LAJMI I FUNDIT:

Ballkanin po e dëmton Republika Sërpska edhe pse sytë janë te Kosova

Ballkanin po e dëmton Republika Sërpska edhe pse sytë janë te Kosova

Është e lodhshme, e bezdisshme, por më shumë se kaq e palejueshme që një shtet me problemet e veta aq të mëdha të kthehet në pengesë për të ardhmen e Ballkanit.

Kjo po ndodh me Federatën e Bosnjës dhe Hercegovinës (BH) prej problemeve të vazhdueshme që po i sjell makthi i Republikës Sërpska (RS). E fundit, Asambleja e kësaj republike kërkon të mos njohë autoritetin e vendimeve të Gjykatës Kushtetuese të Bosnjës. Më tepër se kaq, “i plotfuqishmi Dodik” dhe aleatët e tij jo vetëm nuk duan të respektojnë më autoritetet e ndarjes së pushteteve në federatë, që rrjedhin nga Marrëveshja e Dejtonit, por më shumë se kaq shfaqin edhe sigurinë t’i bëjnë ato.

A na interesojnë vërtetë ato që bëhen në BH?! Me sa duket: Po. Pas ngjarjeve të veriut në Kosovë, Zhelka Cvijanoviq, anëtarja e presidencës së BH-së ka gjetur një mënyrë në dukje dytësore për t’ia nxirë jetën Kosovës sa i përket regjimit pa viza, ndikuar prej Procesit të Berlinit. Zyrtarja e SNSD-së e ka quajtur këtë çështje si shkatërruese për interesin jetik të entitetit të Republikës Sërpska! Argumenti ka pak ngrohje tashmë dhe nga kundërshtimet që po i vishen ngado në kurriz Qeverisë Kurti: “Regjimi i kryeministrit të Kosovës nuk meriton përfitime”, u shpreh ajo.


Procesi i heqjes së vizave për rajonin, këtu flitet për Kosovën sepse rajoni e ka tejkaluar këtë gjendje, nisi pas nënshkrimit të marrëveshjes për lëvizje të lirë në Ballkanin Perëndimor, nga nëntori i vitit 2022 brenda kuadrit të Procesit të Berlinit. Kjo i referohet lirisë së lëvizjes vetëm me letërnjoftime në Ballkanin Perëndimor. Për fat, tashmë për Kosovën është vendosur që 1 janari i vitit 2024 të jetë momenti kur qytetarët e saj të lëvizin pa viza në të gjithë kontinentin, një moment aq shumë i pritur për Republikën e re, përballur me aq shumë probleme. Mbi të gjitha, prej situatës së dialogut ku përveç ngurtësisë së vendimeve të kryeministrit Kurti shpeshherë të padakordësuara me faktorin ndërkombëtar (madje edhe kjo e fundit të shpalljes si organizata terroriste të dy organizimeve), kemi përballë një Serbi, që e nguc shpesh veriun aq jetik në Kosovë në problematika. Duke ditur lidhjet historike të Kosovës dhe të BH-së, shumëkush e kupton se bllokimi i heqjes së regjimit të vizave, i cili prej vitesh i ka rënduar banorët e të dyja vendeve, është një akt tejet i njëanshëm nga serbët. Ndërkohë, dy etnitë e tjera, me autoritetet e tyre, janë dakordësuar dhe nuk kanë nxjerrë probleme me ratifikimin.

Paradoksalisht, politikanët nga Republika Sërpska e refuzojnë ratifikimin, edhe pse ish-kryetari i Këshillit të Ministrave të Bosnje e Hercegovinës, Zoran Tegeltija, i cili është anëtar i partisë së Dodikut, ishte një prej nënshkruesve të atij dokumenti në Berlin, pak muaj më parë. Por, Kosova është vetëm një aspekt i trazirave që mund të sjellë BH-ja, pasi tashmë Asambleja e Republikës Sërpska po shkon shumë më tej: po refuzojnë strukturat e ndarjes së pushtetit që ekzistojnë në Bosnje. Këto ndarje të pushtetit janë përcaktuar në Marrëveshjen e Dejtonit, që i dha fund luftës në Bosnje. Kujtojmë se marrëveshja e arritur më 1995 i ka ndarë funksionet qeveritare, administrative dhe funksionet e tjera përmes vijave etnike mes shumicës boshnjake, serbe dhe kroate. Kuptohet se procesi i bllokimit është ende me mbështetjen e Dhomës së Ulët të Parlamentit të Republikës Sërpska, duhet të kalojë në Dhomën e Lartë dhe miratimin e nivelit presidencial në këtë entitet.

Dihet po ashtu se përfaqësuesi i lartë ndërkombëtar në Bosnje, Christian Schmidt, po ashtu mundet të anulojë legjislacionin, për të ofruar funksionim të institucioneve civile të BH-së. Në mënyrë të përmbledhur, BE-ja duket në prag të falimentit në Ballkan, për shkak të frymës serbe, në dukje RS-së që po e “shkelin frymën e kushtetutës së shtetit dhe Marrëveshjes së Paqes së vitit 1995”, sipas autoriteteve.

Ne na intereson Kosova dhe kur shikon problematikat e saj, kupton se është Bosnja ajo që po i vë dërrmën një procesi paqetimi, që u ngjiz me vështirësi në Dejton, që mori frymë tjetër me fundin e luftës dhe pavarësinë e Kosovës, por që nuk po gjen dot jetë pa demokratizimin e Serbisë dhe derivatit të saj: Republikës Sërpska. Evropa duhet të shikojë se Kosova veç gabimeve të saj, po mbrohet para të pamundshmes që vjen nga shikimi i faktorit të huaj, por edhe relativizimit të faktorit serb.

Në trend

Më shumë
Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje

Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje

Kronika e Zezë
Në rastin

Në rastin "Kobra", babai i viktimës: Më ka ik fëmija në moshën më të mirë, arma nuk përdoret tek vëllezërit

Drejtësi
Publikohet një dokument prej 1000 faqesh që detajon planet e Gjermanisë në rast të një lufte në Evropë

Publikohet një dokument prej 1000 faqesh që detajon planet e Gjermanisë në rast të një lufte në Evropë

Evropa
Dërguti tha se grupi i Osmanit në Guxo është në bisedime për rikthimin në LDK, Meta: Absolutisht e pavërtetë

Dërguti tha se grupi i Osmanit në Guxo është në bisedime për rikthimin në LDK, Meta: Absolutisht e pavërtetë

Lajme
Parashikimi i motit për të premten, shi, borë dhe erëra të furishme

Parashikimi i motit për të premten, shi, borë dhe erëra të furishme

Lajme
Peci me akuza për PDK-në dhe LDK-në: A e dini se në vitin 2017, Ministria e Bujqësisë kishte paditur Fahrie Hotin, duke i kërkuar kthimin e mbi 17 mijë euro

Peci me akuza për PDK-në dhe LDK-në: A e dini se në vitin 2017, Ministria e Bujqësisë kishte paditur Fahrie Hotin, duke i kërkuar kthimin e mbi 17 mijë euro

Lajme
Kalo në kategori