind për jetën në Evropë, në Bashkimin Evropian, por në Republikën e Maqedonisë së Veriut”, tha Kovaçevski.
Brezat e sotëm, tha ai, e kanë për obligim t’i përgjigjen thirrjes së 8 shtatorit të sotëm, që kërkon të vazhdojmë idenë shekullore të përparimit.
“Ky është një shans që vjen në një kohë kur RMV është një vend i themeluar ndërkombëtarisht, një vend që sigurisht është në rrugën drejt BE-së, me kufij të siguruar, me gjuhë dhe identitet maqedonas të njohur, një vend që është shembull i një demokracie të suksesshme multietnike, e cila kontribuon në paqen rajonale dhe evropiane, si shtet i lirë dhe sovran, anëtar i NATO-s, vend që me siguri është në rrugën e tij drejt BE-së”, tha Kovaçevski.
Në akademinë e titulluar “32 vjet pavarësi”, marrin pjesë anëtarë të Qeverisë, përfaqësues të institucioneve, komunitetit akademik, biznesmenë, trupi diplomatik,…
Akademia filloi me intonimin e himnit kombëtar dhe projeksionin e materialit dokumentar për vendin, ndërsa një recension historik bëri Aleksandar Litovski nga Instituti i Historisë Kombëtare.
Aktivitetet e organizuara nga Qeveria me rastin e festës së Pavarësisë kanë nisur me akademinë, ndërsa nesër vazhdojnë me manifestime kulturore, promovime, aktivitete sportive.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëSerbia “mobilizohet” për zgjedhjet në Kosovë
Ish hetuesi policor për vrasjen e Liridona Ademajt: Për Naim Murselin dhe ekzekutuesin nuk ka asnjë rrethanë lehtësuese
Sulmoi nxënësit brenda shkollës në Suharekë, publikohet momenti kur polici vrau qenin
Presidenca: Asnjë nga vendimet e deritanishme të Trumpit nuk e afektojnë negativisht Kosovën
Aksion i policisë në veri të Mitrovicës, gjenden armë dhe pajisje për kriptovaluta
Tre gjyqtarë bllokohen në ashensorin e Pallatit të Drejtësisë, kryesindikalisti Rrustemi: Po na rrezikohet jeta
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Gjesti habit me deklaratën: Nëse kam aq shumë fansa, atëherë po ia fus gjumit dhe po e fitoj Big Brother-in
Pas Lojërave Olimpike, hakohen edhe faqet e Bloomberg në Facebook dhe Instagram - publikohet fotografia e Gjestit
Me inteligjencën artificiale 'jetësohen' figurat historike shqiptare
Real Madridi po ia rrëmben Barcelonës top shënjestrën nga dora
Trump deklaroi se Spanja është pjesë e BRICS, reagon qeveria spanjolle
Përfundon dueli i nëntë golave: Nga turpërimi, kalon në ngadhënjim - çfarë Barcelone!