LAJMI I FUNDIT:

​Begaj dhe zonja e parë festuan me fëmijët e ushatarakëve në misione paqeruajtëse

​Begaj dhe zonja e parë festuan me fëmijët e ushatarakëve në misione paqeruajtëse

Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj dhe zonja e Parë, Armanda Begaj festuan sot me fëmijët e ushatarakëve në misione paqeruajtëse, fëmijë të shtëpisë së foshnjës “Hannah dhe Rozafa” në Tiranë, si dhe fëmijë të stafit të Institucionit të Presidentit

Aktiviteti, i cili ishte i mbushur me momente kulturore dhe dëfryese për fëmijët, organizuar me iniciativë të Zonjës së Parë, kishte si synim të vendosë theksin te nevoja që ka çdo fëmijë për t’u rritur në një ambient mbështetës e motivues.

Zonja Begaj u shpreh se fëmijët duhet t’i bëjnë që të ndihen të sigurt dhe gjithmonë të mbrojtur.


“Na takon ne të përcaktojmë familjen ku do të rriten fëmijët tanë, shoqërinë ku do të rriten ata. E kemi detyrë t’i bëjmë ata të ndihen gjithmonë të sigurt në hapat e tyre, gjithmonë të mbrojtur. Është detyrë e jona, e familjeve, e mësuesve, edukatoreve, institucioneve të ndryshme, t’i ushqejnë ata me dëshirën për t’u edukuar dhe shkolluar, për të qenë të lirë në mendime dhe veprimet e tyre, për të respektuar njëri-tjetrin dhe ne të rriturit. Për të dashur dhe respektuar atdheun e tyre. Fëmijët me ngjyrat e tyre, të lyejnë tablonë e jetës me optimizëm e të sjellin shpresën edhe përballë sfidës më të vështirë! Ata janë superheronjtë tanë”, tha zonja Begaj.

Aktiviteti kulmoi me një surprizë emocionuese, ku së bashku me presidentin Bajram Begaj, fëmijët e ushtarakëve në misione paqeruajtëse patën mundësinë të përshëndeteshin në një lidhje të drejtpërdrejtë me baballarët e tyre.

Kreu i Shtetit falënderoi ushtarakët tanë në misione për kontributin e tyre dhe shprehu krenarinë për misionet e tyre, duke thënë se gjithçka që ata bëjnë e bëjnë në emër të atdheut dhe të ardhmes së fëmijëve të tyre dhe fëmijëve të të gjithë botës.

Po ashtu, nuk kanë munguan këndet e leximit, shfaqje të sjella nga Teatri i Kukullave apo Cirku Kombëtar i Tiranës e plot aktivitete të tjera, të cilat entuziazmuan të vegjlit./kp/

Në trend Lajme

Më shumë
Vuçiq sërish flet për pretendimet e

Vuçiq sërish flet për pretendimet e "Slobodna Bosna", se Serbia po financon media në Kosovë

Lajme
Preteni: Ushtarët e UÇK-së kanë qenë të lidhur për 48 orë nga KFOR-i francez

Preteni: Ushtarët e UÇK-së kanë qenë të lidhur për 48 orë nga KFOR-i francez

Lajme
Cani: Lajm i keq për shtetasit e Kosovës që duan të punojnë në Gjermani

Cani: Lajm i keq për shtetasit e Kosovës që duan të punojnë në Gjermani

Lajme
Regjistrimi i popullësisë, Qeveria me thirrje për diasporën shqiptare

Regjistrimi i popullësisë, Qeveria me thirrje për diasporën shqiptare

Lajme
Vajza e Kadaresë: Janë hapur profile të rreme në emër të babait dhe nënës time, botojnë marrëzira

Vajza e Kadaresë: Janë hapur profile të rreme në emër të babait dhe nënës time, botojnë marrëzira

Lajme
Konvertimi i patentë shoferëve në RKS deri më 9 gusht, Kurti apel serbëve të Kosovës: Përfitoni nga kjo mundësi

Konvertimi i patentë shoferëve në RKS deri më 9 gusht, Kurti apel serbëve të Kosovës: Përfitoni nga kjo mundësi

Lajme
Kalo në kategori