LAJMI I FUNDIT:

​Azemi thirrje kompanive: Bëni kujdes me punëtorët në këto ditë të nxehta

​Azemi thirrje kompanive: Bëni kujdes me punëtorët në këto ditë të nxehta

Kryetari i Sindikatës së Punëtorëve të Sektorit Privat, Jusuf Azemi u ka bërë thirrje pronarëve të kompanive private që të kenë kujdes për sigurinë dhe shëndetin e punëtorëve në këto ditë që po mbizotërojnë temperaturat e larta në vend.

Kryetari Azemi në një komunikatë për media po ashtu ka kërkuar nga kompanitë ndërtimore që të ndryshojnë orarin e punës dhe t’iu përshtaten temperaturave.


Në njoftim thuhet po ashtu se çdo pakujdesi e kompanive, mund të kushtojë me jetë për punëtorët.

“Duke u nisur nga temperaturat e larta që po dominojnë në vendin tonë tash e disa ditë, e të cilat do të vazhdojnë si duket edhe për një kohë, thërrasim pronarët e kompanive private që të kenë kujdes me shëndetin e punëtorëve, pasi që dihet se punimi ne objekte te larta me temperatura ekstreme te mëdha rrezikojnë drejt për së drejti punëtorët që punojnë në hapësirat e jashtme. Andaj ju thërrasim që mund edhe ta ndryshoni orarin e punës që t’u përshtateni temperaturave më të ulëta, sidomos para dhe pas ditës, çdo pakujdesi e juaja kushton me jetë , dhe këtu mendoi se s’duhet pasur pardon”, citohet në komunikatë Jusuf Azemi.

Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, sot temperaturat minimale do të sillen mes 13 dhe 16 gradë Celsius, ndërsa ato maksimale mes 31 dhe 35 gradë Celsius.

Në trend Ekonomi

Më shumë
Bëhu banor i kompleksit luksoz bregdetar “Holiday In 2” - Shëngjin

Bëhu banor i kompleksit luksoz bregdetar “Holiday In 2” - Shëngjin

Edil Project
Për herë të parë në Kosovë vjen

Për herë të parë në Kosovë vjen "Peja Outdoor Tourism Festival"

Peja Outdoor
Regjistrimi i popullsisë, familja Jashari përfundon procesin nga stafi i ASK-së

Regjistrimi i popullsisë, familja Jashari përfundon procesin nga stafi i ASK-së

Ekonomi
​Përfundon periudha transitore: Nga sot, euro valuta e vetme për transaksione në Kosovë

​Përfundon periudha transitore: Nga sot, euro valuta e vetme për transaksione në Kosovë

Ekonomi
Ndrroje kerrin e vogël me Dacia Duster të ri për rrugë të gjata - Auto Mita

Ndrroje kerrin e vogël me Dacia Duster të ri për rrugë të gjata - Auto Mita

Auto Mita
Telegrafi Jobs hap dyert për mundësi emocionuese për karrierë

Telegrafi Jobs hap dyert për mundësi emocionuese për karrierë

Telegrafi Jobs
Kalo në kategori