LAJMI I FUNDIT:

Punonjësit e DAP ndërprenë grevën, ende nuk ka zgjidhje për pagat

Punonjësit e DAP ndërprenë grevën, ende nuk ka zgjidhje për pagat

Në DAP sot filloi procesi i pajtimit me organizatën sindikaliste “Solidariteti” në ndërmjetësim të Ilija Manasievit, në lidhje me kërkesën për rritjen e pagave të të punësuarve për 30%. Kryetari i Solidariteti, Vase Nadenovski, dhe u.d. drejtorja e DAP-it, para fillimit të takimit në deklaratë për mediat u shprehën se ka shpresë për gjetjen e zgjidhjes së përbashkët. Çdo vendim jashtë kornizave të caktuara, do të thotë fillim automatik i grevës së përgjithshme.

Vendimi për grevë të përgjithshme duhej të hyjë në fuqi më 27 qershor, por u prolongua për shkak të emërtimit të ndërmjetësuesit. Në ndërkohë, të punësuarit në DAP çdo ditë mbajnë protesta dy orëshe në vendet e punës.

“Kushte më të mira për të punësuarit, d.m.th. paga më të mira, kështu edhe efikasitet për të gjithë ne që i shfrytëzojmë shërbimet e DAP ose cilësdo organizatë tjetër. Ne do të mundohemi që të nxjerrim maksimalisht edhe argumentet dhe mundësitë për zgjidhjen e dallimeve që ekzistojnë mes tyre.”- deklaroi Ilija Manasiev, “Solidariteti”.


“Shpresoj se do të gjejmë zgjidhje adekuate me qëllim që të kemi sukses në angazhimet tonë dhe kërkesat tona që së bashku të bëjmë marrëveshjen kolektive me sindikatën reprezentative, thjesht mund të them se me këtë problem që doli, nëse ashtu mund ta quaj, do të paraqes edhe sfidë adekuate dhe pres që t’i kemi rezultatet në fund, përkatësisht epilogu të jetë pozitiv”, tha Sanja Llukarevska, Drejtore.

Në trend Lajme

Më shumë
Aksidenti me tre viktima në Çubrel të Skenderajt: Edhe pesë të lënduar, katër prej tyre zyrtarë policorë

Aksidenti me tre viktima në Çubrel të Skenderajt: Edhe pesë të lënduar, katër prej tyre zyrtarë policorë

Kronika e Zezë
E quajti Ramush Haradinajn “gjeneral të vetëshpallur”, OVL-UÇK në Pejë i reagon Gërvallës

E quajti Ramush Haradinajn “gjeneral të vetëshpallur”, OVL-UÇK në Pejë i reagon Gërvallës

Lajme
Publicisti serb: Beogradi duhet të përballet me realitetin për Kosovën, iluzion të pritet një ndryshim i politikës amerikane

Publicisti serb: Beogradi duhet të përballet me realitetin për Kosovën, iluzion të pritet një ndryshim i politikës amerikane

Lajme
Kurti reagon pas aksidentit me tre të vdekur në rrugën Mitrovicë-Pejë

Kurti reagon pas aksidentit me tre të vdekur në rrugën Mitrovicë-Pejë

Lajme
Zhduket veterani i UÇK-së, Zylfi Tejeci, kërkohet ndihmë nga qytetarët

Zhduket veterani i UÇK-së, Zylfi Tejeci, kërkohet ndihmë nga qytetarët

Lajme
Gjykimi për vrasjen e Liridona Ademajt fillon sot, familjarët presin drejtësi

Gjykimi për vrasjen e Liridona Ademajt fillon sot, familjarët presin drejtësi

Lajme
Kalo në kategori