LAJMI I FUNDIT:

Edicioni i parë i ‘Nisesos’ i dedikohet Rrugës B në Prishtinë

Edicioni i parë i ‘Nisesos’ i dedikohet Rrugës B në Prishtinë

Edicioni i parë i Nisesos i dedikohet Rrugës B në Prishtinë, e cila edhe pse për nga gjallëria dhe madhësia e konkuron qendrën e qytetit, cilësohet periferike për nga distanca ndaj saj.

Si vetë titulli Rruga B është vetëm një rrugë, por në konceptimin e atyre që e jetojnë nuk është vetëm rruga me lokalet e zhurmshme, me jetën e natës, muzikën, makinat luksoze.

Për nga fama, Rruga B është e gjithë zona bashkë me rrugët e tjera të brendshme apo ato që nisin prej saj.


Për këtë arsye hulumtimi por edhe ekspozita shtrihet pothuaj në të gjithë lagjen Mati 1 duke përfshirë rrugën Muharrem Fejza me të cilën ndajnë të njëjtën pikënisje e duke vazhduar me rrugicat dytësore të brendashkruara.

Atëherë jeta e komunitetit, në pamundësi, zhvillohet pikërisht në hapësiren private, në kafenetë e shumta dhe ndoshta më të bukurat në qytet, në markete, në parukeri e kudo tjetër që konsumohet diçka. Natyrshëm edhe ekspozita mbi Rrugen B shtrihet në këto hapësira me anë të intervenimeve minimale.

Do të doja t’a quaja një ekspozitë të rastësishme, po aq sa i rastësishëm imagjinoj të jetë edhe vështrimi i veprave në mure ku syri nuk është i mësuar t’i gjejë. Në momente të ditës kur shkujdesur zgjedhim domatet ose blejmë bukën të furra poshtë shtëpisë.

I rastësishëm do të jetë edhe zbulimi i artistëve të shpërndarë në një lloj harte biznesesh të shndërruara përkohësisht në galeri eksperimentale të artit që sfidojnë hapësirat e paracaktuara për të ekspozuar art, që e presin publikun me të njëjtin entuziazëm që i presin myshterinjtë sepse këtu, koincidon që të jenë i njëjti person.

Veprat e ekspozuara janë vepra të përzgjedhura ose të komisionuara posaçërisht për rrugën, do të jetë përgjatë hartës qe do të zbulohen pikturat në vaj të Rron Qenës, punë të cilat rikthejnë në kujtesë atë livadh që ishte rruga B e fëmijërisë së tij, me lojërat, shokët, ditët e pafundme të shpërfaqura me të gjithë intensitetin e penelatave.

Në kontrast, fotografitë e Blerim Racaj janë një dokumentim i shndërrimit, ku subjektet përhumben në çastin e ngrirë fotografik brenda kaosit te xhunglës urbane që të gjithë e njohim.

Puna e Fatlum Doçit mbetet më e abstraguar në një ide të përgjithshme të asaj çfarë kuptojmë me periferi, në një bashkëjetesë të destinuar në përleshje të pambarimta midis kohës dhe progresit, kujtimit dhe të resë së panjohur.

Këto vepra së bashku me kërkimet apo esetë e realizuara nga autorë, si Rozi Basha përsa i përket vështrimit arkitekturor, Era Qena dhe Shpat Shkodra me një mbledhje të gjerë rrëfimesh të banorëve të lagjes dhe Milot Hasimja si gazetar dhe njëkohësisht aktivist i lagjes, mundohen të ofrojnë, me anë të këndvështrimeve të disiplinave të ndryshme, një shije të mahallës, një kontribut në historinë e saj të shkurtër dhe shpesh herë të keqkuptuar.

Në trend Lajme

Më shumë
I mituri në Ferizaj sulmohet fizikisht nga pronarët e kompanisë së autobusëve “Albana”, policia arreston njërin prej tyre

I mituri në Ferizaj sulmohet fizikisht nga pronarët e kompanisë së autobusëve “Albana”, policia arreston njërin prej tyre

Kronika e Zezë
Vrasja e Ramazan Matajt, flet babai i autorit: Djali im të marrë dënimin e merituar

Vrasja e Ramazan Matajt, flet babai i autorit: Djali im të marrë dënimin e merituar

Lajme
Kirurgjia bariatrike dhe trajtimi i obezitetit përmes ngushtimit të lukthit dhe ‘bypass-it’ të stomakut, flet kirurgu Shkodran Krasniqi

Kirurgjia bariatrike dhe trajtimi i obezitetit përmes ngushtimit të lukthit dhe ‘bypass-it’ të stomakut, flet kirurgu Shkodran Krasniqi

Shëndetësi
Biden zgjeron fushën e sanksioneve për kompanitë dhe njerëzit në Ballkanin Perëndimor

Biden zgjeron fushën e sanksioneve për kompanitë dhe njerëzit në Ballkanin Perëndimor

Lajme
Analiza e Friedrich Naumann: Vuçiq po përhap narrativë proruse dhe antiperëndimore, synon Serbinë e Madhe

Analiza e Friedrich Naumann: Vuçiq po përhap narrativë proruse dhe antiperëndimore, synon Serbinë e Madhe

Lajme
Hoxha: Bojkotimi i disa mediave nga Vetëvendosje taktizim i domosdoshëm

Hoxha: Bojkotimi i disa mediave nga Vetëvendosje taktizim i domosdoshëm

Politikë
Kalo në kategori