Kaloi pa vëmendje një deklaratë e presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuçiq, në të cilën ai përshkallëzoi kërcënimet e tij lidhur me gjendjen në Kosovë, ku u shpreh se javën e ardhshme mund të vendosë për ndalimin e eksportit të municionit dhe të armatimit nga Serbia. Argumenti për këtë ishte se “gjithçka duhet të jetë gati për rastin e një agresioni kundër Republikës së Serbisë”. Me pak fjalë, ai ndihet aq i kërcënuar, sa mendon të ndalojë eksportet e municionit dhe të armatimit për të krijuar sasitë e nevojshme për planet e tij. Pra, ai duhet të mbushë depot dhe të bëhet gati për luftë. Dihet mirë se Serbia ka industrinë ushtarake më të madhe në Ballkan dhe është një ndër eksportuesit e rëndësishëm të armatimit dhe municionit në nivel botëror, duke zënë vendin e 25-të në listën e vendeve eksportuese. Dhe, ndalimi i eksportit do të thoshte një sakrificë e mirëfilltë për ekonominë e këtij vendi.
Po përse iu dashka kjo sakrificë Serbisë?
Mesazhet e sotme të Vuçiqit duket se synojnë disa objektiva.
Së pari, përmes krijimit artificial të një psikoze kërcënimi terrorist dhe lufte, që ai e pret nga Kosova, ai tenton t’u flasë qytetarëve të Serbisë, të cilët duket se nuk janë më në mbështetje të politikave të tij autoritare dhe populiste.
Së dyti, me krijimin e një kërcënimi imagjinar nga Kosova, ai kërkon të gjejë veshë të hapur në Perëndim, duke synuar që të vijojë përpjekjen, jo krejt të pasuksesshme deri tani, për ta paraqitur Kosovën si pjesë të rëndësishme të problemeve, që Serbia ka krijuar prej më se dy dekadash në veri të saj.
Së treti, përmes kërcënimit të armatosjes dhe të “mbushjes së armëve” (pasi vetëm për këtë mund të ndalet eksporti i municionit), ai kërkon të shantazhojë të gjithë ata që janë të predispozuar për të rënë prè e shantazhit, në Evropë e në rajon.
Mbetet për të parë se cili do të jetë vendimi i tij i paralajmëruar për javën e ardhshme. Nëse ndalimi i eksportit të municioneve dhe armatimit do të ndodhë vërtet, atëherë Kosova, vendet e rajonit, NATO dhe Perëndimi në përgjithësi do të duhet të rilexojnë me shpejtësi, të kuptojnë domethënien e aktit dhe të marrin masat e nevojshme.
Retorika e Vuçiqit për “rrezikun e terrorizmit” nga Kosova, për “kërcënimin e serbëve të Kosovës” dhe për “rrezikun e agresionit ndaj Republikës së Serbisë” duket sikur janë shkëputur fjalë për fjalë nga tekstet e propagandës serbe të viteve 1980-‘90, kur kjo propagandë parapërgatiti agresionin dhe genocidin ndaj popullit shqiptar të Kosovës, prej të cilit u trondit dhe u fut në luftë bota e qytetëruar.
Por, kjo retorikë duket sikur është shkëputur edhe nga tekstet e propagandës ruse, e cila i parapriu agresionit ndaj Ukrainës dhe krimeve monstruoze që vijojnë të ndodhin përditë kundër popullit të saj.
Është me shumë rëndësi që kjo retorikë e rrezikshme, që synon përshkallëzim në mënyrë të sinkronizuar si në Kosovë, ashtu dhe në Bosnjë, të vlerësohet me seriozitet nga autoritetet përgjegjëse të vendeve të rajonit, ato të NATO-s dhe vendet e tjera të BE-së.
Ndërkohë, Shqipëria si vend i kërcënuar në mënyrë të drejtpërdrejtë nga çdo destabilizim i rajonit, do të duhet që të ushtrojë përgjegjësitë e saj në NATO për të denoncuar këto tentativa aventuriere dhe të rrezikshme të Serbisë për të krijuar vatra të reja konflikti në rajon. Samiti i ardhshëm i NATO-s që mbahet në Vilnius javën e ardhshme, është një moment shumë i rëndësishëm në të cilin Shqipëria mund dhe duhet të ndajë me aleatët vlerësimet e saj për gjendjen si dhe propozimet përkatëse për masat që Aleanca duhet të marrë për frenimin e përshkallëzimit të konfliktit në Ballkan që po nxitet keqas nga Serbia.
Nga një zyrtar i lartë i BE-së dëgjova para disa ditësh një tezë të shpëlarë, sa naive aq dhe të rrezikshme, e cila është ngjizur prej vitesh në disa qarqe europiane. Sipas tij, një Rusi e dobët (apo edhe një Putin i dobët) janë më të rrezikshëm se Rusia apo Putini i fortë. Në vijim të këtij argumenti qesharak, prej kohësh është ushqyer edhe një qasje inferiore ndaj Rusisë dhe Putinit, prej së cilës ai është inkurajuar në disa agresione brutale që ka kryer gjatë sundimit të tij.
E kundërta është e vërtetë: sa më shumë të dobësohen diktatorët, aq më shumë reduktohet edhe rreziku që ata paraqesin për botën demokratike.
Mbetet vetëm për të shpresuar që politika perëndimore do t’i ruhet kurthit tinëzar që paraqet besëtytnia absurde, se diktatorët e fortë janë më të parrezikshëm se sa të dobëtit.
Kjo duhet të vlejë edhe për rastin e Vuçiqit.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëDrenusha Latifi pranon në takim Atillën, vendosin të 'pajtohen' për hatër të fëmijëve
Publikohen pamjet tronditëse të momenteve të fundit të Liam Payne sa ishte gjallë - stafi i hotelit kryen lëvizje të çuditshme dhe ka mospërputhje të kohës
Një epokë e re në bashkëpunimin ushtarak: Ja se si vendet anëtare të BE-së "po bashkohen për një mbrojtje të avancuar”
Ana lë shtëpinë e Big Brother VIP Kosova 3
"Nuk mund të bërtasësh Serbi, Serbi në një stadium përballë një populli të masakruar" - gazetari rumun shumë kritikues ndaj tifozëve
Angela Merkel shpreh 'shqetësim të madh' për rolin e Elon Musk në qeverinë amerikane
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
Sancho mund të largohet nga Chelsea, por jo nga Anglia – atë e do me ngulm rivali i tyre
Një epokë e re në bashkëpunimin ushtarak: Ja se si vendet anëtare të BE-së "po bashkohen për një mbrojtje të avancuar”
Ish-deputetët e LVV-së kritikojnë kryeministrin Kurti për mungesën e fokusit në bashkimin kombëtar
"Kam 90 për qind gjasa që s'do mbijetoj", zbardhet biseda telefonike që Diana realizoi me babanë e saj para se të largohej nga BBVK
Publikohen pamjet tronditëse të momenteve të fundit të Liam Payne sa ishte gjallë - stafi i hotelit kryen lëvizje të çuditshme dhe ka mospërputhje të kohës
Zyrtari i lartë ushtarak britanik: Jemi të gatshëm qysh sonte të luftojmë me Rusinë