LAJMI I FUNDIT:

Bomba braziliane “vret” siç duket – pa konkurrencë! Një ushtare spartane në palestër, shiko çfarë po bën

Bomba braziliane “vret” siç duket – pa konkurrencë! Një ushtare spartane në palestër, shiko çfarë po bën

Ajo njihet për këmbët e saj më të gjata dhe shumë adhurues të saj harrojnë se është 38 vjeç

Ndërsa të gjithë pyesin se si është e mundur kjo, Izabel nuk e fsheh se po stërvitet si ushtare spartane. Ajo i kërkon trajnerit seancat më të vështira stërvitore, duke i thënë: “Më përgatit sikur të shkoj në Lojërat Olimpike”.

Nëse shikoni profilin e saj në Instagram, do të shihni se sa përpjekje bën Izabel për të pasur një trup me formë të përsosur, transmeton Telegrafi.


“Shëndeti është një nga thesaret më të mëdha që kemi në jetë dhe gjithmonë ka qenë prioriteti im”, tha Goulart dhe ja si duket rutina e saj e stërvitjes:

Ajo kërcen me litar

Disa thonë se kërcimi është i mirë për shkatërrimin e qelizave yndyrore, të tjerë thonë se është i mirë edhe për trurin tuaj. Kërcimi me litar ka edhe shumë përfitime të tjera , por padyshim është i shkëlqyeshëm për djegien e kalorive.

Izabel Goulart Net Worth,wiiki,bio,earnings,workout,instagram,age,height,braSize,hair,diet

TRX

Kjo metodë përfshin përdorimin e peshës suaj trupore, gravitetit dhe një trajneri (shiriti që shihni duke përdorur Izabel).

Kikboks

Një ushtrim i preferuar në mesin e modeleve, kikboksi ia përkujton Izabel se “pa dhimbje, pa sukses”.

Ushtrimet bazë

Kur nuk është në gjendje të stërvitet, nuk gjen justifikime por i merr gjërat në duart e veta.

“Unë bëj shpesh një stërvitje të shpejtë në dhomën time të hotelit që përbëhet nga ushtrime me peshë trupore për këmbët, muskujt e barkut dhe krahët. Gjithashtu kam gjithmonë një litar kërcimi, topin mjekësor për ta fryrë dhe një fasho në valixhen time. Është një aksesor i mrekullueshëm udhëtimi. Nëse nuk keni palestrën në destinacionin tuaj, nuk ka problem”, tha Izabel.

Ushtrime të frymëzuara nga Pilates

Në rast se nuk ishte e qartë se Isabelle ka një trup super të gjatë dhe të dobët, duhet ta shihni atë me gjymtyrët e saj të shtrira.

Stërvitje me pesha

Izabel shpesh kombinon stërvitjen me rezistencë dhe stërvitjen me peshë për të ndërtuar një trup muskulor.

Aktivitete rekreative

“Sporti ka qenë gjithmonë një pjesë e madhe e jetës sime. Kam luajtur sporte të ndryshme në shkollë dhe kam konkurruar me shkolla të tjera. Kam stërvitur gjithçka: vrapim, volejboll, basketboll, futboll, gjimnastikë e shumë më tepër! Sporti më dha përqendrim, fokus, forcë dhe motivim të mirë për të qëndruar e shëndetshme”, tha ajo dikur.

Vrapimi

Izabel përpiqet të kalojë sa më shumë kohë jashtë të jetë e mundur dhe vrapimi është aktiviteti më i mirë që e lejon atë ta bëjë këtë.

“Kam kujtimet më të mira nga fëmijëria ime dhe kalimi i kohës në mjedisin natyror më bëri më të vetëdijshme se sa e rëndësishme është të udhëheqësh një mënyrë jetese të shëndetshme”.

Joga

Një nga aktivitetet e saj të preferuara në natyrë është padyshim joga, veçanërisht pasi nuk kërkon pothuajse asnjë pajisje.

/Telegrafi/

Në trend Femra

Më shumë
Nusja fshiu grimin 20 minuta para dasmës pasi nuk i pëlqeu si e kishte lyer grimerja profesioniste

Nusja fshiu grimin 20 minuta para dasmës pasi nuk i pëlqeu si e kishte lyer grimerja profesioniste

Femra
Prindërit që rritin fëmijë emocionalisht inteligjentë i bëjnë këto shtatë gjëra

Prindërit që rritin fëmijë emocionalisht inteligjentë i bëjnë këto shtatë gjëra

Fëmija juaj
Terapistët: Nëse thua shpesh tre fraza, prindërit të kanë rritur mirë

Terapistët: Nëse thua shpesh tre fraza, prindërit të kanë rritur mirë

Fëmija juaj
Vëmendje! Këto gjashtë trende po bëjnë namin në kryeqytetin italian të modës, Milano

Vëmendje! Këto gjashtë trende po bëjnë namin në kryeqytetin italian të modës, Milano

Moda
Truku i flokëve të Zendaya që duhet ta provoni të gjitha

Truku i flokëve të Zendaya që duhet ta provoni të gjitha

Flokë dhe stil
Brooke Shields rrëfen se seksi është 'i dhimbshëm' dhe vetëm një mënyrë mund ta 'kënaqë plotësisht'

Brooke Shields rrëfen se seksi është 'i dhimbshëm' dhe vetëm një mënyrë mund ta 'kënaqë plotësisht'

Psikoprofil
Kalo në kategori