Kriza ka dërmuar bizneset, zejtarët e Çarshisë së Shkupit thonë se mezi arrijnë të mbijetojnë
Rimëkëmbja e bizneseve pas krizave të njëpasnjëshme po shkon shumë vështirë. Zejtarët dhe pronarët e bizneseve në Çarshinë e Vjetër të Shkupit thonë se mezi po arrijnë të mbijetojnë. Disa ankohen se puna e tyre ka rënë deri në 80 për qind, ndërsa si pasojë shumë dyqaneve po u vendoset dryni.
“Unë si rrobaqepës prej viti 1996 jam marr me dyqan, diku 80 për qind më ka rënë puna, jo kanë ardhur prej jashtë mallra të ndryshme të veshjes, kështuqë puna jonë ka rënë në përgjithësi, rrallë dikush qep, ndonjë përmirësim riparim të bëjmë, nuk besoj se do të bëhet më mirë. Popullata nëpër Evropë mbushet, tek ne pakësohet, tek ne vetëm turistët si të vijnë, nuk e di çfarë do të bëhet”, u shpreh një robaqepës.
“Kriza ishte aq e thellë sa që është shumë afat i shkurtër që të mund të bisedojmë për dalje nga kjo situatë, me krejt tendencat e qeverisë, planet dhe projektet për rimëkëmbje të ekonomisë ende nuk vërehet prekja te konsumatori dhe ne shitësit, ende përballemi me krizë të thellë, dashtë Zoti ta tejkalojmë më shpejtë, megjithatë është duke zgjatur pak”, tha një zejtar.
Kryetari i Esnafit të Çarshisë, Bujar Dullovi thotë se edhe përskaj krizave të njëpasnjëshme dhe vështirësive të shumta gjendja ka filluar dalëngadalë të vijë në binarë. Ai pajtohet se problem paraqet fakti që bizneset e vogla janë gjithnjë e më shumë në zhdukje, ndërsa pret që ardhja e mërgatës të shërbejë si një infuzion.
“Vizitorët, sidomos që na vijnë prej Evropës, ata janë një infuzion i mirë për të gjithë bizneset tona, pasi ata janë harxhues më të mëdhenj. Çarshia me rrethinën, me popullatën që është këtu, kapacitetet janë goxha të dobëta për të mundur të mirëmbahet çdo biznes që kemi ne…Mërgimtarët janë mekanizmi më i fuqishëm që e lëviz edhe një binarë të ndryshkur si themi ne, por nuk duhet t’i mohojmë edhe ata të përditshmit të cilët na mirëmbajnë në jetë. Harxhuesit e përditshëm janë për të na mbajt në jetë për të mos vdekur, por për të ngritur gjithçka është mërgata”, deklaroi Bujar Dullovi, Kryetar i Esnafit të Çarshisë.
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëOpozita maqedonase fiton zgjedhjet e dyfishta
KSHZ publikon rezultatet e para përfundimtare, ky është numri i deputetëve të partive në Kuvend
Këto pritet të jenë ulëset e partive në Kuvend për katër vitet e ardhshme
Përbërja e re e Kuvendit në RMV duhet të konstituohet jo më vonë se 20 ditë pas zgjedhjeve
KFOR-i gjen një pushkë me 13 fishekë të vendosur në një pemë në Zveçan
"Lidhjet me Serbinë" dhe informata nga Qeveria e Kosovës, çka deshi të thotë Escobar pas pretendimeve se është i implikuar?
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Polemika për golin e anuluar të Bayernit: Ishte apo jo pozicion jashtë loje?
UEFA theu protokollin gjatë vendimit të VAR-it në përballjen mes Real Madridit dhe Bayern Munichut
Matthijs de Ligt: “Gjyqtari më tha: 'Më falni, bëra një gabim'"
Numërohen mbi 95 për qind e votave, këto janë rezultatet dhe numri i deputetëve të partive në Kuvend
"Lutuni për RS" - çfarë do të thotë mesazhi i Rodrygos nën fanellën e tij
KSHZ publikon rezultatet e para përfundimtare, ky është numri i deputetëve të partive në Kuvend