LAJMI I FUNDIT:

Anketa e IRI-t, qytetarët në Kosovë problem kryesor i kanë çmimet e larta, korrupsioni bie më poshtë

Anketa e IRI-t, qytetarët në Kosovë problem kryesor i kanë çmimet e larta, korrupsioni bie më poshtë
Foto: Arkiv

Organizata amerikane “Instituti Republikan Ndërkombëtar” një ditë më parë ka publikuar rezultatet e anketës, në të cilët qytetarët janë pyetur për çështje të ndryshme, si kostoja e jetës, çmimet, papunësia, korrupsioni, etj.

Anketa është bërë nga 20 shkurti deri më 13 mars 2023.

Nga përgjigjet që janë dhënë çështjet ekonomike, si kostoja e jetesës, çmimet e larta dhe kujdesi shëndetësor janë ndër problemet kryesore, ndërkaq pason korrupsioni, varfëria, pasiguria e edukimi, raporton Telegrafi.


Përqindja e njerëzve që u përgjigjën se korrupsioni ishte problemi më i madh ose i dytë më i rëndësishëm me të cilin ballafaqohej Kosova, ra nga 29% në shtator 2021 në 8% në këtë sondazh.

Në  pyetjen e parë se a po shkon vendi në drejtim të drejtim, 40 për qind e të anketuarve janë shprehur se vendi po shkon në drejtim të drejtë, 55 për qind në drejtim të gabuar dhe 5 për qind kanë thënë se nuk e dinë ose kanë refuzuar të përgjigjen.

Të pyetur se sa janë të kënaqur me zhvillimin e demokracisë në vend, 9 për qind janë shprehur shumë të kënaqur, 10 për qind shumë të pakënaqur, 57 për qind deri diku të kënaqur, 23 për qind deri diku të pakënaqur.

Ndërkaq, në pyetjen se vendi ynë a qeveriset në interes të shumicës së njerëzve apo në interes të disa grupeve, 36 për qind janë përgjigjur se qeveriset në interes të shumicës, ndërkaq 59 për qind në interesa të disa grupeve.

Të anketuarit janë pyetur edhe për të ardhmen e rinisë në vend. 37 për qind kanë thënë se do të kenë të ardhme të mirë, 59 për qind kanë të thënë se do të kenë të ardhme jo të mirë.

Përveç kësaj, anëtarësimi në BE dhe zhvillimi demokratik në Kosovë kanë mbështetje të fortë. 95 për qind e të anketuarve thanë se do të votonin për anëtarësim në BE nëse do të mbahej një referendum.

Të pyetur se kur prisnin që Kosova të normalizonte marrëdhëniet me Serbinë, 55 për qind thanë se brenda pesë viteve të ardhshme.

Pavarësisht nga ky këndvështrim optimist, 79 përqind e të anketuarve nuk besojnë se duhet dhënë ndonjë lëshim për të marrë njohjen nga Serbia.

“Këto shifra pasqyrojnë qartë një perspektivë optimiste me Serbinë”, tha Paul McCarthy, drejtor për Evropën në IRI.

Ndryshe, raportin e plotë mund ta gjeni këtu.

Anketa e fundit lidhur me këto çështje nga kjo organizatë ishte bërë nga 3 deri më 18 shtator 2021. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
FSK-ja shkoi në veri të vendit për një varrim, Maqedonci u zotua te KFOR-i se nuk kishte provokim

FSK-ja shkoi në veri të vendit për një varrim, Maqedonci u zotua te KFOR-i se nuk kishte provokim

Siguri
Vrasja e dyfishtë në Vushtrri, ekspertja thotë se i akuzuari nuk ka vepruar në gjendje të tronditjes së fortë mendore

Vrasja e dyfishtë në Vushtrri, ekspertja thotë se i akuzuari nuk ka vepruar në gjendje të tronditjes së fortë mendore

Drejtësi

"Përzierje në kompetenca të rezervuara të NATO-s", ish-ushtaraku flet për mosdërgimn e FSK-së në veri

Siguri
Analistët: Roli i diasporës në këto zgjedhje po merret më seriozisht nga partitë politike

Analistët: Roli i diasporës në këto zgjedhje po merret më seriozisht nga partitë politike

Politikë
Pasaporta e Shqipërisë renditet e 43-ta në botë, shqiptarët mund të udhëtojnë në 123 vende të botës pa viza

Pasaporta e Shqipërisë renditet e 43-ta në botë, shqiptarët mund të udhëtojnë në 123 vende të botës pa viza

Lajme
Gjykata bullgare merr vendim: API-ja pjesërisht fajtore për aksidentin e autobusit ku humbën jetën 45 shtetas të Maqedonisë së Veriut

Gjykata bullgare merr vendim: API-ja pjesërisht fajtore për aksidentin e autobusit ku humbën jetën 45 shtetas të Maqedonisë së Veriut

Lajme
Kalo në kategori