Tashmë otorinolaringolog i pensionuar, Jonuz Cani nga Gjilani ka vendosur të fokusohet në sportin e bjeshkatarisë, më saktësisht në alpinizëm, duke u ngjitur në maja mijëra metra të larta.
Ani pse dashurinë për këtë sport e ka tash e 60 vjet, 77-vjeçari, deri vonë, nuk ka mundur të ndajë shumë kohë për të, për shkak të jetës së tij profesionale.
“Maja më e lartë që kam ngjitur, është maja Kilimanxharo [mbi 5.000 metra]. Kjo ka ndodhur në vitin 2001… Kam shëtitur Tanzaninë dhe e kam shfrytëzuar rastin për ngjitje me guidë në Kilimanxharo. Ajo është një majë vullkanike me një krater shumë mbresëlënës, e që e kam si thesar në jetë”, thotë Cani për Radion Evropa e Lirë.
Maja e parë ku është ngjitur, thotë se është ajo e Stubllës në Kosovë, dekada më parë.
![](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2023/06/1665.jpg)
Ai thotë se edhe në ditët më të zëna, është munduar të mos e ndalë aktivitetin e ecjes.
“Vërtet unë kam qenë i zënë shumë në aspektin profesional. Një kohë prej 10-15 vjetësh kam qenë i vetmi në këtë lëmi, dhe kam pasur frekuencë shumë të madhe të pacientëve. Por, dëshira për bjeshkatari ka bërë që unë të gjej kohë dhe të mos ndalem kurrë”, thotë Cani, i cili ka punuar në Spitalin e Përgjithshëm të Gjilanit.
Ai thotë se para 60 vjetësh, kur ka nisur të merret me këtë sport, ka qenë bjeshkatari i parë zyrtar, i regjistruar në Kosovë.
“Në atë kohë ka funksionuar një shoqatë e bjeshkatarisë, e quajtur Frushka Gora, dhe unë kam qenë pjesëtar i asaj shoqate. Me atë shoqatë kemi realizuar shumë ngjitje”, kujton Cani.
Një prej faktorëve që e ka shtyrë në këtë sport, thotë se është Gjilani, qyteti ku ka lindur, i cili gjendet në pjesën lindore të Kosovës. Natyra e tij thotë se ishte motiv për të.
“Ta them të drejtën, unë si fëmijë jam rritur në pjesët rurale, në një fshat, dhe gjatë gjithë kohës kam qenë i preokupuar me bjeshkë. Më shumë kam ndenjur në bjeshkë, sesa në shtëpi… Kemi bjeshkë të shenjta, neve natyra na ka dhuruar aq begati të madhe në këtë aspekt, saqë ne, në të vërtetë, jemi shumë neglizhentë në shfrytëzimin e të mirave të saj”, thotë Cani.
Sipas tij, interesimi për bjeshkatari është gjithnjë e më shumë në rritje.
Me formimin e klubeve të ndryshme në mbarë Kosovën, thotë ai, të rinjtë dhe të rejat janë shumë kureshtarë për këtë sport.
“Ne kemi [edhe] vizitorë nga jashtë… Bjeshkët e Nemuna që i kemi, janë fantastike, Bjeshkët e Sharrit janë fantastike dhe janë imperativ për të gjithë alpinistët që të vijnë dhe t’i vizitojnë”.
“Të gjithë nga jashtë, prioritet e kanë Majën e Lubotenit. Maja e Lubotenit është maja më atraktive e bjeshkëve tona”, thotë Cani.
Ai thotë se ngjitjet i bën kryesisht me shoqërinë e tij, por nganjëherë edhe vetë.
“Ngjitja është një sfidë mjaft e madhe dhe në momentin kur bjeshkatari mbërrin në majë, kënaqësia është e papërshkrueshme. Besoni se aty derdhen lot, aty bëhen përqafime të ngrohta… Njeriu, siç ka nevojë ditore të ushqimit, ashtu ka nevojë edhe për shujtë sportive ditore, javore… ”, thotë 77-vjeçari.
Nga Federata e Bjeshkatarisë dhe Ngjitjes Sportive e Kosovës thonë për Radion Evropa e Lirë se i kanë të regjistruara 22 shoqata dhe klube të bjeshkatarëve, me një numër prej 1.150 bjeshkatarësh dhe alpinistësh.
Sipas kësaj federate, grup-moshat më aktive në ngjitje janë nga 18 deri në 50 vjeç, por ka edhe bjeshkatarë aktivë deri në moshën 70-vjeçare.
Derisa kujton ngjitjen e vështirë në Materhorn të Zvicërs, Cani thotë se, së shpejti, synon të ngjitet në majën Materhorn në Bullgari.
