Nuk ka një ide më joshëse sesa miti “miliarderit të bërë vetë”. Ky mit na sugjeron që çdonjëri nga ne mund të jetë një miliarder nëse është i talentuar i zoti edhe i gatshëm të punojë mjaftueshëm.
Nëse Kylie Jenner është një miliardere e bërë vetë që në moshën 21- vjeçare, përse mos të jetë një e tillë edhe vajza ime apo vajza jote? Shpesh origjina e miliarderëve të vetëbërë përshkruhet si ngritja e “njeriut të zakonshëm”. Ngritje që nxitet nga asgjë tjetër veçse nga intuita personale dhe guximi për të marrë përsipër riskun . Ata shpesh janë njerëz që braktisin universitetin për të ngritur biznesin e tyre në një garazh. Teksa i dëgjon këto histori nuk ka si te mos bindesh që varfëria është një defekt në personalitet.
Të dhënat që vijnë nga djepi i neoliberalizimit, Amerika, në fakt tregojnë që miliarderët e bërë vetë nuk kanë një prejardhje kaq të përkorë. Sipas Robert Reichit, rrjeta e sigurisë së tyre gjatë udhëtimit sfilitës drejt pasurisë mbetet sërish klasa e lartë.
Ai më të drejtë pyet: sa rrezik mori Bill Gatesi kur nëna e tij përdori lidhjet e veta të biznesit për të ndihmuar Microsoft-in të kishte një marrëveshjeve për prodhimin e sistemit operativ me IBM?
A e ndihmoi Elon Muskun fakti që vinte nga një familje që zotëronte një minierë smeraldi, gjatë kohës së Aparteidit në Afrikën e Jugut? Apo, a mund të fillojë një fëmijë tjetër amerikan një biznes si Jeff Bezos në garazh, nëse ai nuk financohet si Bezos me një investim çerek milion dollarësh nga prindërit e vet?
Por, me interesante është që në rrugën e vështirë drejt vetëbërjes – Musk, Bezos, Michael Bloomberg, George Soros dhe Carl Icahn, të gjithë kanë paguar zero taksa federale mbi të ardhurat për disa vite. Kjo ka qenë një ndihmë e madhe, që u është ofruar me mirësjellje nga ligjet tatimore, në rrugën e tyre të vetëbërjes.
Ndërsa, në Shqipëri, rrjeta e sigurisë për miliarderët e rinj kanë qenë qeveritë. Pasurinë e miliarderëve tanë të vetëbërë, po ta zhveshësh nga të ardhurat e përfituara nga të drejtat koncensionare, tenderat, investimet strategjike, trajtimet preferenciale të taksave apo derregullimit të rrezikshëm për shoqërinë që i ka lejuar të investojnë edhe në sektorin financiar e bankar, nuk mbetet shumë për tu krenuar. Padyshim që përpjekje kanë bërë disa syresh ato më të mëdhenjtë ama nuk mungonin asnjë ditë te dukeshin në ministri apo kryeministri.
Kështu, bizneset e tyre siguruan fuqinë për të vendosur çmimet pa e humbur tregun. Edhe siç thotë Baffeti: “Nëse mund të rrisni çmimin pa humbur tregun (pra nëse zotëroni një monopol ose oligopol), padyshim keni një biznes shumë të mirë”.
Nëse keni një biznes të mirë, mund të blini një televizion me të cilin mund të ndikoni bindjet e publikut. Ndërkohë, nipi juaj edhe pse idiot mund ta drejtojë atë. E pra, dështimet e politikave ekonomike dhe ngritja e një sistemi që shpërblen pasurinë mbi punën, përjetësuan në historinë ekonomike mitin e miliarderit të vetëbërë.
Por, po të analizosh pak më shumë rrugëtimin e vetëbërjes së tyre e kupton se ai ekziston aq sa ekziston dhe njëbrirëshi!
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëRuben Amorim kritikon haptas yllin e Man United pas barazimit ndaj Ipswich Town
"Mund të shkojë deri në 1 milion dollarë?": Ekspertët tregojnë se çfarë mund të ndodhë, nëse SHBA nën Trump krijon një 'rezervë kombëtare me bitcoin'
Këshilltari i Trump për sigurinë kombëtare tregon se si e sheh ai “fundin e luftës në Ukrainë”
Zbulohen prapaskenat e dhunës në takimin e Edi Ramës me diasporën në Londër
Sulmi ukrainas me raketat britanike Storm Shadow, la të vrarë 500 ushtarë të Koresë së Veriut dhe një gjeneral rus
Pochettino e injoroi dhe bëri sikur nuk e njeh, ish-ylli i Chelseat ka një përgjigje për argjentinasin
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
"Mund të shkojë deri në 1 milion dollarë?": Ekspertët tregojnë se çfarë mund të ndodhë, nëse SHBA nën Trump krijon një 'rezervë kombëtare me bitcoin'
Këshilltari i Trump për sigurinë kombëtare tregon se si e sheh ai “fundin e luftës në Ukrainë”
Ruben Amorim kritikon haptas yllin e Man United pas barazimit ndaj Ipswich Town
Ngjarja me Drilonin dhe Edin - Sarës i përkeqësohet gjendja në Big Brother VIP Kosova?
Pochettino e injoroi dhe bëri sikur nuk e njeh, ish-ylli i Chelseat ka një përgjigje për argjentinasin
Real Madridi në mesin e klubeve të interesuara për transferimin e mbrojtësit nga Serie A