LAJMI I FUNDIT:

Çka përfitojnë qytetarët nga 13 marrëveshjet Kosovë-Shqipëri

Çka përfitojnë qytetarët nga 13 marrëveshjet Kosovë-Shqipëri

Ani pse nuk u ulën përballë njëri-tjetrit në një tryezë siç është zakon, dy kabinetet qeveritare Shqipëri e Kosovë e dhanë vulën e tyre për 13 marrëveshjet që ishin planifikuar të nënshkruheshin.

Pavarësisht polemikave për shtyrjen e mbledhjes së përbashkët, rruga e ujdive të përbashkëta u hap, fillimisht me nënshkrimet e ministrave të Shqipërisë e pastaj atyre të Kosovës.


Siç njoftoi vetë Qeveria e Kosovës, 13 marrëveshjet mbulojnë bashkëpunimin në fusha të ndryshme, nga siguria, drejtësia e deri te arsimi dhe kultura.

Në ministrinë e Drejtësisë bëjnë me dije se kanë nënshkruar Marrëveshje për njohjen e së drejtës së ushtrimit të profesioneve të avokatit dhe ndërmjetësit në zgjidhjen e mosmarrëveshjeve, për çka thonë se përfitues do të jenë qytetarët e të dyja vendeve.

“Qëllimi i është marrëveshjes që ndërmjetësuesit dhe avokatet e të dyja vendeve të kenë të drejtë që profesionin e avokatit ta ushtrojnë në  kushtet të barabarta pa as një pengesë sikurse në Kosovë ashtu edhe në Shqipëri”, ka sqaruar Eros Gashi – këshilltar në Ministrinë e Drejtësisë.

Nënshkruhen 13 marrëveshje mes Kosovës dhe Shqipërisë
Lexo po ashtu Nënshkruhen 13 marrëveshje mes Kosovës dhe Shqipërisë

Gjithashtu, ministrat e Brendshëm nga të dy vendet kanë nënshkruar edhe deklaratën e përbashkët duke u zotuar bashkërisht për intensifikimin e bashkëpunimit në fushën e sigurisë.

Ajo përfshinë kryesisht lehtësimin e qarkullimit ndërkufitar dhe avancimin e shkëmbimit të informacioneve përmes sistemeve të Menaxhimit të Kufirit, avancimin e Qendrës së Përbashkët për Menaxhimin e Integruar të Kufirit, si dhe avancimin e bashkëpunimit në parandalimin dhe luftimin e krimit.

Edhe këtë marrëveshje po e sheh fort të dobishme njohësi i çështjeve të sigurisë Drizan Shala, i cili thotë se bashkëpunimi lufton me efikasitet sidomos krimin e organizuar dhe kontrabandën.

“Sa i përket fushës së sigurisë kjo [marrëveshje] do t’i ndihmojë jashtë zakonisht [sistemit të drejtësisë] në luftimin e krimit të organizuar,  kontrabandës e cila ditëve, javë dhe muajve të kaluar kemi pasur një rritje të tyre me që është në sezonin verore ku nuk kemi kontrolle kufitare. Kalim i kësaj marrëveshjeje nga ana e dy qeverive unë mendojë që do të ndihmojë në shkëmbimin e informacioneve do të jetë në kohë reale dhe me pastaj masat preventive nga të dyja palët ”, ka thënë Shala.

Një tjetër marrëveshje është ajo e bashkëpunimit në fushën e inspektimeve, ku parashikohet që Shqipëria t’i dhurojë Kosovës portalin “e-inspection”. /Dukagjini/

Në trend Lajme

Më shumë
​Bombardimi i konsullatës në Ukrainë, Qeveria shqiptare interesohet për provat

​Bombardimi i konsullatës në Ukrainë, Qeveria shqiptare interesohet për provat

Lajme
E refuzuan Abdixhiku e Haradinaj, deklarohet Kurti: Mendova se është më së miri të takohemi të gjithë së bashku

E refuzuan Abdixhiku e Haradinaj, deklarohet Kurti: Mendova se është më së miri të takohemi të gjithë së bashku

Politikë
Gara për Parlamentin Evropian, Emma Bonino mbështet fuqishëm kandidatin shqiptar, Muharrem Salihu

Gara për Parlamentin Evropian, Emma Bonino mbështet fuqishëm kandidatin shqiptar, Muharrem Salihu

Lajme
Ramadani “dekonspiron” regjisorin serb: Po mundohet ta përgatisë opinionin perëndimor për planet serbe ndaj Kosovës

Ramadani “dekonspiron” regjisorin serb: Po mundohet ta përgatisë opinionin perëndimor për planet serbe ndaj Kosovës

Siguri
Ushtria shqiptare po ringrihet, 1.8 mld euro për transformim

Ushtria shqiptare po ringrihet, 1.8 mld euro për transformim

Lajme
Tragjedia në Shkodër, prokuroria zbulon mesazhet ofenduese dhe tradhtinë në celularin e bashkëshortit të Alma Arrazit

Tragjedia në Shkodër, prokuroria zbulon mesazhet ofenduese dhe tradhtinë në celularin e bashkëshortit të Alma Arrazit

Lajme
Kalo në kategori