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
![Prokuroria Speciale ngrit aktakuzë kundër shtatë të pandehurve për vepra penale që ndërlidhen me korrupsionin](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2023/10/Prokuroria-Speciale-foto-Ridvan-Slivova-4-e1712932255944-380x233.jpg)
Prokuroria Speciale ngrit aktakuzë kundër shtatë të pandehurve për vepra penale që ndërlidhen me korrupsionin
![Aksident në rrugën Shkup-Kumanovë, lëndohen dy persona](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2023/07/aksident-policia-MK-380x233.jpg)
Aksident në rrugën Shkup-Kumanovë, lëndohen dy persona
![Mbyllet protesta e 14-të e opozitës, digjen goma para Bashkisë së Tiranës, sekretarit të PD-së këmisha i përfshihet nga flaka](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/06/Screenshot_6-49-380x233.jpg)
Mbyllet protesta e 14-të e opozitës, digjen goma para Bashkisë së Tiranës, sekretarit të PD-së këmisha i përfshihet nga flaka
![Vrasja e Oliver Ivanoviqit – dënohen me 20 vjet e gjashtë muaj burgim katër të akuzuarit](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/06/gjykimi3-380x233.jpg)
Vrasja e Oliver Ivanoviqit – dënohen me 20 vjet e gjashtë muaj burgim katër të akuzuarit
![Anulimi i festivalit “Mirëdita, dobar dan”, Kurti: Në vend të artistëve, Serbia ia dha fjalën huliganëve](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/05/Albin-Kurti-deklarate-foto-Ridvan-Slivova-9-380x233.jpg)
Anulimi i festivalit “Mirëdita, dobar dan”, Kurti: Në vend të artistëve, Serbia ia dha fjalën huliganëve
![Mitsotakis, KE-së: Presidentja dhe kryeministri në RMV por shkelin Marrëveshjen e Prespës](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/05/mitsotakis-380x233.png)
Mitsotakis, KE-së: Presidentja dhe kryeministri në RMV por shkelin Marrëveshjen e Prespës
![Arrestimi i dy shqiptarëve dhe një serbi për spiunazh, analizë e institutit “Octopus” dhe të dhëna për raste tjera](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/06/Screenshot_1-112-380x233.jpg)
Arrestimi i dy shqiptarëve dhe një serbi për spiunazh, analizë e institutit “Octopus” dhe të dhëna për raste tjera
![Oficerë të FSK-së, diplomojnë në Akademinë Ushtarake kroate](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/06/449305320_827652052877704_6901412060735189204_n-380x233.jpg)
Oficerë të FSK-së, diplomojnë në Akademinë Ushtarake kroate
![Qeveria e Kosovës pritet të marrë vendim për ndalimin e përdorimit të TikTok-ut në institucionet publike](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/04/tiktok-2-380x233.jpg)
Qeveria e Kosovës pritet të marrë vendim për ndalimin e përdorimit të TikTok-ut në institucionet publike
![Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/1a-1-380x233.jpg)
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
![Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/DSC00994-380x233.jpg)
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
![Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/Template-per-Instagram-380x233.jpg)
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
![Ofertë e veçantë – vila në Brezovicë ofrohet me zbritje ID-246](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2023/11/Foto-Kryesore-4-380x233.jpg)
Ofertë e veçantë – vila në Brezovicë ofrohet me zbritje ID-246
![Një jetë e re fillon këtu – banesa e gatshme 2+1 në rrugën ‘Gazmend Zajmi’ ID-251](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/Foto-Kryesore-380x233.jpg)
Një jetë e re fillon këtu – banesa e gatshme 2+1 në rrugën ‘Gazmend Zajmi’ ID-251
Më të lexuarat
![](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/06/Screenshot-2024-06-27-235819-380x233.png)
"Isha absolutisht i vdekur" - fjalët e Jude Bellingham pas ndeshjes me Sllovninë shqetësojnë fansat anglez
![Spiuni serb i arrestuar në Mitrovicë, ishte agjent rezident i BIA-s, filmoi fshehurazi KFOR-in e policinë – u zbulua nga AKI](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/06/a-380x233.jpg)
Spiuni serb i arrestuar në Mitrovicë, ishte agjent rezident i BIA-s, filmoi fshehurazi KFOR-in e policinë – u zbulua nga AKI
![Në](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/06/Screenshot_13-10-696x396-1-380x233.jpg)
Në "Debat Plus", publikohet audio-incizimi mes Bedri Shabanit dhe Bogolub Janiceviqit, përgjegjës për masakrën e Reçakut
![Fisi ku jetojnë gratë e bukura me fatin e vështirë: Burrat ua kanë bllokuar hundët për një arsye tronditëse](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/06/1200px-Apatani_tribal_women-380x233.jpg)
Fisi ku jetojnë gratë e bukura me fatin e vështirë: Burrat ua kanë bllokuar hundët për një arsye tronditëse
![Si të shmangni kafshimin e gjarprit? Thjesht bëni këtë dhe helmuesi do të ikë me shpejtësi](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/06/67cbcc94279baec31886.jpeg)
Si të shmangni kafshimin e gjarprit? Thjesht bëni këtë dhe helmuesi do të ikë me shpejtësi
![Dëshmia në Gjykatë: Si i kishin detyruar policët serbë shqiptarët që t’i varrosin civilët e vrarë gjatë luftës në Istog](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/06/Ekrem-Bajroviq-1-720x410-1-380x233.jpg)
Dëshmia në Gjykatë: Si i kishin detyruar policët serbë shqiptarët që t’i varrosin civilët e vrarë gjatë luftës në Istog