LAJMI I FUNDIT:

Kolona në Merdar, tri orë e gjysmë pritje për të dalë nga Kosova

Kolona në Merdar, tri orë e gjysmë pritje për të dalë nga Kosova
Foto: Ilustrim

Në pikat e kalimit kufitar me Serbinë vazhdon të ketë kolona dhe pritje të gjata të bashkatdhetarëve, por tani të atyre që po kthehen nga pushimet në Kosovë.

Sipas Qendrës Kombëtare për Menaxhimin Kufitar (raporti i orës 20:44), pritjet më të gjata janë në Merdar. Në këtë pikëkalim kufitar për të dalë nga Kosova bashkatdhetarët po presin deri në tri orë e gjysmë, kurse nuk ka pritje për të hyrë në Kosovë. Kolona e automjeteve brenda Kosovës është deri në 800 metra.


Ndërsa, te Dheu i Bardhë për të dalë nga Kosova po pritet deri në 80 minuta, kurse 30 minuta për të hyrë brenda territorit tonë, raporton Telegrafi.

Deri në 70 minuta po presin bashkatdhetarët në vendkalimin kufitar në Muçibabë për të dalë dhe një orë për të hyrë në Kosovë.

Pritje deri në 60  minuta për të dalë nga Kosova ka edhe në Jarinjë.

Në vendkalimet e tjera kufitare nuk raportohet për kolona, pasi pritjet për të hyrë dhe për të dalë nga Kosova janë 03-05 minuta.

Për të përcjellur gjendjen në kohë reale në pikat kufitare klikoni KËTU. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Pamjet e fundit para tragjedisë, Alma dhe fëmijët nisen drejt urës së Bunës

Pamjet e fundit para tragjedisë, Alma dhe fëmijët nisen drejt urës së Bunës

Lajme
Vjosa Osmani e uroi për zgjedhjen si presidente e RMV-së, Gordana Siljanovska i përgjigjet në gjuhën shqipe

Vjosa Osmani e uroi për zgjedhjen si presidente e RMV-së, Gordana Siljanovska i përgjigjet në gjuhën shqipe

Politikë
Ambasadori gjerman: Kurti ka qenë në dijeni për qëndrimet tona për Asociacionin

Ambasadori gjerman: Kurti ka qenë në dijeni për qëndrimet tona për Asociacionin

Lajme
Mickoski për ndryshimet kushtetuese si kusht: Nuk dua ultimatume, por partneritet

Mickoski për ndryshimet kushtetuese si kusht: Nuk dua ultimatume, por partneritet

Politikë
Firmat e sanksionuara, dikur në bashkëpronësi të Milan Radoiçiqit, fituan miliona euro

Firmat e sanksionuara, dikur në bashkëpronësi të Milan Radoiçiqit, fituan miliona euro

Lajme
Knaus: Fiasko diplomatike për Gjermaninë nëse bllokon anëtarësimin e Kosovës në KiE

Knaus: Fiasko diplomatike për Gjermaninë nëse bllokon anëtarësimin e Kosovës në KiE

Politikë
Kalo në kategori