LAJMI I FUNDIT:

Familjet e dëshmorëve reagojnë ndaj ish kryetarit të Haraçinës

Familjet e dëshmorëve reagojnë ndaj ish kryetarit të Haraçinës

Një pjesë e tokës shtetërore në Haraçinë u bë mollë sherri mes kreut aktual dhe ish kryetarit të Komunës së Haraçinës. Ky i fundit, sipas raportimeve, ka kërcënuar kryetarin Ridvan Ibrahimi. Si rezultat, dyert e kësaj komune u mbyllën derisa të krijohen kushte për sigurinë e punonjësve komunalë, përcjell KlanM.

Në një deklaratë të para disa ditëve të ish kryetarit, Brahim Ajvazi, u tha se toka për të cilën është krijuar “sherri” shfrytëzohet edhe nga familjet e dëshmorëve të Haraçinës. Për këtë arsye, sot kanë reaguar familjarët e dëshmorëve, duke demantuar këto informata.


“Ne, familjarët e dëshmorëve në komunën e Haraçinës shprehim revoltën tonë ndaj deklaratës së ish kryetarit të komunës sonë, Brahim Ajvazi, në lidhje me tokën ku duhet të ndërtohet stadiumi i KF Shkëndija Haraçinë, për të cilën ai thotë se e shfrytëzojnë edhe familjarë të dëshmorëve. Këtë pretendim të tij ne e kundërshtojmë dhe distancohemi haptazi dhe deklarojmë se asnjë familjar i dëshmorëve nuk gëzon as një milimetër nga ajo tokë. Vlerësojmë se është e papranueshme të bëhen prononcime të këtilla të pabaza dhe të keqpërdoret emri i familjeve të dëshmorëve. Por edhe po të kishim ne tokë,do ishim të gatshëm atë tokë ta falim për të mirën e të rinjëve dhe qytetarëve,ashtu siç ja falën JETËN,Prindërit dhe Vëllezërit tanë”, thuhet në reagimin e familjeve të dëshmorëve të Haraçinës./KlanMacedonia

Në trend Lajme

Më shumë
Delegacioni serb largohet nga konferenca rajonale, pasi delegacioni i Kosovës përmendi sulmin terrorist në Banjskë

Delegacioni serb largohet nga konferenca rajonale, pasi delegacioni i Kosovës përmendi sulmin terrorist në Banjskë

Lajme
Një i vdekur dhe 14 të lënduar në aksidentin mes autobusit dhe veturës në Keqekollë të Prishtinës

Një i vdekur dhe 14 të lënduar në aksidentin mes autobusit dhe veturës në Keqekollë të Prishtinës

Kronika e Zezë
Sveçla: Ka përfunduar koha e kontrollit të veriut nga strukturat kriminale e terroriste të Serbisë

Sveçla: Ka përfunduar koha e kontrollit të veriut nga strukturat kriminale e terroriste të Serbisë

Siguri
Zvarritja e punimeve dhe rruga përplot gropa, dëmtojnë automjetet dhe krijojnë kolona të gjata në magjistralen Prishtinë-Podujevë

Zvarritja e punimeve dhe rruga përplot gropa, dëmtojnë automjetet dhe krijojnë kolona të gjata në magjistralen Prishtinë-Podujevë

Lajme
Policia identifikoi kamera vëzhguese të kamufluara për monitorim të lëvizjes së qytetarëve dhe institucioneve të Kosovës në veri

Policia identifikoi kamera vëzhguese të kamufluara për monitorim të lëvizjes së qytetarëve dhe institucioneve të Kosovës në veri

Lajme
“E shoh në ëndërr shtëpinë dhe Çamërinë”, 80 vjet nga masakra kundër çamëve

“E shoh në ëndërr shtëpinë dhe Çamërinë”, 80 vjet nga masakra kundër çamëve

Lajme
Kalo në kategori