LAJMI I FUNDIT:

Për vjedhjen e veturave, hajnat kanë filluar të përdorin telefonin mobil Nokia 3310

Për vjedhjen e veturave, hajnat kanë filluar të përdorin telefonin mobil Nokia 3310

Një metodë e re e vjedhjes së veturave është regjistruar në territorin e SHBA-së, dhe atë me ndihmën e telefonit legjendar mobil Nokia 3310.

Në një video të shkurtër në YouTube në kanalin Motherboard, shihet se si vihet në funksion motori i Toyota RAV4 përmes një kablloje dhe shtypjen e një butoni në Nokia 3310.

Megjithatë, telefoni mobil është vetëm maskë për pajisjet speciale, që hajnave u ndihmojnë të eliminojnë sistemin mbrojtës të një veture.


Siç mund të shihet në video, me lehtësi të madhe, hajnat arrijnë të përdorin këto pajisje për ta ndezur motorin për pak sekonda – pa patur nevojë për çelës. /Telegrafi/