LAJMI I FUNDIT:

MindGeek, kompania pronare e Pornhub ndryshon emrin e saj si pjesë e ribrendimit

MindGeek, kompania pronare e Pornhub ndryshon emrin e saj si pjesë e ribrendimit

MindGeek, kompania pronare e Pornhub dhe ueb-sajteve të tjera për të rritur, ka një emër të ri: Aylo.

Siç ishte raportuar më herët, kompania thotë se ribrendimi përfaqëson “nevojën për një fillim të ri”.


Pasi drejtori ekzekutiv Feras Antoon dhe zyrtari i lartë operativ, David Tassillo, u larguan nga kompania vitin e kaluar, Ethical Capital Partners, kompania e kapitalit privat e bleu MindGeek në marsin e këtij viti, raporton The Verge, transmeton Telegrafi.

“Vendimi për të riemërtuar kompaninë si Aylo, vjen si përgjigje ndaj nevojës për një fillim të ri dhe një angazhimi të ripërtërirë ndaj inovacionit, përmbajtjes së larmishme dhe gjithëpërfshirëse për të rritur, si dhe besimit dhe sigurisë”, thuhet në njoftimin e kompanisë.

“Identiteti i ri i markës do të zbatohet në të gjitha platformat dixhitale dhe të komunikimit si dhe tek të gjitha materialet e marketingut të kompanisë”. /Telegrafi/