LAJMI I FUNDIT:

Merko i paprekshëm, МАSH pa vendim për drejtorët joligjor në Strugë

Merko i paprekshëm, МАSH pa vendim për drejtorët joligjor në Strugë

Ministri i Arsimit Jeton Shaqiri ende nuk ka vendosur nëse do t’i heqë kompetencat kryetarit të komunës së Strugës, Ramiz Merko, për shkak të emërimit të paligjshëm të drejtorëve në disa shkolla fillore në qytet dhe rrethinë edhe pse Prokuroria Publike dhe Komisioni kundër korrupsionit tashmë e kanë vërtetuar këtë, gjetjet e tyre nuk duket të jenë arsye e mjaftueshme për të marrë vendim, shkruan Alsat.


Kanë kaluar gati tre javë që kur ministria ka kërkuar dokumentacion për këto emërime nga komuna, por vendim ende nuk ka.

Që nga e hëna, Alsat është në pritje të përgjigjes për pyetjet që i kemi dërguar Ministrisë së Arsimit. Ministri Shaqiri vetëm shkurt na tha se janë duke përgatitur përgjigje. Ndërkohë opozita në Strugë kërkon që Shaqiri t’i heqë kompetencat bashkë-partiakut të tij Merko.

“Për shkak të rëndësisë së përgjithshme të arsimit, e për ne veçanërisht arsimit në Strugë, në situatën e re politike, Dega e Aleancës për Shqiptarët në Strugë kërkon vigjilencë dhe përfshirje më të madhe të prindërve përmes këshillave prindërore nëpër shkolla për të parandaluar veprimet e këqija dhe synimet e kundërligjshme të Ramiz Merkos NONGRATA sepse ndikon drejtpërdrejt në kushtet për cilësinë e dijes përmes edukimit të fëmijëve tuaj dhe nxënësve tanë”, tha Lulzim Nasufi, kryetar i Aleancës për Shqiptarët, Strugë.

“VMRO-DPMNE reagon fuqishëm për të gjitha parregullsitë, por institucionet nuk e dëgjojnë zërin tonë. Ata duhet të bëjnë hapin e radhës. Është radha e tyre të reagojnë nëse duan të na bindin se shoqëria është e të gjithëve”, thonë nga VMRO DPMNE.

Ish inspektori i arsimit Gjorgi Ilievski kohë më parë për Alsat ka treguar se jo vetëm në Veleshtë, por edhe në fshatrat Podgorc, Llabunishtë, Radolishtë dhe në shkollën fillore Vëllezërit Milladinov në Strugë ka drejtorë të emëruar në mënyrë të paligjshme./ Alsat.mk

Në trend Lajme

Më shumë
Publikohen pamjet kur avokati Sokol Mëngjesi goditet me dorezë hekuri

Publikohen pamjet kur avokati Sokol Mëngjesi goditet me dorezë hekuri

Lajme
Elshani: Shumë shpejt do të hapet për qarkullim ura e Ibrit në Mitrovicë

Elshani: Shumë shpejt do të hapet për qarkullim ura e Ibrit në Mitrovicë

Lajme
Pasi dështoi shpërndarja e Kuvendit, deputetët e PDK-së e quajnë Kurtin

Pasi dështoi shpërndarja e Kuvendit, deputetët e PDK-së e quajnë Kurtin "mjeshtër të mashtrimit"

Politikë
Sherri ku u plagosën tre persona në Pejë nisi për një veturë “Golf III”

Sherri ku u plagosën tre persona në Pejë nisi për një veturë “Golf III”

Drejtësi
Operacioni “Droni” lë pa patentë shoferi 112 vozitës në rrugët e rajonit të Gjakovës

Operacioni “Droni” lë pa patentë shoferi 112 vozitës në rrugët e rajonit të Gjakovës

Siguri
Ndryshimet në skemën sociale, familjet në nevojë që kanë fëmijë mbi pesë vjeç mund të aplikojnë sërish për ndihmë financiare

Ndryshimet në skemën sociale, familjet në nevojë që kanë fëmijë mbi pesë vjeç mund të aplikojnë sërish për ndihmë financiare

Lajme
Kalo në kategori