LAJMI I FUNDIT:

Çka demonstruan kompanitë prodhuese në VET Summit 2023?

Çka demonstruan kompanitë prodhuese në VET Summit 2023?

Në Kosovë është mbajtur edicioni i dytë i Samitit për Arsim dhe Aftësim Profesional “VET Summit 2023”, i organizuar nga Klubi i Prodhuesve të Kosovës.

Gjatë dy ditëve të samitit, tre kompani lider, secila në industrinë e vet, demonstruan përmes punëtorive mënyrat e prodhimit dhe testimit të produkteve në treg.

Demonstrimet që bënë kompania e prodhimit të vajit “Floil”, kompania e prodhimit të qumështit “Vita”, si dhe kompania e prodhimit të drurit “Shehu”, nxjerr në pah rëndësinë e praktikave të qëndrueshme dhe efikase në industri.


Nga kompania “Floil”, teknologja Arbnora Jakupi tregoi se si lëndën e parë, pra vajin ushqimor, të cilin e marrin nga jashtë e rafinojnë në Kosovë, si dhe disa analiza të tjera që i bëjnë.