LAJMI I FUNDIT:

Shkencëtarët gjetën një planet që nuk duhet të ekzistonte

Shkencëtarët gjetën një planet që nuk duhet të ekzistonte

Eksoplaneti më i ndritshëm i gjetur ndonjëherë në galaktikën tonë, LTT-9779b, është aq i ndritshëm sa duket si një pasqyrë gjigante në hapësirë. Është më i ndritshëm edhe se Venera, e cila reflekton rreth tre të katërtat e dritës që bie mbi të. Por, kjo nuk është e gjitha. Ky ekzoplanet, 263 vite dritë larg nga ne, është jashtëzakonisht i nxehtë, ku temperatura arrin 1827 gradë Celsius. Kjo është temperatura më e nxehtë e parë ndonjëherë në një ekzoplanet të këtij lloji.

“Imagjinoni një botë që digjet afër yllit të saj, me re të rënda metali që bien shi titani”, tha astronomi James Jenkins i Universitetit të Diego Portales në Kili. Shkencëtarët e bënë këtë zbulim duke përdorur satelitin ExOPlanet (Cheops) të Agjencisë Evropiane të Hapësirës.


Albedo jashtëzakonisht e lartë

Ndërsa LTT-9779b rrotullohet rreth yllit, sasia e dritës së emetuar nga sistemi ndryshon. Kur një planet është përballë një ylli, drita e tij dobësohet. Por gjithashtu dobësohet kur planeti është pas yllit. Kjo ndodh sepse, kudo që të jetë, drita e ekzoplanetit shton dritën totale të emetuar nga sistemi.

Duke përdorur këtë informacion, astronomët përcaktuan se sa dritë lëshon ekzoplaneti, domethënë albedon. Ky i fundit është një numër që tregon se sa dritë reflektohet nga sipërfaqja e një trupi, domethënë, tregon raportin e dritës së reflektuar me atë që ka rënë në trup. Për shembull, albedo e Tokës është 0,3 (pasqyron 30 për qind të dritës së diellit), Venusit 0,75 dhe këtij ekzoplaneti të çuditshëm madje 0,8.

Megjithatë, atmosfera e LTT-9779b është e çuditshme. Në këto temperatura djallëzore, duhet të vlojë dhe të avullojë. Por, duke pasur parasysh që është ende aty, duket se është i mbingopur me metale dhe xham. “Për të avulluar një banjë, ju ose mund të ftohni ajrin derisa avulli të kondensohet ose mund të derdhni ujë të nxehtë derisa të formohen retë, sepse ajri është aq i ngopur sa nuk mund ta mbajë avullin”, tha astronomi Vivien Parmentier nga Cote d’Azur, observatori në Francë.

“Në mënyrë të ngjashme, retë metalike mund të formohen në LTT-9779b, pavarësisht se janë kaq të nxehta, sepse atmosfera është e mbingopur me silikate dhe avuj metalikë”, shtoi astronomi, raporton sciencealert.

Një planet që nuk duhet të ekzistojë

Astronomët deklarojnë gjithashtu se ky ekzoplanet, sipas modeleve, nuk duhet të ekzistojë. Gjegjësisht, ai ka 4.7 herë rrezen dhe 29 herë masën e Tokës dhe një rrotullim rreth yllit të tij të ngjashëm me diellin e bënë për 19 orë – që do të thotë se ndodhet në zonën e “shkretëtirës së Neptunit”.

E ashtuquajtura shkretëtira e Neptunit i referohet zonës afër yllit, ku orbita është më e shkurtër se dy deri në katër ditë dhe ku nuk ka ekzoplanetë me madhësinë e Neptunit. Domethënë, rrezatimi i fortë nga ylli mëmë është i pranishëm në këtë zonë; që do të thotë se planetët nuk mund të mbajnë atmosferën e tyre të gaztë.

Zakonisht avullohen dhe mbetet vetëm bërthama shkëmbore. Shkencëtarët në këtë zonë nuk hasin në planetë me madhësinë e Neptunit (i cili është rreth 4 herë më i madh se Toka), dhe kjo është arsyeja pse zona quhet “Shkretëtira e Neptunit”.

“Ne besojmë se retë metalike ndihmojnë planetin të mbijetojë në shkretëtirën e nxehtë të Neptunit. Retë reflektojnë dritën dhe parandalojnë planetin të mbinxehet dhe atmosfera të avullojë. Përveç kësaj, për shkak të përmbajtjes së lartë të metaleve, LTT-9779b ka një atmosferë të rëndë që nuk është aq e lehtë që të “fryhet””, shpjegoi astrofizikani Sergio Hoyer nga Laboratori i Astrofizikës së Marseille në Francë. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Vetëm dy vende do të mbijetonin pas apokalipsit bërthamor - çka do t'i shpëtonte këto shtete

Vetëm dy vende do të mbijetonin pas apokalipsit bërthamor - çka do t'i shpëtonte këto shtete

Botë
Demografia evropiane - cili shtet ka natalitetin më të lartë dhe ku qëndron Kosova?

Demografia evropiane - cili shtet ka natalitetin më të lartë dhe ku qëndron Kosova?

Evropa
Amerikani bleu një magazinë të vjetër për 380 euro - ajo çfarë gjeti në të është një pasuri e vërtetë

Amerikani bleu një magazinë të vjetër për 380 euro - ajo çfarë gjeti në të është një pasuri e vërtetë

Amerika
“Vuçiq paguan paraprakisht në rast të fitores së Trumpit”, mediat botërore shkruajnë se si dhëndrit të ish-presidentit amerikan iu shit ndërtesa e Shtabit të Ushtrisë Serbe

“Vuçiq paguan paraprakisht në rast të fitores së Trumpit”, mediat botërore shkruajnë se si dhëndrit të ish-presidentit amerikan iu shit ndërtesa e Shtabit të Ushtrisë Serbe

Serbia
Ky ishte sundimtari më i pasur në historinë e botës - ekspertët

Ky ishte sundimtari më i pasur në historinë e botës - ekspertët "ringjallën" gjyshin e Tutankhamun

Afrika
Pasi kaluan 12 ditë prej dasmës, indoneziani kuptoi se ishte martuar me një burrë - por kjo nuk është pjesa më e çuditshme e historisë

Pasi kaluan 12 ditë prej dasmës, indoneziani kuptoi se ishte martuar me një burrë - por kjo nuk është pjesa më e çuditshme e historisë

Azia
Kalo në kategori