LAJMI I FUNDIT:

Drejtori i Përgjithshëm i RTK-së, vizitoi ‘RADIO 1’: Jeni model pune

Drejtori i Përgjithshëm i RTK-së, vizitoi ‘RADIO 1’: Jeni model pune

Drejtori i Përgjithshëm i Radio-Televizionit të Kosovës (RTK) Shkumbin Ahmetxhekaj, ka vizituar mediumin e pavarur me frekuencë rajonale 98.0Fm ‘RADIO 1’ & Portali ‘Njeshi’ ku është pritur në takim nga Kryeredaktori i këtij mediumi Fitim Behluli.

Gjatë qëndrimit, Ahmetxhekaj ka vizituar ambientet e punës së këtij mediumi të pavarur si dhe ka takuar punonjës të stafit.


Drejtori i Përgjithshëm i RTK-së Shkumbin Ahmetxhekaj me këtë rast ka shfaqur respektin për punën dhe dashurinë e stafit ndaj të bërit ‘radio’ dhe gazetari në rrethanat aktuale të Kosovës, duke shprehur me këtë rast edhe gatishmërinë për bashkëpunim reciprok profesional ndërmedial.

‘Puna, principi, ambientet dhe kushtet e mbi të gjitha dashuria që pashë tek drejtuesit e lartë, për të udhëhequr me zell një media, siç është radio, më bën të lumtur. Ky institucion, me seli në Pejë, që e kemi kryeqendër të Rrafshit të dukagjinit, është model se si duhet pasur përkushtim ndaj punës. Gjeta shumë dashuri për gazetarinë. Ndryshe, radio si medium edhe për mua është dashuria e parë, meqë nga radio dikur kam filluar”, u shpreh Ahmetxhekaj pas takimit.

Ndërsa Fitim Behluli, kryeredaktor i ‘RADIO 1’, ka paraqitur sfidat, finesat dhe planet për zhvillimin e medias në hapat e ardhshëm.

Me këtë rast, në cilësinë e Drejtorit të Përgjithshëm të Radio-Televizionit të Kosovës (RTK) Shkumbin Ahmetxhekaj, ka dhënë edhe një intervistë për rreth një orëshe ku ka shpalosur planin e zhvillimit të transmetuesit publik në periudhën 2024-2027 si dhe ka folur mbi situatën aktuale në RTK dhe fillimin e reformave, përfshirë edhe menaxhimin e buxhetit./RADIO 1/

Në trend Lajme

Më shumë
Sveçla tregon kush është polici i plagosur në Zllakuqan dhe gjendjen e tij shëndetësore

Sveçla tregon kush është polici i plagosur në Zllakuqan dhe gjendjen e tij shëndetësore

Lajme
Mërgimtari tregon sa shpenzoi për shtatoren e Skënderbeut në Gjakovë

Mërgimtari tregon sa shpenzoi për shtatoren e Skënderbeut në Gjakovë

Lajme
Vajzën ia vranë në Fushë Kosovë, prindërit e argjentinases Clara vijnë në Kosovë

Vajzën ia vranë në Fushë Kosovë, prindërit e argjentinases Clara vijnë në Kosovë

Lajme
Kasami: Nga e hëna nisin bisedimet për formimin e qeverisë

Kasami: Nga e hëna nisin bisedimet për formimin e qeverisë

Politikë
Qeveria e Kosovës: Lajmi për përfundimin e mandatit të të dërguarit amerikan Escobar nuk doli prej nesh

Qeveria e Kosovës: Lajmi për përfundimin e mandatit të të dërguarit amerikan Escobar nuk doli prej nesh

Lajme
Problemet me qasje në shërbimet e VALA-s, zëdhënësi i Telekomit tregon arsyen

Problemet me qasje në shërbimet e VALA-s, zëdhënësi i Telekomit tregon arsyen

Lajme
Kalo në kategori