LAJMI I FUNDIT:

Viti shkollor 2023/24 në RMV mund të fillojë më 11 shtator

Viti shkollor 2023/24 në RMV mund të fillojë më 11 shtator

Viti i ri shkollor 2023-24 mund të filloj më 11 shtator ndërsa të përmbyllet nga fundi i muajit qershor.

Mirëpo, mund të mbetet edhe data e zakonshme 1 Shtatori, por gjatë vitit mësimor të shoqërohet me një pushim të shkurtër pranveror. Sipas ministrit Jeton Shaqiri, këto ndryshime për të cilat duhet të vendos qeveria bëhen me qëllim që të rritet produktiviteti te nxënësit dhe mësimdhënësit.


“Kemi festat në fillim të muajit shtator dhe kemi periudhën në të cilën shumë prej nxënësve, nga të dhënat tona që i kemi, shfrytëzojnë pushimet verore në fillim të muajit shtator. E dyta është se pushimi në muajt e pranverës, nga një diskutim I mësimdhënësve është si një ndihmesë edhe nga ana pedagogjike e nxënësve por edhe e mësimdhënësve. Të gjitha gjërat dhe mundësitë janë të hapura, do të shohim dhe do të vendosim si të mirremi vesh”, deklaroi Jeton Shaqiri, ministër i Arsimit.

Propozimeve në fjalë, dritë jeshile u jep edhe SASHK-u. Kreu i saj Jakim Nedellkov tha se duhen argumente të qëndrueshme për secilin propozim. Por, ai shtoi se bota po ndryshon dhe ecën përpara prandaj edhe Maqedonia duhet të ndjek ndryshimet pozitive.

Vlen të mendohet sepse kemi ndryshime klimatike në rruzullin toksor. Një moment tjetër pozitiv që ndoshta duhet menduar është se në shtator aranzhmanet për pushime janë më të lira. Të punësuarit në arsim kurrë nuk kanë mundur t’i shfrytëzojnë këto aranzhmane të lira. Në këtë mënyrë do të ishte e mirëseardhur për këtë kategori të punonjësve, të shkojnë në pushim në shtator dhe të kalojnë pushime më të lira për disa euro. Mes pushimit veror dhe dimëror është mirë të jetë edhe pushimi pranveror. Të mbushen bateritë me qëllim që në arsim të kemi rezultate më të mira”, u shpreh Jakim Nedellkov, kryetar i SASHK-ut.

Pavarësisht vendimit që do të merret, ministri Shaqiri kujtoi se është e patjetërsueshme realizimi i procesit mësimor në 180 ditë pune, siç parashikon kalendari mësimor për shkollat fillore dhe të mesme. Në këtë rast përjashtohen maturantët të cilët sipas kalendarit mësimor duhet të realizojnë 166 ditë proces mësimor. /Alsat/

Në trend Lajme

Më shumë
Arratiset Enver Sekiraqa, policia ka informuar të gjitha vendkalimet kufitare

Arratiset Enver Sekiraqa, policia ka informuar të gjitha vendkalimet kufitare

Drejtësi
Kryeprokurori special flet për rastin e Enver Sekiraqes

Kryeprokurori special flet për rastin e Enver Sekiraqes

Drejtësi
“Kam kaluar njerëz kontrabandë në Itali”, rrëfimi i skafistit të Vlorës: Kur nisi droga e lashë

“Kam kaluar njerëz kontrabandë në Itali”, rrëfimi i skafistit të Vlorës: Kur nisi droga e lashë

Lajme
Arratisja e Sekiraqes, Haxhiu: Ky rast ngre dyshime për përfshirje të gjyqësorit në korrupsion

Arratisja e Sekiraqes, Haxhiu: Ky rast ngre dyshime për përfshirje të gjyqësorit në korrupsion

Drejtësi
Flet shqiptari që vrau gruan: Nuk pendohem, hante me paratë e mia dhe më tradhtonte

Flet shqiptari që vrau gruan: Nuk pendohem, hante me paratë e mia dhe më tradhtonte

Lajme
“Hundët t’i thej”, çka tregon audio-incizimi mes kryetarit të Gjykatës së Gjilanit dhe administratores

“Hundët t’i thej”, çka tregon audio-incizimi mes kryetarit të Gjykatës së Gjilanit dhe administratores

Drejtësi
Kalo në kategori