LAJMI I FUNDIT:

Berisha paralajmëron nisjen e protestave: Nuk kemi rrugë tjetër

Berisha paralajmëron nisjen e protestave: Nuk kemi rrugë tjetër

Në takimin e zhvilluar me kandidatët, kryetarët e bashkive dhe kryetarët e degëve të grupit të “rithemelimit, Sali Berisha deklaroi se demokratët duhet t’u rikthehen protestave si rruga e vetme përballë atij që ai e quan si regjimi i Edi Ramës.

Ish kryeministri përsëriti edhe njëherë akuzat ndaj kryeministrit Edi Rama se shpërndau para për zgjedhje dhe e cilësoi kodin zgjedhor si “kinezëri”, për të treguar se nuk njeh asnjë ligj.

“PD duhet t’i rikthehet protestës. E vështirë, sakrificë, por rrugë tjetër, ju garantoj se vetëm veten e gënjejmë. Ne nuk jemi ata që gënjejmë vetëm, por besojmë të vërtetat. Nuk mundet opozita të ndalojë qeverinë të shpërndajë 680 mijë zarfa”, tha Berisha.


“Një kriminel si ky, një krim-ministër që shpall Kodin Elektoral kinezëri, sikur të ishte udhëheqësi i Koresë së Veriut, tregon qartë se nuk njeh asnjë ligj, asnjë standard dhe se me të, zgjedhje nuk mund të ketë. Kështu që demokratët dhe opozitarët duhet të marrin vendime individuale për të dalë së bashku në një betejë të hapur. Asgjë përveçse për të votuar të lire”, tha Berisha.

Hera e fundit që Sali Berisha humbi zgjedhjet përballë Edi Ramës ishte 10 vjet më parë, kur në 2013 u largua jo vetëm nga pushteti, por edhe nga drejtimi i partisë.

Këtë herë mungoi akti politik. Edhe pse në zgjedhjet e fundit humbi në 54 bashki dhe i ra bastioni më i rëndësishëm i demokratëve, Shkodra, Berisha refuzoi të mbajë përgjegjësi për rezultatin e koalicionit opozitar “Bashkë Fitojmë”. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Aksidenti me tre viktima në Çubrel të Skenderajt: Edhe pesë të lënduar, katër prej tyre zyrtarë policorë

Aksidenti me tre viktima në Çubrel të Skenderajt: Edhe pesë të lënduar, katër prej tyre zyrtarë policorë

Lajme
E quajti Ramush Haradinajn “gjeneral të vetëshpallur”, OVL-UÇK në Pejë i reagon Gërvallës

E quajti Ramush Haradinajn “gjeneral të vetëshpallur”, OVL-UÇK në Pejë i reagon Gërvallës

Lajme
Publicisti serb: Beogradi duhet të përballet me realitetin për Kosovën, iluzion të pritet një ndryshim i politikës amerikane

Publicisti serb: Beogradi duhet të përballet me realitetin për Kosovën, iluzion të pritet një ndryshim i politikës amerikane

Lajme
Kurti reagon pas aksidentit me tre të vdekur në rrugën Mitrovicë-Pejë

Kurti reagon pas aksidentit me tre të vdekur në rrugën Mitrovicë-Pejë

Lajme
Zhduket veterani i UÇK-së, Zylfi Tejeci, kërkohet ndihmë nga qytetarët

Zhduket veterani i UÇK-së, Zylfi Tejeci, kërkohet ndihmë nga qytetarët

Lajme
Protestat masive në Serbi, sugjerohet që Kosova të mos ndërhyjë

Protestat masive në Serbi, sugjerohet që Kosova të mos ndërhyjë

Lajme
Kalo në kategori