LAJMI I FUNDIT:

200 mijë shqiptarë kanë të drejtë vote në zgjedhjet e së dielës në Greqi

200 mijë shqiptarë kanë të drejtë vote në zgjedhjet e së dielës në Greqi

Nuk ka një shifër të saktë në lidhje me komunitetin shqiptar që pritet të votojë në zgjedhjet e 21 majit në Greqi, por kryeredaktori i ERT3 Aleksandër Marku tha në studion e Debatit në A2 CNN, se në 30 vite rreth 400 mijë shqiptarë kanë marrë nënshtetësinë greke.

Sipas tij me të drejtë vote në Greqi mund të jenë 200 mijë shqiptarë.


“Është vështirë për t’u cilësuar. Qytetarët shqiptarë që kanë marrë nënshtetësi greke në këto 30 vite janë rreth 400 mijë. Përfshirë shqiptarët homogjenë. Me të drejtë vote duhet të jenë 200 mijë persona”, tha Marku.

Shtatë shqiptarë kandidatë në zgjedhjet parlamentare në Greqi
Lexo po ashtu Shtatë shqiptarë kandidatë në zgjedhjet parlamentare në Greqi

“Partia e zonjës Vardhami ka preferencë të moshës së re nga 17-21 vjeç dhe janë 440 mijë të rinj që votojnë për  herë të parë që priten të shkojnë të votojnë dhe partia e saj e Siriza synojnë votën e këtyre njerëzve. Duke marrë parasysh që një pjesë e madhe e të moshuarve mbi 70 vjeç 55 mijë kanë humbur jetën nga pandemia konsiderohet që kjo masë njerëzish votonin për partinë konservatore”.

Sipas tij, të 7 kandidatët shqiptarë që garojnë në zgjedhjet parlamentare greke i përkasin partive të majta dhe jo atyre konservatore sikurse ajo që është në pushtet.

“Janë 7 kandidatë shqiptarë dhe janë të gjithë me partitë e majta jo me ato të djathtat dhe konservatore. Dhe kjo është arsyeja që emigrantët shqiptarë janë më pranë partive të majta dhe vlerësimi i tyre duhet të jetë i madh”, ka deklaruar tutje Marku.

Në trend Lajme

Më shumë
Gazetarja e RTK-së sulmohet nga qentë endacakë në Prishtinë

Gazetarja e RTK-së sulmohet nga qentë endacakë në Prishtinë

Lajme
Çka deklaroi para trupit gjykues serbi i akuzuar për vrasjen e Oliver Ivanoviqit

Çka deklaroi para trupit gjykues serbi i akuzuar për vrasjen e Oliver Ivanoviqit

Drejtësi
Abdixhiku-Kurtit: Jep dorëheqje, cakto datën e zgjedhjeve - LDK do ta caktojë festën

Abdixhiku-Kurtit: Jep dorëheqje, cakto datën e zgjedhjeve - LDK do ta caktojë festën

Politikë
Bislimi jep detaje për takimin në Bruksel: Propozimet e Serbisë ishin për legalizimin e strukturave paralele

Bislimi jep detaje për takimin në Bruksel: Propozimet e Serbisë ishin për legalizimin e strukturave paralele

Lajme
QUINT-i dhe BE-ja reaguan për moslejimin e vizitës së tij, Musliu publikon deklaratën e partiarkut serb ku dezinformon rreth Kosovës

QUINT-i dhe BE-ja reaguan për moslejimin e vizitës së tij, Musliu publikon deklaratën e partiarkut serb ku dezinformon rreth Kosovës

Lajme
Një pishinë e brendshme 1600-vjeçare, e para e këtij lloji zbulohet në Shqipëri

Një pishinë e brendshme 1600-vjeçare, e para e këtij lloji zbulohet në Shqipëri

Lajme
Kalo në kategori