LAJMI I FUNDIT:

Sindikata e Punëtorëve e Autoritetit të Aviacionit Civil i reagon ashpër drejtorit të përgjithshëm Bujar Ejupit

Sindikata e Punëtorëve e Autoritetit të Aviacionit Civil i reagon ashpër drejtorit të përgjithshëm Bujar Ejupit

Sindikata e Punëtorëve e Autoritetit të Aviacionit Civil i ka reaguar Bujar Ejupit, drejtor i përgjithshëm i të AAC-së pasi ky i fundit ka thënë se është  në shënjestër të sulmeve nga grupe të caktuara, që nga momenti kur i raportoi keqpërdorimet në institucionet përgjegjëse.

Në një shkrim në llogarinë zyrtare në Facebook, Sindikata thotë se beson shumë që gjykimet e institucioneve, pasi bazohen në dëshmi e raporte e jo në postime që kanë për qëllim lojën e “heroit viktimë”.


“Është e lehtë të prononcoheni në faqe të mediumit social me tekstin më superlativ për vehten përderisa të gjitha raportet zyrtare, të vendit dhe ndërkombëtare flasin për shkeljet dhe dështimet e juaja. Gjithashtu paraqitja e viktimës e cila qenka duke e luftu të keqen nuk pin ujë më zotëri Ejupi, asnjëra nga këto kallëzime nuk arritën të vërtetohen që tri vite nga institucionet. A është e mundur që ju po i keqpërdorni edhe ato institucione për ta arsyetuar gjithë këtë dështim në menaxhim me “luftimin e korrupsionit”.

Sindikata kërkoi shkarkimin e tij, drejtori Ejupi: Autoriteti i Aviacionit Civil është shënjestër e grupeve të caktuara që kur lajmërova keqpërdorimet
Lexo po ashtu Sindikata kërkoi shkarkimin e tij, drejtori Ejupi: Autoriteti i Aviacionit Civil është shënjestër e grupeve të caktuara që kur lajmërova keqpërdorimet

“Secila prej pikave që keni cekë është manipulim dhe mashtrim të cilat do t’i demantojmë një për një në ditët në vijim sic ju kemi demantuar edhe në të kaluarën. Sikur të ishit marrë me siguri të aviacionit dhe jo me obsesionin për përndjekje profesionistësh e kerozinë, sigurisht se do të kishit Raporte të miratuara pune dhe jo dhjetëra gjetje nga institucione kombëtare e ndërkombëtare pa asnjë reagim përmirësimi nga ju si kreu i institucionit”, thotë Sindikata e Punëtorëve.

Sindikata ka lutur Bujar Ejupin që të mos e keqpërdorni faqen zyrtare të institucionitpër interesa personale.

“Ajo duhet t’i shërbejë opinionit publik për misionin e AAC-së, Sigurinë e Aviacionit Civil”, thuhet në fund./Telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë
Bëhu banor i kompleksit luksoz bregdetar “Holiday In 2” - Shëngjin

Bëhu banor i kompleksit luksoz bregdetar “Holiday In 2” - Shëngjin

Edil Project
“Dal në treg e kthehem me duar në xhepa”: A i kontrollon kush çmimet?

“Dal në treg e kthehem me duar në xhepa”: A i kontrollon kush çmimet?

Ekonomi
Ndrroje kerrin e vogël me Dacia Duster të ri për rrugë të gjata - Auto Mita

Ndrroje kerrin e vogël me Dacia Duster të ri për rrugë të gjata - Auto Mita

Auto Mita
Për herë të parë në Kosovë vjen

Për herë të parë në Kosovë vjen "Peja Outdoor Tourism Festival"

Peja Outdoor
Pagat minimale në Evropë - si ndryshojnë në të gjithë kontinentin?

Pagat minimale në Evropë - si ndryshojnë në të gjithë kontinentin?

Botë
Telegrafi Jobs hap dyert për mundësi emocionuese për karrierë

Telegrafi Jobs hap dyert për mundësi emocionuese për karrierë

Telegrafi Jobs
Kalo në kategori