Kafiteria “Bon Vivant”, ka dalë me një reagim pas ngjarjes tragjike që ndodhi të premten e javës së kaluar ku mbeti i vrarë një person dhe u plagosën disa të tjerë.
Përmes një postimi në rrjetin social në Facebook në reagim thuhet se janë tronditur nga ngjarja tragjike në këtë kafiteri.
Në reagim ata kanë treguar se do të nisin fazën e parë të fushatës kundër dhunës, “Bon Vive”.
“Jemi të tronditur nga ngjarja tragjike që ka ndodhur në BonVivant. Jemi thellësisht të pikëlluar dhe të shqetësuar që kjo ka sjellë humbje jete, lëndime dhe trauma ndaj njerëzve. Shprehim ngushëllimet tona më të sinqerta për këtë ngjarje të trishtë. Me qëllim që të mos qëndrojmë pasivë ndaj kësaj situate dhe të mos jemi indiferent ndaj atyre që e shohin të panjohurën në lokale, rrugë dhe sheshe si diçka të frikshme dhe kriminale, BonVivant do të nisë fazën e parë të fushatës kundër dhunës, ‘Bon Vive’ “, thuhet ndër të tjera në reagim.
Më poshtë mund të lexoni postimin e plotë të kafiterisë “Bon Vivant”:
Jemi të tronditur nga ngjarja tragjike që ka ndodhur në BonVivant. Jemi thellësisht të pikëlluar dhe të shqetësuar që kjo ka sjellë humbje jete, lëndime dhe trauma ndaj njerëzve. Shprehim ngushëllimet tona më të sinqerta për këtë ngjarje të trishtë. Me një thirrje të fuqishme, i drejtohemi sipërmarrësve, stafit dhe çdo qytetari: dhuna dhe krimi nuk kanë qenë dhe as nuk duhet të jenë modeli i jetesës në Prishtinë ose kudo në Kosovë.
BonVivant, një vend si shumë të tjerë në kryeqytet dhe në gjithë Kosovën, ka 40 puntorë në stafin e tij, të cilët janë të përkushtuar për të promovuar kulturën e civilizuar, ku njerëzit vijnë jo për të takuar dhe përballuar me të panjohurën e frikshme, por për të argëtuar dhe për të shijuar përparësitë e një jete kulturore të mirëfilltë, ku hapësirat, muzika, shërbimi dhe produktet krijojnë mundësi për ndërveprim dhe harmoni. Kohët e fundit, dhe veçanërisht këto ditë, po shohim një përshkallëzim të dhunës që po prek çdo sferë të jetës, pa dallim moshë dhe vendndodhje. Kjo po ndodh në lokale, në rrugë, në trafik, praktikisht kudo.
BonVivant ka ndjekur me vëmendje debatin dhe kritikat publike, që në disa raste kanë ofruar reagime të shpejta dhe radikale për zgjidhjen e kësaj situate. Në disa raste, kritika është shndërruar në një lojë ku fajësia shpërndahet pa ndonjë qëllim konstruktiv. Ky lloj reagimi nuk sjell zgjidhje dhe kulturë të qëndrueshme. Ne duam të ndryshojmë këtë model dhe të krijojmë një jetë të pasur dhe të diversifikuar kulturore në Prishtinë.
Të dashur lexues, klientë dhe bashkëqytetarë,
Me qëllim që të mos qëndrojmë pasivë ndaj kësaj situate dhe të mos jemi indiferent ndaj atyre që e shohin të panjohurën në lokale, rrugë dhe sheshe si diçka të frikshme dhe kriminale, BonVivant do të nisë fazën e parë të fushatës kundër dhunës, “Bon Vive”.
Në thelb të kësaj fushate do të jenë tre veprime të CSR (Corporate Social Responsibility) të BonVivant, si një pjesë e pandarë e identitetit të kulturës dhe jetës civile në kryeqytet:
* Do të krijojë një fond donacioni, i cili do të mbushet me një pjesë të fitimit të disa produkteve dhe shërbimeve, si dhe nga kontributet e klientëve. Lokalet të tjera të gastronomisë në Prishtinë që kanë vullnet dhe besim do të inkurajohen të bashkohen me këtë fond.
* Një ditë të caktuar në vit, BonVivant do të ofrojë falas një program të pasur për një numër të kufizuar të studentëve nga Shkolla e Mesme e Kryeqytetit, të cilët kanë treguar sjellje të mirë dhe arritje të shkëlqyera.
* Do të inkurajojë Shoqatat Joqeveritare të Rinjve që të menaxhojnë fondin donacioni, me synimin që të ardhurat të shkojnë tek ata që japin shembull të tolerancës dhe kundër-dhunës.
Për fund, dikur në kryeqytetin tonë, si dhe në shumë qytete të Evropës, kafeteritë, restorantet ishin vende ku njerëzit komunikonin lirisht me të njohurit dhe të panjohurit, duke ndarë mendime dhe krijuar mundësi të reja. E panjohura nuk ishte sinonim i dhunës dhe frikës.Prandaj, BonVivant do të vazhdojë të promovojë një kulturë ku njerëzit mblidhen për të shijuar jetën dhe për të pasur një eksperiencë të mirëfilltë gastronomike. BonVivant, së bashku me shumë lokale të tjera të gastronomisë, kanë bërë Prishtinën një destinacion tërheqës për qytetarët nga e gjithë Kosova dhe për vizitorët nga jashtë, pa dallime.
E panjohura nuk duhet të përshkruhet si frikësuese në Prishtinë dhe në Kosovë nuk do të jetë kurrë!
Bon Vivant do të ri-kthehet shumë shpejt. Ju falënderojmë për mirëkuptimin dhe përkrahjen tuaj!
Faleminderit!
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëÇka është dialogu strategjik për të cilin angazhohet SHBA-ja?
Akuzat e Berishës ndaj Majkos, reagon SPAK
Detaje se si vdiq 36-vjeçari në QKMF-në në Podujevë
Telefonata e vajzës që alarmoi Tiranën, zbulohet çfarë gjeti policia në apartamentin në Astir
Qeveria aprovon rritjen e pensioneve për invalidët, veteranët dhe pjesëtarët e UÇK-së
Në Belgjikë po trajtohet ankesa e vrasësve të Enver Hadrit, Qeveria ndan 100 mijë euro për familjen
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Elon Musk nuk është fans i Liverpoolit, por i rivalit të tyre më të madh në Ligën Premier
Trump paralajmëron 'pushtimin' e Grenlandës, vjen reagimi i kryeministrit të ishullit
Zarf i zi në Big Brother VIP Albania 4
Përmasa gjigante: Granit Xhaka në mbështetje të Gjestit
FSK-ja shkoi në veri të vendit për një varrim, Maqedonci u zotua te KFOR-i se nuk kishte provokim
Rina publikon fotografi krah Feros: Akoma s’ka konkurrencë, 2025