LAJMI I FUNDIT:

Najçevska për ndërtimin e korridoreve: Ndryshohen ligje për të legalizuar dispozitat e marrëveshjes

Najçevska për ndërtimin e korridoreve: Ndryshohen ligje për të legalizuar dispozitat e marrëveshjes

Profesoresha Mirjana Najçevska duke komentuar vendosjen e flamurit evropian te ligjet për ndërtimin e korridoreve, “u shpreh se pushteti po ndryshon ligje në mënyrë që të legalizojë dispozitat e marrëveshjes që janë kundër ligjit.

“Është arritur marrëveshje jashtë dispozitave ligjore. Po ndryshohen ligje për të legalizuar dispozitat ligjore të marrëveshjes që janë të kundërligjshme”, u shpreh Najçevska.

Ajo shtoi se nga deputetët kërkohet që të votojnë ndryshimet ligjore pa e shqyrtim të marrëveshjes.


“Qeveria mbron interesat e firmës. Që të arsyetohet procedura e shkurtuar dhe shmangia nga procedura e rregullt demokratike, vendoset flamuri evropian te ligjet që nuk kanë të bëjnë me harmonizimin e ligjeve në BE”, thekson Najçevska./Telegrafi/